Connect with us

Sport

HENDBOLL:  MAQEDONIA KUALIFIKOHET NË FAZËN KRYESORE

Published

on

Përfaqësuesja e Maqedonisë e përfundoi me sukses fazën e parë të Kampionatit Botëror në Kroaci, Danimarkë dhe Norvegji. Me fitoren kundër Guineas  29-20  në ndeshjen e fundit, Maqedonia siguroi zyrtarisht një vend për fazën kryesore, ku do të luajë edhe tre ndeshje të tjera.

Hendbollisti i Maqedonisë së Veriut, Filip Kuzmanovski ishte golashënuesi më  mirë me 12 gola , ndërsa në tre ndeshjet ai ka  gjithsejtë 31 gol dhe 9 asiste  duke  kryesuar  listën e golashënuesve më të mirë, i ndjekur nga  holandezi Ten Felde me 30 gola dhe  gjermani Usçins me  24 gola.

Maqedonia nuk do të ndryshojë qytet dhe ndeshjet e saj do t’i luajë në “Varazhdin Arena” kundër tre ekipeve më të mira nga Grupi C – Francës, Austrisë dhe Katarit.  Ndeshja mes  Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë  do të zhvillohet të martën  me fillim në ora 15:30 në ‘’Varazhdin Arena ‘’  në  Varazhdin, ndërkaq më 25 janar po në të njëjtën palestër me fillim në ora  20:30 zhvillohet ndeshja  kundër Francës

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut përfundoi fazën e parë me tre pikë, me fitore kundër Guineas, barazim me Hungarinë dhe humbje nga Holanda.Shaban Sinani / TV Koha

Advertisement

Sport

KF BESA  VIJON PËRGATITJET SIPAS PLANIT TË STAFIT TEKNIK

Published

on

Ekipi nga Dobërdollit për të siguruar  mbijetesën  në elitën e futbollit vendor  vijon përgatitjet  sipas  planit, ndërsa  nga  dita e nesërme  fillon edhe me  ndeshjet kontrolluese.

 Klubi  i  futbollit  Besa  e Dobërdollit nga  10 janari nën drejtimin  e  shefit të stafit teknik  Gorazd Mihajllov , në kushtet aktuale në Gostivar vijon përgatitjet për  pjesën pranverore  të  kampionatit  në  elitën e futbollit vendor.  Për  punën  fazës së parë drejtori  teknik Izair Emini thotë  se është i kënaqur  me  punën  e  kësaj  faze  pasi  po punohet  me përkushtim dhe seriozitetin e nivelit  më të lartë.

  ‘’Fazën e parë  e kemi  filluar  më 10 janar dhe normalisht  shkon   sipas  asaj që ka planifikuar trajneri. Mirëpo  kohën e fundit  pak edhe  kushtet atmosferike na  vështirësuan në fakt, mirëpo çdo gjë shkon sipas planit. Faza e para  vijon shumë mirë  dhe normalisht  fazën e parë  presim ta përmbyllim me dy ndeshje kontrolluese . me datën 22  jemi  Arsimin e Çegranit  dhe më pas me Skopjen’’  deklaroi Izair Emini  drejtor  sportiv në KF Besa

 Drejtori  sportiv Izair Emini  tha  se  faza  kryesore  do të  zhvillohet  në Ohër  ku edhe  do të zhvillohen  tre  ndeshje kontrolluese

Faza e dytë është planifikuar  nga  data  28 janar. Do të thotë që ne  do të shkojmë në qytetin e Ohrit  ku edhe  atje  kemi  planifikuar  tre  ndeshje kontrolluese   do të shohim  cilat ekipe  do të jenë atje. Thanë se  ka  ekipe   nga  Serbia, Kosova është edhe  një ekip e Ohrit.  Do të shkojmë atje  ku   ndoshta  do të ketë kushte më të mira  për punë , më të rehatshme që të kalojmë fazën e dytë atje  në Ohri ‘’ tha Izair Emini.

