Connect with us

Lajme nga vendi

Vazhdon debati për ndryshimet ligjore në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, kërkohet transparencë më e madhe

Published

on

Vazhdon debati publik për ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Ministri Zllatko Perinski në Gostivar tha se qëllimi kryesor është rritja e transparencës dhe llogaridhënien në punën e përditshme të komunave.

“Hapje më e madhe në drejtim të krijimit të politikave nga ana e kryetarëve të komunave, më shumë të jenë të hapur ndaj qytetarëve që të parandalohet puna e cila praktikisht është prioritet për hapjen e këtij ligji, e ajo është për tërheqje përmes referendumit për kryetarin. Pse them se është shumë e rëndësishme, pasi për momentin jemi dëshmitarë të një numri të vogël të kryetarëve të komunave të cilët sillën në mënyrë devijuese dhe e keqpërdorin besimin e dhënë nga ana e qytetarëve. Vlerësoj se jemi në rrugë të drejtë për të krijuar një zgjidhje ligjore të qëndrueshme dhe kualitative me çka në periudhën e ardhshme do iu përgjigjet edhe nevojave të vetëqeverisjes lokale por gjithsesi edhe qytetarëve”, deklaroi Zllatko Perinski, ministër i Pushtetit Lokal. /Alsat.mk

Lajme nga vendi

Digjet automjeti i një prokurori në Shkup, Prokuroria: Punojmë në zbardhjen e rastit

Published

on

Autorë të panjohur mbrëmë i kanë vënë flakën automjetit të një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup. Nga Prokuroria thonë se po ndërmerren në mënyrë intensive veprime për zbulimin e autorëve dhe po sigurohen të gjitha dëshmitë në terren.

Indiciet e para, siç thonë nga Prokuroria, çojnë në ndërlidhje të mundshme me faktin që prokurori publik vepron në dy lëndë të ndjeshme, në të cilat për momentin ndërmerret në mënyrë intensive aksion hetues.

Organet e hetimit punojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe vërtetimin e plotë të shkaqeve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në Tetovë mungojnë lokacionet për takistët

Published

on

Nga viti në vit, numri i auto-taksive të licencuara në territorin e komunës së Tetovës shënon rënie. Sipas autoriteteve komunale problemi me auto-taksitë është problem në nivel të shtetit dhe jo vetëm në Tetovë.Megjithatë, edhe ato pak taksi që kanë ngelur hasin në shumë probleme. Pak vende të caktuara për parkim, ndërsa shpesh herë ata duhet që të mos arrjnë të parkohen edhe në vendet e tyre të caktuara sepse aty parkohen vetura tjera. Nga kompanitë që aktualisht janë duke zhvilluar këtë veprimtari nënvizojnë se konkurrenca e pandershme gjithnjë ka ndikuar negativisht në punën e tyre, pasi shumë taksistë punojnë në mënyrë ilegale, ndërsa janë të detyruar të paguajnë kontributet për vozitësit, por edhe licenca për punën e tyre. Kjo situatë, sipas tyre, është shumë e vështirë ngase detyrimet ndaj shtetit janë të larta, kurse shumë të vogla janë hyrjet nga puna që kryejnë.

“Të gjindesh si mundesh, në vendet tona parkohen veturat tjera dhe nuk mund të parkohesh prej tyre.Ka shenja, ka vende të caktuara gjithandej, por nga veturat private nuk mund të parkohesh.Në këtë rast kam gjetur fatmirësisht vend dhe nëse nuk gjen vend duhet të jesh në lëvizje tërë kohën” thotë një taksist.

Nga ana tjetër, komuna e Tetovës ditë më parë ka hapur thirrje për licenca për ushrimin e veprimatrisë së auto-taksive. Në bazë të kërkesave që do të arrijnë aq vendqëndrime do të planifikohen nga komuna, tha kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami.

Dekklarata Billi

Jo zyrtarisht mësohet se shumë kompani që nuk kanë vazhduar licencat i janë bashkangjitur punës në mënyrë jolegale, pasi nuk kanë mundur të mbijetojnë në një konkurrencë jolojale, ku pjesa dërmuese e këtyre të fundit nuk posedojnë licenca.Ndryshe, vendimi I këshillit të vitit 2013 është se veturat e taksistëve duhet që të kenë ngjyrë të bardhë.Po në atë vit komuna e Tetovës gjegjësisht sektori për rrugë dhe komunikacion  ka caktuar  rreth 40 lokacione me kapacitet të ndryshëm për parkim të auto-taksive.

Advertisement

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shpëtoi nga burgu 22 vjeçarin, gjykatësja largohet nga grupi i punës  

Published

on

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov e shkarkoi gjykatësen Daniella Aleksovska Stojanovska nga pozita e anëtares së grupit punues për Kodin Penal në kuadër të ministrisë, për shkak të reagimeve në opinion se gjykatësja paraprakisht e ka shpëtuar nga burgu Vasill Jovanovin, i cili është kapur me lëndë narkotike.Jovanov, në vend që të ndodhej në burg, në gjendje të dehur, pa patentë shofer dhe në semafor të kuq, aksidentoi për vdekje 23-vjeçaren Frosina Kullakova. Filkov, kërkoi nga Këshilli Gjyqësor ta rishqyrtojë veprimin e gjykatës. Derisa vazhdon revolta e qytetarëve të cilët kërkojnë llogari, kreu i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski, thekson se do të shqyrtohet rasti dhe nëse ka pasur shkelje do të ketë sanksione.

“Nuk e di konkretisht çështjen, nuk e di cilat kanë qenë provat, si ka qenë ngjarja dhe nuk do të guxoja të komentoj në lidhje me vendimin derisa nuk e shoh lëndën e plotë. Sigurisht, se do të shqyrtohet. Gjithkund ku ka lëshim, do të sanksionohet. Të gjithë angazhohemi për sundimin e ligjit, domethënë nuk njoh dikë që pajtohet që të na ndodhin gjendje të këtilla”, tha Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Jovanov, i cili më 29 janar duke vozitur në gjendje të dehur, pa patentë shoferi dhe duke kaluar në semafor të kuq, e goditi për vdekje Frosinën.Pavarësisht se është kapur me marijuanë dhe kokainë, në vend që të përfundojë në burg, gjykata i ka shqiptuar masë për dërgim në shtëpinë edukuese-korrektuese në Tetovë.Megjithatë, Jovanov nuk ka shkuar në shtëpinë korrektuese pasi që lënda është në procedurë ankimuese në Apel. Qytetarët kanë shprehur revoltën ndaj veprimit të gjykatës nëpërmjet protestës.

 

 

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat