Sport
Tifozat Kuq e Zi reagojnë për rastin e KF Tërnocit: FSHF-ja e vetmja që i amniston këto sulme

Grupi i tifozëve, Tifozat Kuq e Zi, që përkrah Shqipërinë, ka reaguar pasi policët serbë u futën në zhveshtoren e KF Tërnocit, klubit shqiptar nga Lugina e Preshevës që garon në një ligë të ulët të Serbisë.
Ngjarja ndodhi të dielën në qytetin serb Bosilegrad, ku Tërnoci luajti ndeshje kampionale me Mladostin.
Sipas “TKZ” sërish ka dështuar thënia që “sporti është përtej politikës”.
“E vetmja organizatë që i amniston këto sulme ndaj qenies shqiptare e nuk i cilëson dashakeqe është FSHF-ja, e cila po e organizon ‘Euro 2027’ me pretendimet se sporti bashkon. Turpi është mbi ju! KF Tërnoci, nuk jeni vetëm!”, ka shkruar grupi TKZ.
Ky grup vazhdimisht kundërshton FSHF-në për organizimin e përbashkët me Serbinë të Euro U21 të vitit 2027. Është në konflikt me FSHF-në edhe për biletat për ndeshjet e Shqipërisë.
Sport
BOSILEGRAD: POLICIA SERBE SULMON FUTBOLLISTËT E KF TËRNOCI!

Një skandal i madh ka ndodhur dje pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Mlladost dhe Tërnocit në qytetin e Bosilegradit në Serbi.
Klubi i futbollit Tërnoci pas përfundimit të duelit ka njoftuar, Policia serbe sulmoi futbollistin Veton Zeqiri, e më pas kishte trajtim jo-njerëzor në zhveshtore, duke i kontrolluar të gjithë. Në komunikatën e klubit të futbollit Tërnoci , thuhet.
“Gjatë tërë ndeshjes, u pa tendenca e nikoqirëve, në bashkëpunim me arbitrat, për të na dëmtuar në rezultat. Ashtu edhe ndodhi. Pasi na ndëshkuan padrejtësisht me dy kartonë të kuq, ndeshja shkoi në 2: 1 në favor të vendësve. Duke u pajtuar me fatin e ndeshjes, asnjëherë s’e kishim menduar se ky ishte fillimi i një drame për ekspeditën e klubit tonë”, thuhet në reagim.
KF Tërnoci tutje në reagim thotë se “me plot egërsirë dhe mllef” njëri nga policët godet Veton Zeqirin dhe ndaj të tjerëve pasojnë fyerje.
Klubi tutje thotë se policia serbe është future në zhveshtore duke bastisur gjërat personale të futbollistëve.
“Policia futet si në filma në zhveshtoren tonë duke kryer një bastisje tek gjërat personale të futbollistëve. Në mënyrë të egër policët bastisin gjithçka nën pretekstin e kërkimit të armëve të ftohta e çka jo tjetër. Pasi nuk gjendet asgjë, skenari i dramës policore vazhdon me dërgimin e ekipit tonë në stacionin policor të këtij qyteti.
Këtu kërkohet nga kapiteni ynë të jepet deklaratë ndërsa nuk pranohet deklaratë të japë edhe futbollisti ynë i rrahur. Krejt në fund, lihemi të lirë ndërsa deklaratën për dhunën policore do ta japim në stacionin e Bujanocit”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Tifozët Kuq e Zi reagojnë ashpër pas sulmit të Policisë serbe ndaj lojtarëve shqiptarë të KF Ternoci. Në njoftimin e tyre thuhet:
“Përsëri jemi dëshmitar të dështimit të narracionit se “Sporti është përtej politikës”. Shkijet në çdo moment tregojnë kush janë në raport me shqiptarët. Rasti i fundit është dje me klubin e futbollit Tërnoci. E vetmja organizatë që i amniston këto sulme ndaj qenies shqiptare e nuk i cilëson dashakeqe është FSHF-ja, e cila po organizon “Euro 2027“ me pretendimet se sporti bashkon. Turpi është mbi juve! KF Tërnoci, nuk jeni vetëm”, shkruan në njoftimin e tyre.
Shaban Sinani – TV koha
Sport
NBA: OKLAHOMA HUMBË DERBIN ME LAKERS

Katër fitore të vendasve dhe shtatë fitore të skuadrave mysafire është epilogu i 11 ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.
Humbja e dytë radhazi për kryesuesit e Oklahoma, që u mundën në fushën e tyre nga Lakers, një përballje mes dy ekipesh rivale për titull. Luka Donçiq me 30 pikë ishte lider për Lakers, ndërsa 26 pikët e Shai për Oklahoma mbetën për statistikë.
Edhe ekipi i Cleveland, që kryeson në Lindje, u mund 120-113 nga Sacramento, takim ku Zach LaVine realizoi 37 pikë. Kampionët në fuqi të Boston fituan 124-90 ndaj Washington, ndeshje ku 7 lojtarë të Celtics realizuan mbi 10 pikë.
Zhgënjen skuadra e Golden State, që në fushën e saj u mund 106-96 nga Houston, ndërsa Milwaukee fitoi 111-07 në fushën e Nju Orleans. Trent me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Bucks.
Rezultatet e sotme
Charlotte – Chicago, 117-131
Oklahoma – Lakers, 99-126
Brooklyn – Toronto, 109-120
Atlanta – Utah Jazz, 137-134
Boston – Washington, 124-90
Cleveland – Sacramento, 113-120
Portland – San Antonio, 120-109
Nju Jork – Phoenix, 112-98
Denver – Indiana, 120-125
Golden State – Houston, 96-106
Nju Orleans – Milwaukee, 107-111
Sport
LIGA E PARË: STRUGA T L – PELISTERI HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 26

Kampionati në Ligën e pare të futbollit vendor vazhdon të shtunën dhe të dielën me ndeshjet e xhiros së 26-të. Sipari hapet të shtunën me takimin Struga Trim Lum – Pelisteri
Ndeshjen e javës së 26-të kundër Pelisterit do ta zhvillojmë të shtunën, një ditë më parë nga ndeshjet tjera të kësaj xhiroje.
Përballja mes klubit të futbollit Struga Trim dhe Pelisteri I Manastirit hapin siparin e javës së 26-të në Ligën e pare të futbollit vendor . Vendasit në këtë ndeshje futen pas barazimit 0-0, javën e kaluar me Shkupin, ndërsa Pelisteri vjen pas disfatës 1-3 nga Vardari në Manastir. Kjo është përballja e 9-të mes këtyre dy skuadrave në elitën e futbollit Vendasit kanë 5 fitore, 2 ndeshje kanë përfunduar me barazim ndërsa ekipi nga Manastiri ka vetëm një fitore . Kampioni në fuqi Struga Trim Lum pritet të regjistroj fitoren e 12 sezonale dhe njëherit të stabilizohet në pozitën e pestë q; e mbanë aktualisht me 11 fitore , 6 barazime e 8 disfata dhe 39 pikë të grumbulluara. Për takimin e së shtunës Besmir Bojku I Struga Trim Lum u shprehë optimist se pikët do mbeten në Strugë.
‘’Sigurisht se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Jemi në një fazë kritike të kampionatit ku mendoj se secila pikë është shumë e rëndësishme për çdo ekip. Por shpresoj se nesër tri pikët do të ngelin në Strugë dhe të vazhdojmë garën për dalje në europë’’ tha futbollisti Besmir Bojku
Pesë takimet tjera të xhiros së 26-të zhvillohen të dielën me fillim në ora 15:00, takohen: Besa – Gostivari, Tikveshi – Shkëndija, Shkupi – Rabotniçki, Voska Sport – Sileksi dhe AP Brera – Vardari.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve