Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka një buxhet mbi 300 milion euro për modernizimin e ushtrisë.
Ministri Misajllovski tha se buxheti i mbrojtjes për vitin 2025 do të jetë 329 milionë euro, prej të cilave 106 milionë janë të destinuara për modernizimin dhe pajisjen e ushtrisë.
Krahasuar me vitin 2024, kjo ishte një rritje prej 18 milionë eurosh. Të gjitha pajisjet ushtarake të porositura dhe të blera duhet të mbërrijnë deri në fund të vitit të ardhshëm.
“Dorëzimi i të 96 veturave ‘JLTV’ duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2025, si dhe automjeteve ‘Striker’. Sistemet e porositura ‘Boran’ dhe ‘Mistral’ duhet të mbërrijnë gjithashtu deri në fund të vitit të ardhshëm”, tha Misajlovski, shkruan TRT, përcjell agjencia e lajmeve INA.
BDI sot përsëri ka ngritur shqetësimin për përjashtimin dhe margjinalizimin sistematik të shqiptarëve nga strukturat kyçe të ushtrisë në Maqedoninë e Veriut.
Nga atje thonë se shqiptarët në ushtri janë të përjashtuar dhe të kufizuar për vendimet e rëndësishme dhe pozitat strategjike.
“Margjinalizimi i shqiptarëve nuk ndalet vetëm me përjashtimin e tyre nga pozitat udhëheqëse, por zgjerohet edhe në sistemin e edukimit ushtarak.
Eshtë shqetësuese se në vend që të ndihmojnë zgjidhjen e këtij problemi, të zgjedhurit e VMRO-së për të luajtur rolin e “përfaqësuesve shqiptarë” vetëm sa legjitimojnë këtë padrejtësi.
BDI, shtojnë nga atje, i bën thirrje të gjithëve që të dëgjojnë shqetësimet e përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve.