Sport
KF ARSIMI SERIOZISHTË SHPRESON KUALIFIKIM NË ELITË!
Klubi I futbollit Arsimi më përgatitje për pjesën pranverore të kampionatit ka filluar që nga 8 janari duke zhvilluar seanca intensive stërvitore por edhe ndeshje kontrolluese me ekipe të ligës së pare dhe at të dytë. Ekipi krahas punës në radhët e veta ka sjell edhe prurjeve cilësore japin shpresë që kjo skuadër ambicioze të mendon edhe për tre pozitat e para në renditjen tabelore që siguron kualifikim apo balotazh për ligën e parë. Ndihmës trajneri Saimir Fetai, për TV Koha u shprehë i kënaqur me punën e deri tanishme dhe shpreson se deri më 15 shkurt ekipi do të jetë maksimalisht e gatshme për sfidat e sezonit pranveror.
“Deri në këtë fazë mendoj që kemi arritur objektivat që kemi vënë ekipit kemi zhvilluara edhe disa ndeshje miqësore edhe disa do të na pasojnë. Duke marrë nëpër gjithësi ajo që ka ndodhur në stërvitje edhe në ndeshjet miqësore mendoj se duhet të jemi të kënaqur si në aspektin fizik ashtu edhe në at tekniko taktik, por jemi të kënaqur edhe me lojtarët që na kanë ardhur. Shpresoj të vazhdojmë kështu dhe jam I bindur që pas dy javësh kur do ta presim edhe ndeshjen e pare të jemi sa më të përgatitur në të gjitha aspektet” deklaroi Saimir Fetai ndihmës trajner në KF Arsimi
Pas gjithë kësaj pune që është duke u bërë dhe prurjeve cilësore shtrohet mund të ndodhë që Arsimi I Çegranit të jetë njëri nga tre kandidatët për kualifikim në elitën e futbolli. Këtë e pohoi edhe vet ndihmës trajneri Saimir Fetai
“Po ne momentalisht gjendemi në pozitën e katërt. Mire vendi i tretë është një pike para nesh, ndërsa vendi I dytë që shkon direkt në elitën e futbollit vendor është 4 pikë. Është një rezultat i arritshëm duke marrë pa sysh ekipin që posedojmë dhe kualitetin që kemi. Ne e bëmë punën tonë, shpresojmë që kështu të vazhdojmë deri në fund dhe do t’ia lëmë fushës që deri në fund të vendos “ tha ndihmës trajneri Saimr Fetai
Sezoni pranveror ë Ligën e dytë të futbollit starton më 15 shkurtë, ndërsa ekipi nga Çegrani, Arsimi është mysafire e ekipit Bellasica në Strumicë, deri atëherë ekipi do të zhvillon edhe një ndeshje të fundit kontrolluese për të pasur një pasqyrë më të qartë rreth formës së futbollistëve që pritet të jenë bartës në të gjitha sfidat që i presin në pranverë
Sport
“KAOS” NË REAL MADRID PARA NDESHJES ME BARCELONËN!
Konflikti Valverde – Çuameni kishte nisur që të mërkurën. Gjithçka filloi në fushë, vazhdoi edhe në zhveshtore, ku debati përfundoi në përleshje fizike.
Sipas raportimeve, gjatë konfliktit Valverde ra dhe goditi kokën në një tavolinë në zhveshtore. Për shkak të seriozitetit të goditjes, mesfushori uruguaian u dërgua menjëherë në spital për ekzaminime shtesë.
Edhe pse lojtari është liruar për trajtim në shtëpi dhe ndodhet në gjendje stabile, protokollet mjekësore kërkojnë pushim të detyrueshëm prej 10 deri në 14 ditësh. Kjo do të thotë se Valverde do ta humbasë me siguri “El Clasicon” e së dielës në “Camp Nou”, ndeshje në të cilën Barcelona mund ta sigurojë matematikisht titullin në La Liga.
Përmes një deklarate zyrtare, Valverde ka mohuar përplasjen fizike.
Në reagimin zyrtar, “klubi mbretëror” theksoi se nuk do të tolerojë sjellje të tilla:
“Real Madridi njofton se pas ngjarjeve të ndodhura këtë mëngjes është hapur procedurë disiplinore ndaj lojtarëve tanë Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni. Klubi do të informojë publikun pas përfundimit të procedurave të brendshme.”
Ky incident shihet si vazhdim i atmosferës së tensionuar brenda skuadrës madrilene.
Kohët e fundit janë raportuar edhe konflikte të tjera mes lojtarëve, përfshirë përplasje ku janë përmendur Antonio Rudiger dhe Kylian Mbappe.
