Sport
Në ankand fanella e Peles! Në shitje bluza që hapi debat nëse “Mbreti i Futbollit” e veshi në golin e 1000-të

Një nga fanellat më të debatueshme të veshura nga Pele do të dalë në shitje. Për vite me radhë është konsideruar si veshje pa një elemt të veçantë, por pas rillogaritjes së shifrave u konfirmua se bluza u përdor kur legjenda braziliane shënoi golin e një mijtë. Zotëruesi i saj e mori kur ishte vetëm 10 vjeç dhe e ka ruajtur të paprekur nga ajo kohë
Në ankand fanella e Peles! Në shitje bluza që hapi debat
Më 10 prill, në Wembley do të zhvillohet një nga ankandet më të veçanta të futbollit botëror. Pjesa qendrore e këtij eventi të organizuar nga Hanson World Football do të jetë një fanellë e bardhë me numrin 10, e cila dikur i përkiste vetë legjendës braziliane Pelé. Por kjo nuk është thjesht një bluzë – është ajo që ai mbante veshur në ndeshjen ku, sipas përllogaritjeve të përditësuara, ai shënoi golin e tij të 1000-të.
Vlerësimet parashikojnë çmimi mund të arrijë deri në 500 mijë paund, duke e tejkaluar ndjeshëm fanellat që Pelé kishte veshur në finalet e Kupës së Botës të viteve 1958 dhe 1970, të cilat janë shitur përkatësisht për 70 mijë dhe 157 mijë paund në fillim të viteve 2000.
Megjithatë, ende është larg rekordit absolut: fanella e Maradonës nga ndeshja me golin tashmë të quajtur “Dora e Zotit” është shitur për më shumë se 7 milionë paund, ndërsa gjashtë fanellat e Lionel Messit nga Kupa e Botës 2022 arritën vlerën e mbi 6 milionë paundëve.
Fanella e Pelé-s ka një histori të çuditshme dhe sa të bukur aq edhe të turbullt, njësoj si statistikat e karrierës së tij. Më 14 nëntor 1969, në një ndeshje, Pelé shënoi një penallti në minutën e 17-të – duke u konsideruar goli i 1000-ti.
Qyteti e nderoi me çelësin simbolik, ndërsa këshilltari lokal Derivaldo Mendonça siguroi një marrëveshje të veçantë: në fund të ndeshjes, Pelé i dhuroi fanellën e tij.
Javë më vonë gazetarët analizuan golat duke dalë në konkluzionin se në atë ndeshje Pele kishte shënuar 999 hetë në rrjetë ndërsa goli i 1 mijë ishte pak ditë më vonë.
Pikërisht kjo fanelë sot është në pronësi të Steve Santos Barloë, një mik i familjes Mendonça që ishte vetëm 10 vjeç kur ndoqi atë ndeshje. Ai e ka ruajtur të palarë, me baltë dhe djersë – si një thesar të shenjtë të historisë së futbollit.
Ndërsa diskutimet për saktësinë e statistikave të Pelé-s vijojnë – disa thonë se gjysma e golave të tij janë shënuar në miqësore – Libri i Rekordeve Guinness ende e njeh totalin e tij prej 1,279 golash në 1,363 ndeshje.
Sport
LIGA E PARË: SHKËNDIJA SIPAS PLANIT, NGECË GOSTIVARI

Shkëndija e Tetovës në përballjen me ekipin AP Brera të Strumicës regjistroi fitoren e 15 sezonale duke fituar me rezultatin e ngushtë 2-1. Fjalën kryesore në këtë përballje e kishte golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit të Maqedonisë dhe të Shkëndijës Besart Ibraimi i cili shënoi 2 gola për tre pikë të reja që çojnë ekipin drejt titullit të pestë kampion i Maqedonisë së Veriut. Trajneri Jeton Beqiri pas përfundimit të ndeshjes duke u bazuar në rezultate e ndeshjeve tjera theksoi se ekipi të jetë më në nivel
“Unë pres që ekipi të jetë me kalimin e kohës edhe më mirë fizikisht edhe besoj që do jemi aq vigjilent dhe të mençur që të menaxhojmë situatën deri në fund ashtu si duhet’’ deklaroi Jeton Beqiri.
Ndërkohë me një komunikatë zyrtare të klubit thuhet: ‘’Klubi i futbollit Shkëndija respekton viktimat dhe distancohet nga sjelljet e papërgjegjshme të një grupi të tifozëve distancohet nga sjellja e një grupi të caktuar individësh nuk pasqyron qëndrimin e tifo-grupit, i cili aktualisht është në proces riorganizimi, dhe as të pjesës tjetër të publikut, që në atë moment reagoi me fishkëllima për të shprehur pakënaqësinë ndaj atyre që këndonin”, thuhet pos tjerash në komunikat.
Nga ana tjetër për sjelljet një grupi të tifozëve që nuk e respektuan heshtjen dedikuar viktimave nga tragjedia e Koçanit, Federata e Futbollit e Maqedonisë ka hapur procedurë disiplinore ndaj Shkëndijës. Sipas FFM-së kjo vjen për shkak të sjelljes jo njerëzore të tifozëve dhe mosrespektimit të minutës së heshtjes në nder të viktimave në Koçani.
Sport
FFM hap procedurë disiplinore ndaj Shkëndijës

Federata e Futbollit e Maqedonisë ka hapur procedurë disiplinore ndaj Shkëndijës. Sipas FFM-së kjo vjen për shkak të sjelljes jo njerëzore të tifozëve dhe mosrespektimit të minutës së heshtjes në nder të viktimave në Koçani.
“Ky akt përfaqëson një mosrespektim të papranueshëm ndaj të ndjerëve dhe familjeve të tyre. FFM do të ndërmarrë masa të përshtatshme në përputhje me rregullat për të siguruar që veprime të tilla të pahijshme të mos përsëriten më kurrë. Për njerëz të tillë nuk ka vend në futboll. Le të marrin shembull nga Shkëndija e Haraçinës, e cila tregoi dinjitet dhe respekt për viktimat dhe situatën e përgjithshme në vend. FFM, disa javë më parë, tashmë i zbrazi tribunat nga tifozët mysafirë në Strugë për shkak të sjelljes së pahijshme, dhe kjo do të vlejë për të gjithë – pa përjashtim. Futbolli duhet të mbetet sport i respektit dhe dinjitetit”, thuhet në komunikatën e FFM-së.
Sport
NBA: OKLAHOMA SKUADRA E PARË QË PREK 60 FITORE

Pesë fitore të vendasve dhe tre të atyre mysafire është epilogu i tetë ndeshjeve të zhvilluara sot në Kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Oklahoma vazhdon bindshëm të kryeson Perëndimin me 61 fitore e 12 disfata, ndërsa Lindjen e kryeson Cleveland me 59 fitore e14 disfata
Indiana fitoi 162-109 në fushën e Washington, duke u bërë skuadra që ka shënuar më shumë pikë në një ndeshje të vetme këtë sezon. Sfidë ku 9 lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë (Haliburton me 29 pikë më i miri) dhe 14 basketbollistë shënuan në koshin e skuadrës vendase.
Oklahoma mbetet skuadra më e mirë në NBA, duke qenë e para që kalon shifrën e 60 fitoreve këtë sezon. Ajo mundi sot 125-104 Memphis. Alexander Shai me 37 pikë ishte lider. Fiton edhe Cleveland, skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes, që falë 29 pikëve të Allen mundi 124-116 San Antonio.
Humbje në sekondën e fundit për Lakers, që u mund 119-117 nga Chicago. Një kosh i Giddey (25 pikë, 14 kërcime, 11 asist) nga mesi i fushës i dha fitoren Bulls. Fitorja e tretë radhazi për Miami, që mundi 122-112 Atlanta (Tyler Herro 36 pikë), ndërsa Dallas fitoi 101-92 në fushën e Orlando (Jaden Hardy 22 pikë).
Rezultatet e sotme
Cleveland – San Antonio, 124-116
Orlando – Dallas, 92-101
Washington – Indiana, 109-162
Miami – Atlanta, 122-112
Chicago – Lakers, 119-117
Oklahoma – Memphis, 125-104
Utah Jazz – Houston, 110-121
Sacramento – Portland, 128-107
Shaban Sinani – TV koha
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve