Connect with us

Sport

NBA: OKLAHOMA HUMBË DERBIN ME LAKERS

Published

on

Katër fitore të vendasve dhe shtatë fitore të skuadrave  mysafire është epilogu i 11 ndeshjeve të zhvilluara  sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

 

Humbja e dytë radhazi për kryesuesit e Oklahoma, që u mundën në fushën e tyre nga Lakers, një përballje mes dy ekipesh rivale për titull. Luka Donçiq me 30 pikë ishte lider për Lakers, ndërsa 26 pikët e Shai për Oklahoma mbetën për statistikë.

Edhe ekipi i Cleveland, që kryeson në Lindje, u mund 120-113 nga Sacramento, takim ku Zach LaVine realizoi 37 pikë. Kampionët në fuqi të Boston fituan 124-90 ndaj Washington, ndeshje ku 7 lojtarë të Celtics realizuan mbi 10 pikë.

Zhgënjen skuadra e Golden State, që në fushën e saj u mund 106-96 nga Houston, ndërsa Milwaukee fitoi 111-07 në fushën e Nju Orleans. Trent me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Bucks.

Advertisement

 

Rezultatet e sotme

 

Charlotte – Chicago, 117-131

Oklahoma – Lakers, 99-126

Advertisement

Brooklyn – Toronto, 109-120

Atlanta – Utah Jazz, 137-134

Boston – Washington, 124-90

Cleveland – Sacramento, 113-120

Portland – San Antonio, 120-109

Advertisement

Nju Jork – Phoenix, 112-98

Denver – Indiana, 120-125

Golden State – Houston, 96-106

Nju Orleans – Milwaukee, 107-111

Advertisement

Sport

BOSILEGRAD: POLICIA SERBE SULMON FUTBOLLISTËT E KF TËRNOCI!

Published

on

Një skandal i madh ka ndodhur dje pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Mlladost dhe Tërnocit në qytetin e Bosilegradit në Serbi.

 Klubi i futbollit Tërnoci pas përfundimit të duelit ka njoftuar, Policia serbe sulmoi futbollistin Veton Zeqiri, e më pas kishte trajtim jo-njerëzor në zhveshtore, duke i kontrolluar të gjithë. Në komunikatën e  klubit të futbollit  Tërnoci , thuhet.

“Gjatë tërë ndeshjes, u pa tendenca e nikoqirëve, në bashkëpunim me arbitrat, për të na dëmtuar në rezultat. Ashtu edhe ndodhi. Pasi na ndëshkuan padrejtësisht me dy kartonë të kuq, ndeshja shkoi në 2: 1 në favor të vendësve. Duke u pajtuar me fatin e ndeshjes, asnjëherë s’e kishim menduar se ky ishte fillimi i një drame për ekspeditën e klubit tonë”, thuhet në reagim.

KF Tërnoci tutje në reagim thotë se “me plot egërsirë dhe mllef” njëri nga policët godet Veton Zeqirin dhe ndaj të tjerëve pasojnë fyerje.

 Klubi tutje thotë se policia serbe është future në zhveshtore duke bastisur gjërat personale të futbollistëve.

Advertisement

“Policia futet si në filma në zhveshtoren tonë duke kryer një bastisje tek gjërat personale të futbollistëve. Në mënyrë të egër policët bastisin gjithçka nën pretekstin e kërkimit të armëve të ftohta e çka jo tjetër. Pasi nuk gjendet asgjë, skenari i dramës policore vazhdon me dërgimin e ekipit tonë në stacionin policor të këtij qyteti.

Këtu kërkohet nga kapiteni ynë të jepet deklaratë ndërsa nuk pranohet deklaratë të japë edhe futbollisti ynë i rrahur. Krejt në fund, lihemi të lirë ndërsa deklaratën për dhunën policore do ta japim në stacionin e Bujanocit”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Tifozët Kuq e Zi reagojnë ashpër pas sulmit të Policisë serbe ndaj lojtarëve shqiptarë të KF Ternoci. Në njoftimin e tyre  thuhet:

Përsëri jemi dëshmitar të dështimit të narracionit se “Sporti është përtej politikës”. Shkijet në çdo moment tregojnë kush janë në raport me shqiptarët. Rasti i fundit është dje me klubin e futbollit Tërnoci. E vetmja organizatë që i amniston këto sulme ndaj qenies shqiptare e nuk i cilëson dashakeqe është FSHF-ja, e cila po organizon “Euro 2027“ me pretendimet se sporti bashkon. Turpi është mbi juve! KF Tërnoci, nuk jeni vetëm”, shkruan në njoftimin e tyre.

