Site icon Tetova Expres

KF BESA FITOI MIQËSOREN KUNDËR PELISTERIT

Klubi I futbollit Besa e Dobërdollit  në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit  të dielën ka zhvilluar  ndeshje kontrolluese me Pelisterin e Manastirit  të  cilën e ka  fituar me rezultatin  2-0  duke dëshmuar  lojë të mire të cilësore që do të thotë se ka lënë të kënaqur stafin teknik që drejtohet nga Gorazd Mihajllov.

Autor  të golave  në fitoren 2-0 ishin Arsim Lamallari dhe Admir Latifi, të cilët vulosën suksesin e Besës në këtë ndeshje kontrolluese . Ky rezultat  dhe  loja  cilësore  janë një sinjal pozitiv për ekipin në prag të vazhdimit të kampionatit, kur  dihet se  synimi parësor është mbetja në elitën e  futbollit vendor

Ekipi Besa. nga Ohri kthehet të martën, pasi në stadiumin e qytetit në Gostivar me fillim në orën 13:30  do të do të zhvilloj  ndeshje kontrolluese  me  Bregallnicën e Shtipit, pas të cilës ndeshje ekipi do të ketë 2 ditë pushim, ndërsa ndeshja  fundit kontrolluese para fillimit të sezonit pranveror  do të zhvillohet  më  8  shkurt  kundër  ekipit Struga Trim  Lum.

Sezoni pranveror në Ligën e parë fillon më 16 shkurt me ndeshjet e javës së 19-të, ku ekipi nga  Dobërdolli është mysafire e Voska Sportit.

  Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

Exit mobile version