Site icon Tetova Expres

Në ankand fanella e Peles! Në shitje bluza që hapi debat nëse “Mbreti i Futbollit” e veshi në golin e 1000-të

Një nga fanellat më të debatueshme të veshura nga Pele do të dalë në shitje. Për vite me radhë është konsideruar si veshje pa një elemt të veçantë, por pas rillogaritjes së shifrave u konfirmua se bluza u përdor kur legjenda braziliane shënoi golin e një mijtë. Zotëruesi i saj e mori kur ishte vetëm 10 vjeç dhe e ka ruajtur të paprekur nga ajo kohë

Në ankand fanella e Peles! Në shitje bluza që hapi debat

Më 10 prill, në Wembley do të zhvillohet një nga ankandet më të veçanta të futbollit botëror. Pjesa qendrore e këtij eventi të organizuar nga Hanson World Football do të jetë një fanellë e bardhë me numrin 10, e cila dikur i përkiste vetë legjendës braziliane Pelé. Por kjo nuk është thjesht një bluzë – është ajo që ai mbante veshur në ndeshjen ku, sipas përllogaritjeve të përditësuara, ai shënoi golin e tij të 1000-të.

Vlerësimet parashikojnë çmimi mund të arrijë deri në 500 mijë paund, duke e tejkaluar ndjeshëm fanellat që Pelé kishte veshur në finalet e Kupës së Botës të viteve 1958 dhe 1970, të cilat janë shitur përkatësisht për 70 mijë dhe 157 mijë paund në fillim të viteve 2000.

Megjithatë, ende është larg rekordit absolut: fanella e Maradonës nga ndeshja me golin tashmë të quajtur “Dora e Zotit” është shitur për më shumë se 7 milionë paund, ndërsa gjashtë fanellat e Lionel Messit nga Kupa e Botës 2022 arritën vlerën e mbi 6 milionë paundëve.

Advertisement

Fanella e Pelé-s ka një histori të çuditshme dhe sa të bukur aq edhe të turbullt, njësoj si statistikat e karrierës së tij. Më 14 nëntor 1969, në një ndeshje, Pelé shënoi një penallti në minutën e 17-të – duke u konsideruar goli i 1000-ti.

Qyteti e nderoi me çelësin simbolik, ndërsa këshilltari lokal Derivaldo Mendonça siguroi një marrëveshje të veçantë: në fund të ndeshjes, Pelé i dhuroi fanellën e tij.

Javë më vonë gazetarët analizuan golat duke dalë në konkluzionin se në atë ndeshje Pele kishte shënuar 999 hetë në rrjetë ndërsa goli i 1 mijë ishte pak ditë më vonë.

Pikërisht kjo fanelë sot është në pronësi të Steve Santos Barloë, një mik i familjes Mendonça që ishte vetëm 10 vjeç kur ndoqi atë ndeshje. Ai e ka ruajtur të palarë, me baltë dhe djersë – si një thesar të shenjtë të historisë së futbollit.

Ndërsa diskutimet për saktësinë e statistikave të Pelé-s vijojnë – disa thonë se gjysma e golave të tij janë shënuar në miqësore – Libri i Rekordeve Guinness ende e njeh totalin e tij prej 1,279 golash në 1,363 ndeshje.

Advertisement
Exit mobile version