Shaban Sinani – TV koha

Advertisement
Continue Reading

Sport

Tifozat Kuq e Zi reagojnë për rastin e KF Tërnocit: FSHF-ja e vetmja që i amniston këto sulme

Published

on

Grupi i tifozëve, Tifozat Kuq e Zi, që përkrah Shqipërinë, ka reaguar pasi policët serbë u futën në zhveshtoren e KF Tërnocit, klubit shqiptar nga Lugina e Preshevës që garon në një ligë të ulët të Serbisë.

Ngjarja ndodhi të dielën në qytetin serb Bosilegrad, ku Tërnoci luajti ndeshje kampionale me Mladostin.

Sipas “TKZ” sërish ka dështuar thënia që “sporti është përtej politikës”.

“E vetmja organizatë që i amniston këto sulme ndaj qenies shqiptare e nuk i cilëson dashakeqe është FSHF-ja, e cila po e organizon ‘Euro 2027’ me pretendimet se sporti bashkon. Turpi është mbi ju! KF Tërnoci, nuk jeni vetëm!”, ka shkruar grupi TKZ.

Ky grup vazhdimisht kundërshton FSHF-në për organizimin e përbashkët me Serbinë të Euro U21 të vitit 2027. Është në konflikt me FSHF-në edhe për biletat për ndeshjet e Shqipërisë.

Advertisement
Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: STRUGA T L – PELISTERI HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 26

Published

on

Kampionati në Ligën e pare të futbollit vendor vazhdon të shtunën dhe të dielën me ndeshjet e xhiros së 26-të. Sipari hapet të shtunën me takimin  Struga Trim Lum – Pelisteri

 Ndeshjen e javës së 26-të kundër Pelisterit do ta zhvillojmë të shtunën, një ditë më parë nga ndeshjet tjera të kësaj xhiroje.

Përballja  mes  klubit të futbollit Struga Trim  dhe Pelisteri I Manastirit  hapin  siparin  e  javës së 26-të  në Ligën e pare të futbollit vendor . Vendasit në këtë ndeshje futen pas barazimit 0-0, javën e kaluar me  Shkupin, ndërsa Pelisteri vjen pas disfatës 1-3 nga Vardari në Manastir. Kjo është përballja e 9-të mes këtyre  dy  skuadrave  në elitën e futbollit  Vendasit kanë 5 fitore, 2 ndeshje kanë përfunduar me barazim ndërsa  ekipi nga Manastiri ka vetëm një fitore .  Kampioni në  fuqi Struga  Trim Lum pritet të regjistroj fitoren e 12 sezonale  dhe  njëherit të stabilizohet në pozitën e pestë q; e  mbanë aktualisht me  11 fitore , 6 barazime e 8 disfata dhe 39 pikë të grumbulluara. Për takimin e  së shtunës Besmir Bojku I Struga Trim Lum u  shprehë optimist  se pikët do mbeten në Strugë.

‘’Sigurisht se  do të jetë një ndeshje  shumë e vështirë. Jemi në një fazë kritike të kampionatit ku mendoj se secila  pikë është shumë e rëndësishme për çdo ekip. Por  shpresoj se  nesër  tri pikët  do të ngelin në Strugë dhe të vazhdojmë garën për dalje  në europë’’  tha  futbollisti Besmir Bojku

  Pesë takimet tjera të xhiros së 26-të zhvillohen të dielën me fillim në ora 15:00, takohen:  Besa – Gostivari, Tikveshi – Shkëndija, Shkupi – Rabotniçki, Voska Sport – Sileksi dhe AP Brera – Vardari.

Advertisement
 
Shaban Sinani
Continue Reading

Më të lexuarat