Connect with us

Sport

KF BESA FITOI MIQËSOREN KUNDËR PELISTERIT

Published

on

Klubi I futbollit Besa e Dobërdollit  në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit  të dielën ka zhvilluar  ndeshje kontrolluese me Pelisterin e Manastirit  të  cilën e ka  fituar me rezultatin  2-0  duke dëshmuar  lojë të mire të cilësore që do të thotë se ka lënë të kënaqur stafin teknik që drejtohet nga Gorazd Mihajllov.

Autor  të golave  në fitoren 2-0 ishin Arsim Lamallari dhe Admir Latifi, të cilët vulosën suksesin e Besës në këtë ndeshje kontrolluese . Ky rezultat  dhe  loja  cilësore  janë një sinjal pozitiv për ekipin në prag të vazhdimit të kampionatit, kur  dihet se  synimi parësor është mbetja në elitën e  futbollit vendor

Ekipi Besa. nga Ohri kthehet të martën, pasi në stadiumin e qytetit në Gostivar me fillim në orën 13:30  do të do të zhvilloj  ndeshje kontrolluese  me  Bregallnicën e Shtipit, pas të cilës ndeshje ekipi do të ketë 2 ditë pushim, ndërsa ndeshja  fundit kontrolluese para fillimit të sezonit pranveror  do të zhvillohet  më  8  shkurt  kundër  ekipit Struga Trim  Lum.

Sezoni pranveror në Ligën e parë fillon më 16 shkurt me ndeshjet e javës së 19-të, ku ekipi nga  Dobërdolli është mysafire e Voska Sportit.

  Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

Sport

HENDBOLL: DANIMARKA FITON TITULLIN E KATËRT KAMPION BOTE

Published

on

Kombëtarja daneze fitoi medaljen e artë në Kupën e Botës për të katërtën herë radhazi, pasi në finalen e madhe  të zhvilluar në Oslo të Norvegjisë  mposhti Kroacinë me rezultatin 32 : 26. Me këtë  fitore Danimarka  bëhet kombëtarja e pare  cila fiton katër herë me radhë titullin kampion bote në hendboll për meshkuj, që paraqet një rekord në hendbollin botërorë.

Pas  përfundimit Federata Botërore e hendbollit shpalli   formacionin më të mire të këtij botërori  ku janë përfshi  lojtarë nga katër skuadrat më të mira kombëtare.

Një nga hendbollistët më të mirë në botë Matthias Gidsel u shpall MVP i Kupës së Botës, por edhe përfundoi si golashënuesi më i mirë, duke shënuar 74 gola në nëntë ndeshje.

Hendbollistët kroat Mario Shoshtariç dhe Ivan Martinoviç  u përzgjodhën në formacionin e yjeve ndërsa  çmimi për hendbollistin më të mirë të ri e fitoi  portugezi Francisco Costa .

Ndërkohë që dje pas dite u zhvillua edhe ndeshja për vendin e tretë të Botërorit, të cilën e fitoi Franca, pasi mposhti Portugalinë me shifra të ngushta 35:34.

Advertisement

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

PËRFUNDOI FAZA E LIGËS  NË LIGËN E KAMPIONËVE

Published

on

Nëntë fitore të skuadrave  vendase, dy barazime  dhe shtatë  fitore të  ekipeve mysafire me  gjithësejt  63 gola të shënuar është epilogu i  raundit të tetë  dhe të fundit  në  fazën e ligës të  edicionit 2024/2025, që përherë të parë u zhvillua  me  formatin e ri të Ligës së Kampionëve. Pas këtyre  ndeshjeve tetë ekipet e para   direkt kualifikohen në fazën  tjetër tetë skuadrat tjera do të mësohen pas  ndeshjeve  të  play off-t të cilat ekipe do të luajnë me sistemin e eliminimit direkt pas shortit që hidhet të premten ku do të përcaktohen  dyshet . Tetë ekipet e kualifikuara direkt për fazën  tjetër janë: Liveruuli, Barcelona, Arsenali,  Interi, Atletiko Madridi, Bajer Leverkusen, Lille dhe Aston Vila, ndërkaq ekipet që u  renditën nga pozita e 9-të deri në pozitën e 24-të do të luajnë në play off ndërsa  dyshet  do të mësohen pas  shortit që do të hidhet të premten.

Në bazë të renditjes mund të pritet  që  të ketë një ndeshje   mes  dy  ekipeve të mëdha  dhe  atë me  Mançester Sitit  me Real Madrid ap Bajern Mynih, ndërsa  mund  të ketë edhe përballje Juventus-Milan.

Gjithashtu, të premten do të hidhet shorti edhe për fazën tjetër, ku dy fitueset e minigrupit 1 do të ndeshen përkatësisht me Liverpulin ose Barcelonën, fitueset e minigrupit 2 me Lilën ose Aston Vilën, fitueset e minigrupit 3 me Atletiko Madrid ose Leverkusenin, si dhe fitueset e minigrupit 4 me Arsenalin ose Interin.

 

Rezultatet e  raundit të tetë

Advertisement

Aston Villa – Celtic 4-2

Barcelona – Atalanta 2-2

Bayer Leverkusen – Sparta Prag 2-0

Bayern – Slovan Bratislava 3-1

Borussia Dortmund – Shakhtar 3-1

Advertisement

Brest – Real Madrid 0-3

Dinamo – AC Milan 2-1

Girona – Arsenal 1-2

Inter – Monaco 3-0

Juventus – Benfica 0-2

Advertisement

Lille – Feyenoord  6-1

Manchester City -Club Brugge 3-1

PSV – Liverpool 3-2

Salzburg – Atletico Madrid 1-4

Sporting – Bologna 1- 1

Advertisement

Sturm Graz – RB Leipzig 1-0

Stuttgart – PSG 1-4

Young Boys – Crvena zvezda 0-1
Shaban Sinani/TV Koha
Continue Reading

Sport

FABRICE TAMBA PËRFORCIM I EKIPIT SHKËNDIJA

Published

on

Klubi i futbollit  Shkëndija  në  pritje  të pjesës  pranverore të kampionatit  ku edhe  do të vendoset  për  renditjen e përgjithshme  të ekipeve, nga  dita e sotme  në radhët e veta ka sjell ish futbollistin e Shkupit senegalezin  Fabricie Tamba. Sulmuesi  21  vjeçar   te  skuadra e Shkupit  erdhi në  fillim të kampionatit 2024/2025 dhe  ka  luajtur  si titullar  në 12 ndeshje dhe ka regjistruar 3  gola.  Pas  firmosi  për  ekipin  e Shkëndijës  për  kanalin zyrtar  të klubit  është shprehur  tepër  i kënaqur  që i bashkëngjitet  ekipit tetovar

 ‘’Mirë fillimisht  ishte  befasi . Në fillim unë nuk e dija se do të luaj me  këtë ekip. Kam luajtur  kundër Shkëndijës, mendoj  ishte në fillim të sezonit, ishte ndeshje e vështirë, dolëm me  barazim 1-1. Por  sigurisht unë pashë vërtet cilësi të mirë. Sigurisht se kur kam dëgjuar se ky ekip më dëshiron mua isha  shumë i lumtur sepse unë vërtet  dua të luaj për këtë për këtë skuadër’’

Përforcimi më i ri i Shkëndijës senegalezi Tamba  ka pohuar se  nuk ka njohuri për historikun e Shkëndijës  por  e dinë që është skuadër e madhe.

 “Mirë, vërtet nuk e di storjen e plotë, por sigurisht se do të tentoj të mësoj sa më shumë që do të mundem. E di se është ekip i madh, ambicie të mëdha, edhe presion i madh. Por e di se ekipi dëshiron të jetë kampion, të fitojmë ligën sigurisht. Mendoj tani jemi në krye të renditjes dhe e di se jam këtu për atë. Jam këtu të ndihmoj ekipin sa më shumë që do të jetë e mundur, të ndihmoj ekipin të realizojë ambiciet. Mirë, mendoj se ne do t’ia dalim.”

Futbollisti Fabrice Tamba I  cili nga  sot edhe  zyrtarisht është pjesë e ekipit  tetovar  që  nga  dita e sotme  do të udhëton në Antalia për t’iu bashkangjitur  ekipit   në përgatitje  për  pjesën pranverore të kampionatit 

Advertisement

Shaban Sinani / TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat