Sport
“Faleminderit për gjithçka kapiten”Ferhan Hasani Buba i jep fund karrierës si futbollist

Ferhan Hasani, një nga futbollistët më të talentuar që ka prodhuar akademia jonë dhe një nga figurat më ikonike të klubit, ka shpallur tërheqjen nga futbolli aktiv në moshën 34-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Buba, përmes një videoje emocionuese në rrjetet sociale, ku ndau momentet më të bukura të karrierës së tij dhe një mesazh falënderimi për të gjitha klubet ku ishte pjesë ndër vite.
Një karrierë e ndritur
Hasani filloi rrugëtimin e tij te Shkëndija, ku u bë pjesë e gjeneratës historike që në vitin 2011 fitoi titullin e parë kampion në histori të klubit. Me talentin dhe përkushtimin e tij, ai u afirmua si një nga lojtarët më të spikatur të brezit të tij, duke hapur dyert për një karrierë ndërkombëtare me ekipe si Wolfsburg (Gjermani), Brøndby (Danimarkë), Al Raed (Arabia Saudite), Helsinki (Finlandë), Partizani (Shqipëri) dhe Helsingør (Danimarkë).
Në kulmin e karrierës, 2015-2018, Hasani ishte pjesë e një Shkëndije të fuqishme që shkëlqeu në garat evropiane, duke arritur tre herë radhazi në Play-Off të UEFA Europa League dhe duke u përballur me ekipe të mëdha, mes tjerash 7 herë fituesin e Champions League, Milanin e Italisë.
Si kapiten i skuadrës në vitin 2018, ai udhëhoqi ekipin drejt titullit kampion dhe Kupës së vendit, duke regjistruar një rekord historik si kampioni më dominues në Evropë me +35 pikë diferencë nga vendi i dytë.
Një legjendë kuqezi dhe pjesë e historisë së futbollit shqiptar
Hasani nuk shkëlqeu vetëm te Shkëndija, por ishte edhe një pjesë e rëndësishme e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, duke kontribuar në arritjen historike të kualifikimit për Kampionatin Evropian 2021.
Nga një talent i akademisë sonë deri te një ikonë e klubit dhe e futbollit shqiptar, Ferhan Hasani ka lënë një trashëgimi të pashlyeshme në historinë e Shkëndijës dhe më gjerë. Përkushtimi, lidershipi dhe magjia e tij me topin do të mbeten gjithmonë pjesë e identitetit tonë.tv21
Sport
Liga Unike-Femra: Flamurtari mposht Partizanin, të dyja ekipet ndajnë vendin e dytë

Janë luajtur dy nga tri takimet e javës së 8-të të Ligës Unike në basketboll për femra. Skuadra e Flamurtarit fitoi 61-48 ndaj Partizanit, ndeshje e luajtur në Vlorë.
Një ndeshje e ekuilibruar në pjesën e parë, ku të dyja skuadrat rivalizuan mes tyre (38-35 për vlonjatet mbyllen 20 minutat e para).
Në pjesën e dytë skuadra vendase nis shkëputjen, ndërsa Partizani humbet terren. Thomas me 17 pikë e Johnson me 15 pikë u dalluan për Flamurtarin.
Pas kësaj sfide të dyja ekipet kanë nga 12 pikë në renditje, me nga 4 fitore e nga 4 humbje secila, ndërkohë që katër skuadrat më të mira shkojnë në play off.
Në krye të renditjes ndodhet ekipi i Bashkimi, që ka fituar sfidën ndaj Peja 03, ndërkohë që për t’u luajtur është ndeshja mes Junior Moni Bau dhe Tiranës.
Liga Unike-Femra (java e 8-të)
Flamurtari – Partizani, 61-48
Bashkimi – Peja 03, 76-65
Junior Moni Bau – Tirana, 20 shkurt
Renditja: Bashkimi 17 pikë, Partizani 12 pikë, Flamurtari 12 pikë, Peja 10 pikë, Tirana 10 pikë, Junior Moni Bau 8 pikë.
Sport
Dubois mbron titullin ndaj Parker, bota përgatitet për duelin e madh të peshës së rëndë

Më 22 nëntor, në Arabinë Saudite do të zhvillohet duel ii madh për titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria IBF) mes britanikut Daniel Dubua dhe neo-zelandezit Josef Parker.
Dubua (22 fitore e 2 humbje në karrierë), që mban titullin kampion, fituar në shtator në përballjen ndaj Xhoshua, do të mbrojë për herë të parë gjerdanin e peshave të rënda.
Jozef Parker (35 fitore e 3 humbje në karrierë), dikur ka qenë kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBO, në vitin 2016) dhe synon të ngjitet sërish në majë.
Të dy boksierët po kalojnë një moment të mirë në karrierën e tyre. Dubua ka fituar tri përballjet e fundit, ndërsa Parker ka fituar 5 duelet e fundit dhe nuk humbet që prej vitit 2022.
Kjo është hera e parë që dy boksierët duelojnë mes tyre, ndaj dhe interesi është i madh, pasi mendohet një përballje e ekuilibruar. Në këtë event do të duelojnë edhe kampionë të tjerë si: Artur Beterbiev dhe Dmitri Bivol.
Sport
CHAMPIONS: NESËR NË NION HIDHET SHORTI PËR 1/8 E FINALES

Të premten me fillim në ora 12:00, në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën e 1/8 së finales në Ligën e kampionëve evropian që kësaj radhe është zhvilluara me formatin e ri. Tetë skuadrat më të mira në fazën e Ligës u kualifikuan automatikisht në raundin e 16-të, tani do t’iu bashkëngjiten tetë ekipet fituese të fazës së play off-it .
Pra, tetë ekipet e kualifikuara në fazën e play off-t PSZH, Real Madridi, PSV, Club Brugge, Borussia Dortmund, Bayern Munyh, Fejnord dhe Benfika, për kundërshtar të mundshëm do të kenë një nga këtë tetë ekipet si Liverpuli, Barcelona, Arsenali, Interi, Atletiko Madridi, Bayer Leverkusen, Lille dhe Astona Villa.
Kujtojmë që pas ndeshjeve të play off-it nga garat e mëtutjeshme janë eliminuar Milani, Mançester Siti, Juventisi, Atalanta
Shaban Sinani – TV Koha
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve