Connect with us

Lajme nga vendi

Nga tragjedia në Koçan vdiq edhe futbollisti i klubit shqiptar, Shkupi

Published

on

Futbollisti i klubit shqiptar, Shkupi, Andrej Lazarov është në mesin e të vdekurve nga tragjedia në Koçan. Shkupi ka konfimuar vdekjen e lojtarit të tyre nga zjarri në diskotekën e Koçanit, i cili shpërtheu mbrëmë.

“Edhe pse paraprakisht nga familjarët e tij kishim informacione se është mirë, me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, njoftojmë se futbollisti ynë, Andrej Lazarov, është konfirmuar mes viktimave të zjarrit tragjik që ndodhi gjatë natës në Koçan. Si një shpirt hero që ishte, Lazarov humbi jetën duke u përpjekur të ndihmojë të tjerët të shpëtojnë nga ambienti i kapluar nga zjarri. Ai u helmua nga tymi gjatë përpjekjeve të tij për të shpëtuar jetë, duke treguar guxim dhe humanizëm deri në momentin e fundit. Veprimi i tij heroik do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë, si një dëshmi e karakterit të tij fisnik dhe zemrës së tij të madhe”, shkruan në njoftimin e Shkupit.

25-vjeçari iu bashkua Shkupit në shtator të vitit të kaluar. Ka luajtur tetë ndeshje.

“Kjo është një humbje e madhe për klubin tonë, për shokët e ekipit dhe për gjithë komunitetin e futbollit. Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë në këto momente, në këtë tragjedi prej më të mëdhave në histori që e ka kapluar klubin tonë! FC Shkupi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe gjithë familjes së madhe të klubit tonë. Adrej ishte vetëm gjashtë muaj pjesë e Shkupit, por emri i tij do të mbetet i pashlyer gjithmonë si pjesë e skuadrës sonë. Kujtimi për te do të mbetet gjithmonë i paharruar në zemrat tona!”, shkruan tutje klubi elitar i Maqedonisë së Veriut.

Ai kishte luajtur edhe për shpresat e Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

Lajme nga vendi

Toshkovski: Mjetet piroteknike që shkaktuan zjarrin në Koçan janë sjell nga anëtarët e bendit

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshëm, Pançe Toshkovski sot në një konferencë për shtyp tha se sipas informacioneve shëndetësore 45 nga të lënduarit janë në gjendje kritike, janë duke u transportuar jashtë vendit dhe qeveria po përpiqet t’u sigurojë kujdesin dhe trajtimin e duhur, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Dje, më 16 mars, Maqedonia u godit nga një tragjedi e tmerrshme në të cilën 59 persona humbën jetën, ndërsa 163 u lënduan nga përdorimi i mjeteve piroteknike, ndërsa në objekt ishin gjithsej 500 persona, ndërsa 250 bileta u shitën”, tha Toshkovski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Tragjedia me 59 viktima, dorëhiqet kryetari i Komunës së Koçanit: I njihja shumicën e tyre, jam i gatshëm të përgjigjem para autoriteteve

Published

on

Kryetari i komunës së Koçanit, Lupço Papazov ka dhënë dorëheqje pas tragjedisë që ndodhi në Koçani, raporton SHENJA.

Ai në një shkrim në rrjetet sociale tha se humbja dhe tragjedia që ka ndodhur dje është shumë e madhe.

“Për mua, pas kësaj tragjedie, asgjë nuk ka më të njëjtin kuptim! Këto ishin fëmijët tanë! Shumëkush, me të drejtë, vërejti pse dje nuk dola fare në opinion gjatë gjithë ditës. Por ata që më njohin, e dinë sa i thyer jam dhe si e përjetoj këtë që ndodhi. Është e vështirë dhe do ta kaloj me shumë dhimbje.
Kam punuar ndershëm dhe me përkushtim gjithë jetën time!
Asnjëherë nuk kam menduar se angazhimi im do të përfundonte kështu, por tani po tërhiqem nga kjo detyrë, duke i lutur Zotit për shpirtrat e fëmijëve tanë, për familjet e tyre dhe për popullin e Maqedonisë!”, shkroi kryetari i komunës në profilin e tij në Facebook.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Tragjedia në Koçan, Shqipëria shprehet e gatshme për ndihmë

Published

on

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama, kanë shprehur ngushëllime në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Koçan, derisa kanë shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihme që mund të jetë e nevojshme.

Begaj shprehet se lutjet e tij dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit.

Kurse, kryeministri Edi Rama ka shkruar në X, se me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e tij për tragjedinë e madhe të Koçanit.

“Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”, ka shkruar ai.

Continue Reading

Më të lexuarat