Connect with us

Lajme nga vendi

Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi hyri në klubin bullgar “Vanço Mihajllov”

Published

on

Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi sot ka inspektuar lokalet e klubit bullgar “Vanço Mihajllov” në Manastir. Vesna Bendevska – anëtare e Komisionit që kreu inspektimin, në një deklaratë për media tha se po veprojnë pas ankesës për diskriminim, të cilën e ka parashtruar një shoqatë civile me interes të arsyetuar, transmeton Portalb.mk.

“Sipas pretendimeve në ankesë, ne jemi të detyruar të dëgjojmë palën tjetër ndaj së cilës është bërë ankesa, për të marrë dokumentet. Erdhëm për këqyrje, e cila është paralajmëruar një javë më parë dhe kemi inspektuar hapësirat e diskriminuesit potencial, siç thotë parashtruesi në ankesë”, tha Bendevska dhe theksoi se Komisioni nuk do të paragjykojë pretendimet, por do ta publikojë mendimin pasi të përfundojë procedura.

Ajo theksoi se kanë bazë ligjore për inspektime të paparalajmëruara dhe të paralajmëruara, ndërsa për këtë ankesë do të marrin dokumentacion edhe nga institucionet tjera.

Klubi bullgar “Vanço Mihajllov” u hap zyrtarisht më 16 prill të këtij viti, në prani të një delegacioni të lartë nga Bullgaria, kryesuar nga kryeministri i atëhershëm Kiril Petkov. Akti shkaktoi reagime të ashpra në opinion dhe hapja u pasua me protesta në Manastir. Dy muaj më vonë, derën hyrëse të Klubit e dogji këngëtari Lambe Alabakoski, i cili dyshohet për veprën penale – shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Mobilizohet diaspora në Gjermani dhe Itali për VLEN: Vendlindja na thërret, të shkojmë të votojmë më 8 maj

Published

on

Diaspora shqiptare në Gjermani, gjegjësisht në kryeqendrën gjermane Berlin ka filluar mobilizinin për zgjedhjet palamentare të 8 majit.

Përmes një njoftimi të bërë në rrjetet social njoftohet se do të organizojnë transport falas për të ardhur të mbështesin me votë koalicionin VLEN. Këtë mundësi sipas njoftimit mund ta shfrytëzojnë edhe mërgimtarë që janë në Gjermani.

Një njoftim i ngjajshëm është edhe për mërgimtarët nga Italia, ku po ashtu organizohet transport falas për të gjithë ata që do të vijnë në vendlindje për të mbështetur me votë koalicionin VLEN më 8 maj.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Pak mundësi për të rinjtë e Maqedonisës së Veriut

Published

on

Rreth 700,000 shtetas të Maqedonisë së Veriut, gati një e treta e popullsisë, kanë shkuar për të kërkuar fatin diku tjetër, p.sh. në vendet e Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut është një nga vendet me shkallën më të lartë të emigracionit në mbarë botën.

Një nga emigrantët është edhe Sinisha. Ai punon në Gjermani, ku fiton 2.300 euro në muaj duke punuar në një kantier ndërtimi. E shoqja Ana dhe bija Sofia jetojnë në Shkup. Ana punon si ekonomiste dhe fiton 380 euro. Sinisha ëndërron të kthehet një ditë në shtëpi dhe të jetojë me familjen. Por ai nuk është i sigurt, nëse do të jetë në gjendje t’i ofrojë një të ardhme të bijës në Maqedoninë e Veriut.

Popullsi në tkurrje,

Sipas prognozave shoqëria është duke u tkurrur gjithnjë e më shumë, besimi tek politika ka rënë dhe anëtarësimi në BE vazhdon të jetë larg. Kjo shkakton frustrim në gjithë vendin. Kjo të bie mjaft mirë në sy në stacionin e autobusëve të Shkupit, ku sheh mjaft vetë që largohen nga vendi. Burrat shkojnë, familjet qëndrojnë.

Shpesh nga vendi nuk largohet vetëm një pjesëtar i familjes, kryesisht babai, por në shumë raste e gjithë familja. Emigrimi i popullsisë vihet re edhe në shkolla, sidomos në fshatra, që janë duke u zbrazur ngadalë.

Advertisement

Mungesë perspektive,

“Numri i nxënësve është duke rënë çdo vit, sepse njerëzit shkojnë në Itali ose Gjermani. Në fillim ikin baballarët, pastaj ata kthehen pas disa muajsh dhe marrin me vete gratë dhe fëmijët. Ata i çregjistrojnë fëmijët nga shkolla dhe e gjithë familja largohet.” – tregon kujdestari i shkollës së një fshati rreth 100 kilometra larg Shkupit, ku tani kanë mbetur vetëm pesë nxënës. “Ju bëj be, se po të isha i ri edhe unë do të kisha ikur. Këtu nuk ke çfarë bën më!” – shton ai.

Kur pyet njerëzit që nisen për emigrim dhe ata që i përcjellin në stacionin e autobusëve të Shkupit për arsyet, ata të thonë: nuk ka punë, ka shumë korrupsion, nuk ka perspektivë. (DW)

Continue Reading

Lajme nga vendi

QMK: Në 24 orët e fundit janë paraqitur 1.694 thirrje urgjente

Published

on

Në Qendrën e Menaxhimit të Krizave, sipas raportit të fundit, në numrin e vetëm të urgjencës 112 janë bërë gjithsej 1.694 thirrje.

Prej tyre 49,82 për qind kanë qenë thirrje “reale”, dhe 50,18 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente.

Siç njoftojnë nga QMK, 69,92 për qind e telefonatave aktuale në numrin 112 në QKM janë bërë në polici dhe 28,91 për qind në ndihmë të shpejtë mjekësore.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur zjarre në natyrë.

Continue Reading

Më të lexuarat