Lajme nga vendi
Gjykata Kushtetuese sot do të vendosë për Ligjin për Tatimin e Solidaritetit
Gjykata Kushtetuese sot duhet të marrë vendim përfundimtar për lëndën në të cilën është kontestuar Ligji për Tatimin e Solidaritetit. Procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit të kontestuar ishte nisur më 20 nëntor të vitit të kaluar.
Tatimi i solidaritetit ishte sjellë si i njëfishtë, shpenzim i jashtëzakonshëm publik për vitin 2023. Këtë tatim e paguanin kompanitë të cilat në vitin 2022 kanë realizuar të ardhura të përgjithshme më të mëdha se 615 milionë denarë (rreth 10 milionë euro). Qëllimi ishte që të grumbullohen mjete për zbutjen e pasojave nga kriza dhe të kontribuohet për shpenzimet publike në mënyrë solidare.
Parashtrues të nismave janë Finmak SHPK, Shkup, Oda Ekonomike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, DTU ETMT ENERGJI SHPKNJP Shkup, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore Shkup dhe Shoqata për Konsultime Lanski, Ganzger, Zeqiri + Partner SHPK.
Gjithashtu, në të njëjtën mbledhje Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë edhe katër kërkesa për mbrojtje të lirive dhe të drejtave edhe atë kërkesë nga Fatmir Memedov për diskriminimin në bazë të origjinës kombëtare, kërkesën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) për shkelje të të drejtës së shoqërimit dhe mosdiskriminimit, lëndës në lidhje me shkarkimin e Erolld Musliut nga drejtor i Agjencisë së Zbulimit, si dhe kërkesën e ish gjykatësit kushtetues dhe deputet aktual Sali Murati për mbrojtje të lirisë së shprehjes publike të mendimit dhe të drejtës së veprimit politik.
Në rend dite të seancës së parë të Kushtetueses për këtë vit janë edhe gjashtë nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në mesin e të cilave Ligjit për planifikim urban nga ana e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut nga Shkupi, nen i Ligjit për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë nga ana e Igorço Toçev, dispozita nga Ligji për aviacion nga ana e Petar Dimitrov, dispozita nga Ligji për bujqësi dhe zhvillim rural dhe Dispozitat për pagesa direkte nga Kombinati i Bujqësisë “Pellagonia” SHA Manastir, kontestimi i rregullave për furnizim me energji të ngrohjes nga Vera Georgieva dhe kontestim të vendimit për zbatimin e Rregullores për planifikim urban në Komunën Gjorçe Petrov nga Sanja Marinkoviq.
Lajme nga vendi
VLEN: Fillon procedura për financimin e projekteve kapitale në komuna, janë ndarë 15 miliardë denarë
Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thotë se ka filluar procedura për shpalljen e thirrjes së dytë publike për financimin e projekteve kapitale në komunat në vend, me një fond prej 15 miliardë denarësh.
Nga VLEN thonë se ky investim synon të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve përmes ndërtimit të shkollave, kopshteve, parqeve, si dhe përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimeve.
“Ky hap është dëshmi e përkushtimit të Qeverisë VLEN për zhvillimin e barabartë dhe për adresimin e nevojave jetike të komunave, duke zgjidhur sfida që qytetarët i kanë përballuar për dekada. Kjo është mbështetja më e madhe ndonjëherë e pushtetit qendror për vetëqeverisjen lokale dhe për një qeverisje më të drejtë dhe efikase në nivel vendor”.
“Në thirrjen e parë publike, 78 komuna përfituan 288 projekte me një vlerë mbi 73 milionë euro, ndërsa tani, me këtë thirrje të dytë, komunat do të kenë mundësi të përfitojnë edhe më shumë investime për zhvillimin e tyre”.
“Koalicioni VLEN do të vazhdojë të mbështesë iniciativa të tilla që sjellin përmirësime konkrete në jetën e qytetarëve dhe fton të gjitha komunat që të aplikojnë për të përfituar nga ky fond historik”, thonë nga VLEN.
Lajme nga vendi
Bie në pranga Pece Mirçevski, akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës
Të paktën për katër vepra penale dyshohet ish drejtori i Shërbimit për punë të përgjithshme në Qeveri, Pece Mirçevski. Policia Financiare dyshon se Mirçevski ka marr ryshfet, ka falsifikuar dokumente zyrtare, ka bërë mashtrim dhe punë të pandërgjegjshme. Dyshimet i referohen 5 kontratave me një kompani për të cilën ka rezultuar se ka konflikt interesi dhe nuk është dashur t’i nënshkruan dhe zbaton. Marrëveshjet i janë referuar shërbiemeve hotelierike, makinave me qera, biletave për fluturime private dhe mëditjeve ditore të pabazuara në angazhime konkrete. Buxheti është dëmtuar për gati 1.8 milion denarë. Pas largimit nga funksioni, shuma e parave nga marrëveshja i janë dhënë në dorë Mirçevskit.
“Nga janari i vitit 2022 deri në qershor të vitit 2023 duke deklaruar rrejshëm se bëhet fjalë për udhëtime zyrtare ka bërë kërkesa për rezervime hotelierike, rezervimin e biletave, urdhëresa fiktive për udhëtime zyrtare jashtë vendit dhe me këtë ka ndikuar që ai vetë dhe persona të tjerë të përfitojnë para. Këtu është përfshirë edhe marrja e makinave me qira për nevoja private”, njoftojnë nga Policia Financiare.
Për të mos mjaftuar me kaq, ambiciet e Mirçevskit kanë shkuar aq larg sa ka avancuar një pilot në kapiten të fluturimeve edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet bazë.
“Nga tetori i vitit 2023 deri më 14 qershor 2024, i vetëdijshme se nuk mund ta bën një veprim të tillë për personin të cilin e ka caktuar si udhëheqës kapiten të fluturimeve edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet ligjore i ka dhënë rrogë mujore në cilësinë e kapitenit dhe ka dëmtuar buxhetin për 3.4 milion denarë”, thonë nga Policia Financiare.
Policia ka bastisur në shtëpinë e tij, por financiarja nuk jep detaje se çfarë është konfiskuar në cilësinë e provave. Në akuzë me të është edhe një person tjetër si udhëheqës i kompanisë me të cilën Mirçeski ka bërë ujdi. Gjatë mandatit të tij, Mirçeski ishte akuzuar për disa shpërdorime nga opozita, e disa herë edhe për shfrytëzimin a avionit qeveritarë për udhëtime private të eksponentëve të Qeverisë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Rritet çmimi i mazutit në Maqedoni
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,61 % në raport me vendimin e datës 03.02.2025.
Çmimi i shitjes me pakicë i Mazut М-1 SU rritet për 1,353 den/kg dhe tani do jet 46,025 den/kg
Çmimet e shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe benzinës EUROSUPER BS-98 si dhe EURODIZELIT (D-Е V) dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë.
Nga data 06.02.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 do të shitet 79,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 do të shitet 81,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet 73,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet 72,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet 46,025 (denarë/kilogram).
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve