Connect with us

Lajme nga vendi

Maqedonia investon mbi 300 milion euro për modernizimin e ushtrisë përsëri sot reagon BDI-ja

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka një buxhet mbi 300 milion euro për modernizimin e ushtrisë.

Ministri Misajllovski tha se buxheti i mbrojtjes për vitin 2025 do të jetë 329 milionë euro, prej të cilave 106 milionë janë të destinuara për modernizimin dhe pajisjen e ushtrisë.

Krahasuar me vitin 2024, kjo ishte një rritje prej 18 milionë eurosh. Të gjitha pajisjet ushtarake të porositura dhe të blera duhet të mbërrijnë deri në fund të vitit të ardhshëm.

“Dorëzimi i të 96 veturave ‘JLTV’ duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2025, si dhe automjeteve ‘Striker’. Sistemet e porositura ‘Boran’ dhe ‘Mistral’ duhet të mbërrijnë gjithashtu deri në fund të vitit të ardhshëm”, tha Misajlovski, shkruan TRT, përcjell agjencia e lajmeve INA.

BDI sot përsëri ka ngritur shqetësimin për përjashtimin dhe margjinalizimin sistematik të shqiptarëve nga strukturat kyçe të ushtrisë në Maqedoninë e Veriut.

Advertisement

Nga atje thonë se shqiptarët në ushtri janë të përjashtuar dhe të kufizuar për vendimet e rëndësishme dhe pozitat strategjike.

“Margjinalizimi i shqiptarëve nuk ndalet vetëm me përjashtimin e tyre nga pozitat udhëheqëse, por zgjerohet edhe në sistemin e edukimit ushtarak.

Eshtë shqetësuese se në vend që të ndihmojnë zgjidhjen e këtij problemi, të zgjedhurit e VMRO-së për të luajtur rolin e “përfaqësuesve shqiptarë” vetëm sa legjitimojnë këtë padrejtësi.

BDI, shtojnë nga atje, i bën thirrje të gjithëve që të dëgjojnë shqetësimet e përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve.

Advertisement

Lajme nga vendi

Paga minimale mbetet çështje e hapur, pritet seancë e Këshillit Ekonomiko-Social

Published

on

Këshilli Ekonomik-Social deri në fund të këtij muaji do të mbajë një seancë për të diskutuar mbi pagën minimale dhe sa do të rritet. Sipas zgjidhjes ligjore, rritja do të ishte rreth 1.800 denarë, ndërsa Lidhja e Sindikatave kërkon rritje prej 6.000 denarë duke marrë parasysh koston e jetesës, dhe kontributet për diferencën deri në 30.000 denarë, që do të ishte paga minimale, të subvencionohen nga Qeveria për një vit.

Qeveria pohon se janë dakord me zgjidhje për të cilën do të pajtohen punëtorët dhe punëdhënësit, por thonë se buxheti nuk parasheh mjete për pagë minimale 30 mijë denarë.

Nga Ministria e Ekonomisë thonë se Komisioni për përfaqësueshmëri fillimisht duhet të përcaktojë përfaqësimin e sindikatave, e më pas të caktohet seanca e Këshillit Ekonomik Social.

Komisioni i Përfaqësimit është formuar të martën dhe pritet të caktojë seancë për të përcaktuar përfaqësimin.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Më 14 mars, 24 vite më parë filluan krismat e para në kalanë e Tetovës, ja se si filloj lufta

Published

on

Pikërisht sot më 14 mars, 24 vite më parë në Tetovë filluan krismat e para e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtarë në Kalanë e Tetovës. Pikërisht në këtë ditë ishte thirrur një protestë masive nga shoqatat joqeveritare si ajo e ish të burgosurve dhe përndjekurve politik shqiptarë, Shoqata e Gruas Shqiptare dhe shoqata tjera.

Brohoritjet e shumë protestuesve shqiptarë ishin të shumta por e veçanta e kësaj proteste ishte pikërisht në momentin kur protestuesit brohorisën “Ndal dhunës ndaj shqiptarëve”, për një çast u zëvendësuan me brohoritjet “UÇK, UÇK”, të cilat brohoritje pasuan pas krismave të para të ushtarëve të UÇK-së në Kalanë e Tetovës, informon portali “tetova1”.

Ishte 13 marsi i vitit 2001, kur tre grupe të UÇK-së, me nga 11-12 veta u ngjitën rreth kalasë së Tetovës e cila është një pikë strategjike. Grupi i parë i luftëtarëve u vendos brenda në Kala ndërsa grupi i dytë u pozicionua në krahun e majtë të Kalasë, në vendin e quajtur Stermoll.

Grupi tjetër i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare u përqendrua në fshatin Gajre, që i bie të jetë krahu i djathtë mbrojtës i Kalasë së Tetovës. Po atë ditë në fshatin Sellcë u instalua njësiti i parë i Logjistikës së UÇK, që do luante një rol të rëndësishëm. Këta tre grupe me nga 11-12 shqiptar do të krisnin pushkën e parë paraditen e 14 mars 2001.

Ajo pushkë nuk do të trondiste vetëm Tetovën, por të gjithë Maqedoninë. Jehona e kësaj krisme do të dëgjohej kudo.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

(video)Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë sot kanë bojkotuar mësimin për shkak të ndryshimit të orarit dhe pamundësisë për të qenë të lirë gjatë kohës së iftarit.

Published

on

Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë sot kanë bojkotuar mësimin për shkak të ndryshimit të orarit dhe pamundësisë për të qenë të lirë gjatë kohës së iftarit.Në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” dhe Shkollën e Mesme Ekonomike, protestën në shenjë mbështetjeje për nxënësit e pasdites, e kanë mbajtur edhe ata që janë në paradite dhe nuk kanë mbajtur mësim pas orës së katërt. Nga Komuna e Tetovës thonë se nuk mund të bojkotohet mësimi dhe nuk mund të ndryshohet orari apo të shkurtohen orët mësimore. Sipas përgjegjësit të sektorit për arsim, shkollat do të duhet të përshtatin pushimin e gjatë dhe ta zgjatin atë për kohën e iftarit, duke siguruar që nxënësit të kenë kohë të mjaftueshme për të konsumuar ushqimin.“Asesi nuk ka pasur ndonjë njoftim apo lajmërim zyrtar nga ana e themeluesit apo Komunës së Tetovës për shkurtimin e mësimeve apo rikthimin e orarit normal. Sipas nenit 27 të ligjit për mësimdhënie të mesëm, është përcaktuar se ora mësimore zgjat 45 minuta dhe themeluesi nuk mund të ndërmarrë një veprim të tillë për shkurtimin e orëve mësimore, pasi neni 23 i Ligjit për Arsimin e Mesëm përcakton se mund të ndërpriten dhe shkurtohen orët mësimore vetëm për shkak të fatkeqësive natyrore apo pandemive,” tha Nazmi Dauti, përgjegjës i sektorit për arsim në Komunën e Tetovës.Ndryshe, shkollat e mesme kanw adatuar vet orarin në mënyrë që gjatë kohës së iftarit të mund të jetë i zgjatur pushimi“Shkollat e mesme kanë bërë adaptimin e orarit, në mënyrë që gjatë kohës së iftarit të mund të jetë i zgjatur pushimi i njohur brenda shkollave dhe asesi nuk duhet të ndërpritet procesi edukativo-arsimor, qoftë për arsye fetare, ashtu edhe për arsye ligjore. Kështu që nxënësit dhe prindërit, pasi kishin paralajmëruar bojkotin e procesit edukativo-arsimor, duhet të dinë se nuk mund të bojkotohet ai, pasi kjo është e papranueshme,” shtoi ai.Dauti theksoi se Inspektoriati Shtetëror i Arsimit nuk ka dalë me ndonjë prononcim në lidhje me këtë çështje, por Komuna e Tetovës ka informuar të gjitha drejtoritë e shkollave për të përshtatur pushimin e gjatë me kohën e iftarit, dhe nxënësit, pas kësaj, do të duhet të vazhdojnë mësimin deri në përfundim të orarit të plotë pa ndërprerje. TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat