Përfaqësuesja e Maqedonisë e përfundoi me sukses fazën e parë të Kampionatit Botëror në Kroaci, Danimarkë dhe Norvegji. Me fitoren kundër Guineas 29-20 në ndeshjen e fundit, Maqedonia siguroi zyrtarisht një vend për fazën kryesore, ku do të luajë edhe tre ndeshje të tjera.
Hendbollisti i Maqedonisë së Veriut, Filip Kuzmanovski ishte golashënuesi më mirë me 12 gola , ndërsa në tre ndeshjet ai ka gjithsejtë 31 gol dhe 9 asiste duke kryesuar listën e golashënuesve më të mirë, i ndjekur nga holandezi Ten Felde me 30 gola dhe gjermani Usçins me 24 gola.
Maqedonia nuk do të ndryshojë qytet dhe ndeshjet e saj do t’i luajë në “Varazhdin Arena” kundër tre ekipeve më të mira nga Grupi C – Francës, Austrisë dhe Katarit. Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë do të zhvillohet të martën me fillim në ora 15:30 në ‘’Varazhdin Arena ‘’ në Varazhdin, ndërkaq më 25 janar po në të njëjtën palestër me fillim në ora 20:30 zhvillohet ndeshja kundër Francës
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut përfundoi fazën e parë me tre pikë, me fitore kundër Guineas, barazim me Hungarinë dhe humbje nga Holanda.Shaban Sinani / TV Koha