Sipas mediave spanjolle, drejtori i përgjithshëm Jose Angel Sanchez është shokuar nga sjellja e futbollistëve vetëm pak ditë para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit.
Në prag të El-Klasikos, tema kryesore tek tifozët e Real Madridit është peticioni online që kishte nisur më herët, nëse duan që Kilian Mbappe të largohet nga “Mbretërit”. Qëllimi ishte të arrihen 200.000 nënshkrime, por peticioni u bë më viral se sa që pritej dhe tashmë ka 2.8 milion nënshkrime, të tifozëve që pajtohen që Mbappe të largohet nga “Santjago Bernabeu”.
Sport
MËSOHEN EKIPET FINALISTE NË EUROPA DHE KONFERENCË LIGA
Mësohen ekipet finaliste edhe në Ligën Europa dhe të Konferencës.
Në finale të Europa Ligës me 20 maj në Stamboll do të përballen Freiburg – Aston Vila, ndërsa në atë të Konferencë Ligës më 27 maj në Lajpcig do të përballen Rayo Vajekano – Crystal Palas.
Aston Vila dhe Freiburgu janë dy finalistet e sezonit 2025/2026 në Ligën e Europës. Dy duelet e kthimit të raundit gjysmëfinal, prodhuan plot 8 gola, teksa skuadra e Unai Emeri, mposhti 4 – 0 Notingham Forestin, duke përmbysur kështu rezultatin e sfidës së pare.
Mbrëmje historike edhe për Freiburgun, që fitoi me rezultatin 3 me 1 ndaj Bragës. Aston Vila i dha fund serisë prej tre humbjesh radhazi dhe siguroi kualifikimin në finalen e dytë europiane në historinë e klubit, ku do të përballet me Freiburgu, 44 vite pas finales së parë.
Ndeshja finale e Europa Ligës Freiburg – Aston Vila zhvillohet më 20 maj në Stamboll
Në Konferencë Liga, Rajo Vajekano ka shkruar historinë duke siguruar për herë të parë kualifikimin në një finale të kupave europiane, pasi mposhti francezët e Strasburgut 1-0.
Në finale është kualifikuar edhe Crystal Palace, ekip e cila eliminoi Shakhtar Donetskun me rezultatin 2-1. Edhe për klubin anglez kjo do të jetë finalja e parë europiane në histori, ndërsa synimi do të jetë fitimi i trofeut të dytë madhor në më shumë se 120 vite ekzistencë profesionale.
Ndeshja finale mes Rayo Vajekano – Crystal Palas do të zhvillohet më 27 maj në Lajpcig.
Tanimë kur dihen të gjitha ekipet finaliste në garat evropiane të UEFA-së, nga gjashtë të skuadrat finaliste të garave evropiane, katër trajnerë janë spanjollë, Luis Enrike si trajner i PSG-së dhe Mikel Arteta i Arsenalit, do të kërkojnë trofeun e Ligës së Kampionëve.
Unai Emeri me Aston Vilën synon trofeun e Europa League dhe Inigo Perez me Rajo Vajekanon, synon trofeun e Ligës së Konferencës.
Lajme nga vendi
LIGA E PARË: TETOVA DHE SHKUPI NË QENDËR TË VËMENDJES!
Të shtunën dhe të dielën me fillim në program janë ndeshjet e javës së 31-të të kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor. Kjo javë mund të jetë edhe vendimtare sa i përket titullit kampion por edhe për ekipet që luftojnë për mbijetesë në elitën e futbollit vendor.
Kuqezinjtë tetovar pas dy dështimeve të fundit, disfatës nga Bashkimi në Tetovë dhe barazimit me Sileksin në Kratovë, pothuajse kanë humbur gjasat se mund të mbrojnë titullin kampion.
Derisa matematikisht ende ekzistojnë gjasat, Shkëndija në ndeshjen e nesërme duhet të jetë në nivelin e duhur pasi ekipi nga Struga ka matematikat e veta.
Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Shkup aty ku lideri në renditjen e tabelës Vardari është nikoqire e Sileksit.
Me fitore eventuale Vardari do të ishte edhe një hap pranë titullit kampion .
Nesër në program është edhe ndeshja në Manastir mes Pelisterit dhe Shkupit, ku vendasit janë favorite absolute.
Të tre ndeshjet e së shtunës fillojnë ora 16:00.
Tre ndeshjet tjera të javës së 31-të zhvillohen të dielën me fillim në ora 16:00, takohen: Arsimi – Bashkimi, Makedonija Gj.P – Tikveshi dhe AP Brera- Rabotniçki.
-
Lajme nga bota2 months ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni2 months agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport2 months agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

