Futbollisti i klubit shqiptar, Shkupi, Andrej Lazarov është në mesin e të vdekurve nga tragjedia në Koçan. Shkupi ka konfimuar vdekjen e lojtarit të tyre nga zjarri në diskotekën e Koçanit, i cili shpërtheu mbrëmë.
25-vjeçari iu bashkua Shkupit në shtator të vitit të kaluar. Ka luajtur tetë ndeshje.
“Kjo është një humbje e madhe për klubin tonë, për shokët e ekipit dhe për gjithë komunitetin e futbollit. Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë në këto momente, në këtë tragjedi prej më të mëdhave në histori që e ka kapluar klubin tonë! FC Shkupi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe gjithë familjes së madhe të klubit tonë. Adrej ishte vetëm gjashtë muaj pjesë e Shkupit, por emri i tij do të mbetet i pashlyer gjithmonë si pjesë e skuadrës sonë. Kujtimi për te do të mbetet gjithmonë i paharruar në zemrat tona!”, shkruan tutje klubi elitar i Maqedonisë së Veriut.
Ai kishte luajtur edhe për shpresat e Maqedonisë së Veriut.