Advertisement

 Ekipi  gjatë këtij afati kalimtar në radhët veta ka sjell  dy përforcime  ndërsa  ditëve në vijim priten edhe tre të tjerë

 ‘’Është e vërtet  që ky afatë kalimtar është i vështirë , tani në këtë detyrë të re e shohë se sa i vështirë afati kalimtar i janarit.  Momentalisht neve  kemi sjell dy futbollist  ata  janë Shefit Shefiti  dhe japonezi Jememi  Kande. Jemi në bisedime   në fakt në fazën përfundimtare  të tre lojtarëve  që  duhet të na  vinë. Po presim që të na vinë pasi kemi  pak probleme edhe me vizat e punës  që na  vështirësojnë punën . Por presim  që nga  kjo javë të na  bashkohen  dhe  në Ohër të kompletohemi si ekip‘’tha drejtori sportiv Izair Emini

Pjesa  pranverore e kampionatit  fillon më 17 shkurt, ndërsa Besa e Dobërdollit është mysafire e n Voska Sportit, ndërsa qëllimi  parësor  i ekipit është të  sigurohet mbijetesa

Continue Reading

Sport

CHAMPIONSI RITHEHET SOTME 9 NDESHJE INTERESANTE

Published

on

Pas një pauze të gjatë, sot dhe nesër rikthehen ndeshjet xhiros s; shtatë të garës më të fortë për klubet evropiane, ato të Ligës së Kampionëve.

Në program janë ndeshjet e xhiros së parafundit të fazës së ligës, format ky që po aplikohet për herë të parë në këtë garë, ndërsa sot do të zhvillohen nëntë ndeshje.

Dy sfidat e para që do të luhen më herët janë ato mes Monakos e Aston Villas dhe Atalanta e Shturm Grazit.

Në orën 21:00, Barcelona  në transafertë  kundër  Benfikas  në  Lisbonë do të synojë të sigurojë biletën e kualifikimit në fazën tjetër të garave . Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo që do të luhet në Madrid, mes Atletiko Madridit dhe Bajer Leverkuzenit, po ashtu në orën 21:00. Juventusi në ndërkohë do të ketë punë në udhëtim me Klub Brizhin, ndërsa Liverpulli do të jetë nikoqir i Lille-s në stadiumin “Anfield”.  Në Beograd   ka një ndeshje interesante  ku  Crvena Zvezda  sfidon PSV-n, skuadra  italiane Bollonja takohet me Borusia Dortmund   dhe ndeshja e  fundit është ajo mes Slovan Bratislava dhe Shtutgart

XHIROJA E 7-të, takohen:

Advertisement

18:45 Atalanta – Sturm Graz

18:45 AS Monako – Aston Villa

21:00 Atletiko Madrid – Bajer Leverkuzen

21:00 Benfika – Barcelona

21:00 Bolonja – Borusia Dortmund

Advertisement

21:00 Klub Brizh  – Juventus

21:00 Crvena Zvezda – PSV

21:00 Liverpull – Lille

21:00 Slovan Bratislava – Shtutgart
Shaban Sinani/ TV Koha
Continue Reading

Sport

TENIS: MËSOHEN ÇEREKFINALISTËT E AUSTRALIA OPEN

Published

on

Grand slami “Australia Open 2025” nga dita e sotme dihen edhe  tenistët të  cilët   janë kualifikuar  në fazën çerekfinale  

 Në kategorinë e meshkujve  aktualisht tenisti  numër  një në botë  Jannik Sinner  mundi  danezin Holger Rune   3- 1 në sete. Në çerekfinale shkon edhe italiani tjetër Lorenzo Sonego, që mundi  tenistin Learner Tien me rezultatin  3-1 në sete.  Dy  çerekfinalistët  tjerë janë amerikani Ben Shelton, që përfitoi nga tërheqja në setin e katërt e francezit Gael Monfils  dhe çerekfinalisti i fundit është Alex de Minaur i Australisë.

Te femrat, polakja Iga Swiatek aktualisht  numri  2 në botë , mundi tenisten Eva Lys, 2-0 në sete . Kualifikohet edhe ukrainasja Elina Svitolina  që mundi  Veronika Kudermetova  me rezultatin  2-0 në sete

Dy tenistët e fundit që fituan sot janë amerikanet Emma Navarro e Madison Keys, që mundën respektivisht me të njëjtin rezultat 2-1 Daria Kadatkina dhe Elena Rybakina.

Ndeshjet  çerekfinale  të “Australia Open 2025”  do të zhvillohen  të martën dhe të mërkurën

Advertisement

 Çerekfinale-Femra

C.Gauff – P.Badosa

A.Sabalenka – APavlyuchenkova

E.Navarro – I.Swiatek

M.Keys – E.Svitolina
 

Çerekfinale-Meshkuj

Advertisement

T.Paul – A.Zverev

C.Alcaraz – N.Djokovic

B.Shelton – L.Sonego

J.Sinner – A.de Minaur

Shaban Sinani / TV Koha

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat