Connect with us

Sport

EVROPIANIN U-21: PËRCAKTOHEN GRUPET PËR EURO-2027

Published

on

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i kualifikueseve për “Evropianin U-21”, të vitit 2027, që do të organizohet nga Shqipëria dhe Serbia.

Nga shorti u përcaktua udhëtimi i 51 kombëtareve drejt finaleve të Evropianit U21 të vitit 2027.. Shorti ka përcaktuar rrugëtimin e skuadrave drejt finales. Skuadrat janë ndarë në 9 grupe, dhe fituesit e grupeve, bashkë me skuadrën e dytë më të mirë, do të kualifikohen për fazën finale. Shqipëria dhe Serbia janë kualifikuar automatikisht si vendet pritëse të turneut.   Maqedonia e Veriut në  garat  kualifikuese  për Euro 2027  do të garon në Grupin  E  së bashku me Italinë, Poloninë,  Suedinë, Malin e Zi dhe Armenin

Kosova ka rënë në një grup A që është mjaftë i vështirë ku do të përballet me Spanjën, Rumaninë, Finlandën, Qipron dhe San Marinon.

Tetë skuadrat e tjera të vendit të dytë do të përballen në play-off për katër vendet e mbetura në fazën finale të turneut, që do të zhvillohet me 16 ekipe.

Ja ndarja e grupeve:

Advertisement

Grupi A: Spanjë, Rumani, Finlandë, Kosovë, Qipro, San Marino

Grupi B: Portugali, Çeki, Bullgari, Skoci, Azerbajxhan, Gjibraltar

Grupi C: Francë, Zvicër, Islandë, Ishujt Faroe, Luksemburg, Estoni

Grupi D: Angli, Irlandë, Sllovaki, Moldavi, Kazakistan, Andorra

Grupi E: Itali, Poloni, Suedi, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Armeni

Advertisement

Grupi F: Gjermani, Gjeorgji, Greqi, Irlandë e Veriut, Letoni, Maltë

Grupi G: Holandë, Norvegji, Slloveni, Izrael, Bosnjë Hercegovinë

Grupi H: Ukrainë, Kroaci, Hungari, Turqi, Lituani

Grupi I: Danimarkë, Belgjikë, Austri, Uells, Bjellorusi

Shaban Sinani – TV KOha
Advertisement

Sport

NBA: SAN ANTONIO E PHOENIX TRIUMFOJNË NË TRANSFERTË

Published

on

Në kampionatin amerikan të basketbollit  sot  janë  zhvilluar  vetëm tre   takime  ku vendasit  shënuan një  fitore ndërsa  ekipet mysafire  dy  fitore.

 Skuadra e Minnesotas zhgënjen para tifozëve vendase në përballjen m ekipin FENIKS duke pësuar disfatë në sekondat e fundit me rezultatin  105-106  Ndeshja ishte   mjaftë  dinamike pasi të  dyja  skuadrat  pretendojnë  të  sigurojnë  kualifikim në fazën play off.   Te skuadra vendase  më efikas ishte Edvards me 40 pikë, ndërsa te skuadra  fituese  të  gjithë lojtarët titullar shënuan mbi 10 pikë.

 Pa  probleme   ka  fituar edhe Indiana në përballjen me Sakramenton me rezultatin 116-105,   Më  efikas  në këtë  ndeshje ishte  Nembhard  me 28  pikë e  12  asiste.

Nju Orlenas    ka  pësuar  disfatë  në  përballjen me  San  Antonia  para  tifozëve të vetë me rezultatin 132-135. Quenn  dhe Marphy  realizuan 65 pikë së  bashku, ndërsa tek  skuadra  fituese 8   lojtar   realizuan mbi  10 pikë , ndërsa  diferencën kësaj radhe e bënë  lojtarët  rezervë që realizuan 68 pikë

 
Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

VOLEJBOLLË LIRIA  SHËNON  FITOREN E TRETË RRADHAZI

Published

on

Një  fitore e vendase  dhe  katër  fitore e ekipeve  mysafire është epilogu  i ndeshjeve  të javës së 9-të  në Ligën e parë të  volejbollit  në kategorinë e meshkujve. UGD Shtip pëson humbjen e parë

 Në  kampionatin  republikan  të  volejbollit   në kategorinë e meshkujve  gjatë  fundjavës  janë zhvilluara   ndeshjet e  xhiros së 9-të  të sezonit vjeshtor. Derbi  i  javës  që u zhvillua në  Shtip mes ekipit UGD Shtipi – Strumica ka përfunduar me  fitoren e ekipit  kampion 2-3  në sete. Për ekipin vendas ishte  kjo disfata e parë  në  këta  pjesë të kampionatit.

 Liria e Zherovjanit ka regjistruar fitoren e tretë radhazi  kësaj radhe në transfertë  mundi  Janta Volejn me rezultatin maksimal 0-3 në sete 12-25, 17-25 dhe 16-25. Me  këto  tre  pikë Liria me  11 pikë ngjitet  në pozitën e  tetë.

 Fitore  në  transfertë laka regjistruar edhe  Universiteti  i Tetovës  kundër  Sushevës 1-3 në sete 21-25, 23-25 dhe 19-25.  Universiteti Tetovës  tani me 17  pikë mbanë pozitën e pestë në tabelë.

Shkëndija   edhe  në këtë  xhiro ka  zhgënjyer  tifozët  pasi   në Tetovë pësoi nga  Rabotniçki 1-3  në sete 22-25, 16-25, 25-22 she 12-25. Shkëndija me  13 pikë vazhdon të mbanë pozitën e  gjashtë

Advertisement

Rezultatet: Vesna Probishtip – Skopje  3-1, Susheva – Universiteti Tetovës 1-3 Shkëndija – Rabotniçki 1-3 ,Janta Volej  – Liria 0-3 dhe UGD Shtipi – Strumica  2-3

Tabelën e kryeson  UGD Shtip me  25  pikë , para Strumicës që ka  24 dhe  Rabotniçkit me  21 pikë.  Sa  u përket  ekipeve tetovare  Universiteti i Tetovës me 17  pikë mbanë pozitën e pestë, Shkëndija me 13 pikë është në pozitën e  gjashtë, ndërsa Lira  në pozitën e tetë me  11 pikë

 

Shaban Sinani – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Sport

CHAMPIONSI RIKTHEHET FUQISHËM, VËMENDJA NË “GIUSEPPE MEAZZA”

Published

on

Sonte  në program janë ndeshjet e raundit të gjashtë në fazën e ligës  të UEFA Liga e Kampionëve, ku në program janë 9-të ndeshje  interesante ndërsa spikat  përballja Inter – Liverpul që  luhet në Gjuzepe Meazza’ me  fillim në ora 21:00

  Sot  është dita  kur  në 9-të  terreneve  anë  mbanë Europës  zhvillohen  ndeshjet e    raundit të  gjashtë  në fazën e ligës  në Ligën e kampionëve është një ditë e mbushur me futboll elitar, ku  do të kulmojë me super-duelin Inter kundër Liverpoolit, një përballje që ka tërhequr vëmendjen e gjithë Evropës. Në stadiumin “Gjuzepe Meazza” atmosfera pritet të jetë elektrizuese, me dy skuadra që vijnë me objektiva të qartë dhe me presion të madh mbi shpatulla.

Interi kërkon të tregojë forcën në shtëpi dhe të rikthejë qetësinë pas javëve të vështira, ndërsa Liverpooli udhëton drejt Milanos me synimin për t’u rikthyer te stabiliteti pas polemikave të fundit që lidhen me grupin dhe vendimet teknike. Kjo përballje përbën testin më të fortë të fazës aktuale, me pritshmëri të larta nga të dyja anët dhe me yje që pritet të vendosin fatin e ndeshjes.

Një përballje  tjetër  mjaftë interesenta do të zhvillohet  mes  Bayern Munich dhe Sporting CP në një përballje ku gjermanët kërkojnë të ruajnë ritmin. Barcelona ndeshet me Eintracht Frankfurt në “Camp Nou”, në një ndeshje ku katalanasit synojnë tri pikë që do t’i konsolidonin në renditje. Chelsea përballet  në transfertë me Atalantan në Bergamo, një sfidë që mund të rezultojë më e vështirë sesa duket në letër.

PSV përballet me Atleticon e Madridit në një ndeshje me ritëm të lartë dhe spontanitet, kurse Monaco – Galatasaray dhe Tottenham – Slavia Prague plotësojnë mbrëmjen me duele që mund të prodhojnë surpriza. Royale Union SG pret Marseje në një ndeshje ku francezët duhet të tregojnë forcë për të mos rrezikuar.

Advertisement

 Orari I ndeshjeve të sotme:

16:30

Kairat Almaty – Olympiakos

 18:45

Bayern – Sporting

Advertisement

 21:00

Atalanta – Chelsea

Barcelona – Eintracht Frankfurt

Interi  – Liverpool

Monaco – Galatasaray

Advertisement

PSV – Atletico Madrid

Royale Union SG -Marseille

Tottenham – Slavia Prag

 

 Shaban Sinani – TV Koha
Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat