Site icon Tetova Expres

NBA: OKLAHOMA HUMBË DERBIN ME LAKERS

Katër fitore të vendasve dhe shtatë fitore të skuadrave  mysafire është epilogu i 11 ndeshjeve të zhvilluara  sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

 

Humbja e dytë radhazi për kryesuesit e Oklahoma, që u mundën në fushën e tyre nga Lakers, një përballje mes dy ekipesh rivale për titull. Luka Donçiq me 30 pikë ishte lider për Lakers, ndërsa 26 pikët e Shai për Oklahoma mbetën për statistikë.

Edhe ekipi i Cleveland, që kryeson në Lindje, u mund 120-113 nga Sacramento, takim ku Zach LaVine realizoi 37 pikë. Kampionët në fuqi të Boston fituan 124-90 ndaj Washington, ndeshje ku 7 lojtarë të Celtics realizuan mbi 10 pikë.

Zhgënjen skuadra e Golden State, që në fushën e saj u mund 106-96 nga Houston, ndërsa Milwaukee fitoi 111-07 në fushën e Nju Orleans. Trent me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Bucks.

Advertisement

 

Rezultatet e sotme

 

Charlotte – Chicago, 117-131

Oklahoma – Lakers, 99-126

Advertisement

Brooklyn – Toronto, 109-120

Atlanta – Utah Jazz, 137-134

Boston – Washington, 124-90

Cleveland – Sacramento, 113-120

Portland – San Antonio, 120-109

Advertisement

Nju Jork – Phoenix, 112-98

Denver – Indiana, 120-125

Golden State – Houston, 96-106

Nju Orleans – Milwaukee, 107-111

Advertisement
Exit mobile version