Connect with us

Lajme nga vendi

Mungojnë dëftesat për nxënësit, MASH Maqedoni jep sqarime se kur do të filloj shpërndarja e tyre

Published

on

As nxënësit, as prindërit dhe as shkollat ​​në Maqedoninë e Veriut nuk janë njoftuar se kur do të marrin dëftesat, por tashmë është lidhur një marrëveshje për blerjen e tyre.

Ndryshe nga tenderi për prokurimin e teksteve shkollore, është ende në proces.

Nëse tekstet do të vonohen edhe këtë vit, mësuesit do t’i shpërndajnë sërish tekstet shkollore.

Nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit thonë se ka përfunduar procedura e ankimimit dhe nga java e ardhshme do të nisin me shpërndarjen e dëftesave në të gjitha shkollat ​​e vendit.

Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Fronti dhe VLEN-i ndeshen në Tetovë?! Që të dy taborët njoftojnë se do t’i mbajnë tubimet përmbyllëse në Sheshin “Iliria”, më 6 maj

Published

on

Një gjë që nuk ka ndodhur në zgjedhjet paraprake. Dy taborët shqiptare në zgjedhjet parlamentare, do t’i mbajnë tubimet përmbyllëse në po të njëjtin vend, në po të njëjtën datë dhe në po të njëjtën orë, transmeton TV21.

Fronti Europian tubimin përmbyllës e kishte paralajmëruar që më parë, për në ora 20:00 më datë 6 maj 2024. Vendi Sheshi “Iliria” në Tetovë.

Por, ajo çfarë tërhoqi vëmendjen është se edhe VLEN njofton se do të mbajë tubimin përmbyllës po ashtu në Sheshin “Ilira” në Tetovë, më 6 maj 2024 dhe në ora 20:00.

Continue Reading

Lajme nga vendi

KSHZ-ja nuk pranon ankesat për votimin në Likovë

Published

on

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot në seancë vendosi që të mos pranohet ankesa për votim në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit të koalicionit VLEN për vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me sugjerim të anëtarit të KSHZ-së, Abdush Demiri, është hapur materiali zgjedhor konfidencial nga ky vendvotim dhe, siç tha ai, mungojnë dy fletëvotime, andaj ka kërkuar që votimi në këtë vendvotim të anulohet, ndërsa Bordi zgjedhor të shkarkohet.

Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, tha se votimi anulohet vetëm nëse ka më shumë fletë votimi në kuti, gjë që nuk ka ndodhur.

Anëtarët e KSHZ-së votuan dhe propozimi i Demirit nuk u pranua, dhe ai paralajmëroi se për këtë vendvotim do të ketë mendim të veçantë.

Në seancën e KSHZ-së janë pranuar edhe kërkesat për akreditime shtesë për rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski nga Bërvenica: Qeverinë e ardhshme do ta kryesojë VMRO-DPMNE-ja, BDI do të shkojë në opozitë

Published

on

Në kuadër të fushatës parlamentare “Maqedonia sërish e jotja! Ndryshimet në duart e tua” VMRO-DPMNE mbajti tubim në Jançishtë, Komuna e Jegunovcës dhe në Bërvenicë të Tetovës. Kryetari Hristian Mickoski, bartësja e listës së kandidatëve për njësinë e gjashtë zgjehdore, Dafina Stojanoska si dhe kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova folën para qytetarëve të pranishëm.

Continue Reading

Më të lexuarat