Sport
KF BESA VIJON PËRGATITJET SIPAS PLANIT TË STAFIT TEKNIK
Ekipi nga Dobërdollit për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit vendor vijon përgatitjet sipas planit, ndërsa nga dita e nesërme fillon edhe me ndeshjet kontrolluese.
Klubi i futbollit Besa e Dobërdollit nga 10 janari nën drejtimin e shefit të stafit teknik Gorazd Mihajllov , në kushtet aktuale në Gostivar vijon përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit në elitën e futbollit vendor. Për punën fazës së parë drejtori teknik Izair Emini thotë se është i kënaqur me punën e kësaj faze pasi po punohet me përkushtim dhe seriozitetin e nivelit më të lartë.
‘’Fazën e parë e kemi filluar më 10 janar dhe normalisht shkon sipas asaj që ka planifikuar trajneri. Mirëpo kohën e fundit pak edhe kushtet atmosferike na vështirësuan në fakt, mirëpo çdo gjë shkon sipas planit. Faza e para vijon shumë mirë dhe normalisht fazën e parë presim ta përmbyllim me dy ndeshje kontrolluese . me datën 22 jemi Arsimin e Çegranit dhe më pas me Skopjen’’ deklaroi Izair Emini drejtor sportiv në KF Besa
Drejtori sportiv Izair Emini tha se faza kryesore do të zhvillohet në Ohër ku edhe do të zhvillohen tre ndeshje kontrolluese
‘’Faza e dytë është planifikuar nga data 28 janar. Do të thotë që ne do të shkojmë në qytetin e Ohrit ku edhe atje kemi planifikuar tre ndeshje kontrolluese do të shohim cilat ekipe do të jenë atje. Thanë se ka ekipe nga Serbia, Kosova është edhe një ekip e Ohrit. Do të shkojmë atje ku ndoshta do të ketë kushte më të mira për punë , më të rehatshme që të kalojmë fazën e dytë atje në Ohri ‘’ tha Izair Emini.
Ekipi gjatë këtij afati kalimtar në radhët veta ka sjell dy përforcime ndërsa ditëve në vijim priten edhe tre të tjerë
‘’Është e vërtet që ky afatë kalimtar është i vështirë , tani në këtë detyrë të re e shohë se sa i vështirë afati kalimtar i janarit. Momentalisht neve kemi sjell dy futbollist ata janë Shefit Shefiti dhe japonezi Jememi Kande. Jemi në bisedime në fakt në fazën përfundimtare të tre lojtarëve që duhet të na vinë. Po presim që të na vinë pasi kemi pak probleme edhe me vizat e punës që na vështirësojnë punën . Por presim që nga kjo javë të na bashkohen dhe në Ohër të kompletohemi si ekip‘’tha drejtori sportiv Izair Emini
Pjesa pranverore e kampionatit fillon më 17 shkurt, ndërsa Besa e Dobërdollit është mysafire e n Voska Sportit, ndërsa qëllimi parësor i ekipit është të sigurohet mbijetesa
![]()
Sport
LIGA E KAMPIONËVE RIKTHEHET ME DISA SUPER NDESHJE
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me një mbrëmje të zjarrtë futbolli, ku disa nga klubet më të mëdha evropiane zbresin në fushë në kuadër të fazës së ligës.
Liga e Kampionëve vazhdon sonte me një seri përballjesh të forta në fazën e ligës, ku në program janë ndeshje si Bodo/Glimt–Manchester City, FC Copenhagen–Napoli, Real Madrid–Monaco, Sporting CP–PSG, Dortmund–Tottenham dhe Villarreal–Ajax. Megjithatë, vëmendja kryesore është te dueli i orës 21:00 mes Interit dhe Arsenalit, një përballje direkte mes dy skuadrave që synojnë pozitat më të larta në renditje.
Arsenali hyn në këtë sfidë si lider absolut i tabelës. Pas gjashtë ndeshjeve, “Topçinjtë” kanë regjistruar gjashtë fitore nga gjashtë takime, me golavarazh 17:1 dhe plot 18 pikë, duke qenë skuadra më konstante e këtij edicioni. Forma e tyre perfekte e bën Arsenalin favorit në letër, sidomos duke pasur parasysh stabilitetin defensiv dhe efikasitetin në sulm që e kanë shfaqur deri tani.
Në anën tjetër, Interi renditet në vendin e gjashtë me 12 pikë nga gjashtë ndeshje, me bilanc katër fitore dhe dy humbje, si dhe golavarazh 12:4. Zikaltrit vijnë në këtë përballje me nevojën për një rezultat pozitiv për të forcuar pozicionin e tyre në zonën e kualifikimit dhe për t’iu afruar skuadrave të kreut.
Ndeshja ndaj Arsenalit pritet të jetë një test i madh për ambiciet e Interit, ndërsa për londinezët një mundësi për të konfirmuar dominimin në krye të tabelës.
Sport
RENDITJA FIFA: KOSOVA NGJITET NË POZITËN E 79-TË
Spanja vazhdon të kryeson renditjen e FIFA-s para Argjentinës dhe Francës. Shqipëria mbeten në pozitën e 63-të, ndërsa Maqedonia në pozitën e 66-të Kosova ngjitet një vend më lartë dhe tani pozicionohet e 70-ta në renditjen e fundit të FIFA-s
Federata Botërore e futbollit FIFA ka publikuar renditjen përfundimtare për ekipet kombëtare për vitin 2025. Sa i përket pesë vendeve të para aty nuk ka asnjë ndryshim pas Spanja vazhdon të kryeson renditjen me 1877 para Argjentinës me një epërsi shumë të ngushtë. Në pozitën e tretë është Franca që ka 1870 pikë, ndërsa Anglia në pozitën e katërt me në epërsi shumë të ngushtë para Brazilit që është në pozitën e pestë,. Në mesin e 10-të ekipeve të para janë edhe Portugalia , Holanda , Maroku, Belgjika dhe Gjermania.
Kom,bëtaja Shqiptare me 1401 pikë mbetet në pozitën e 63 në renditjen e FIFA-s për muajin dhjetor , ashtu si edhe Maqedonia që ka 1378 pikë nuk ka lëvizur na pozita e 66-të.
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll vazhdon të ngjitet më lartë në renditjen e FIFA-s . “Dardanët” kanë përfituar një pozicion dhe tashmë renditen në pozitën e 79-të me 1309 pikë.
Për renditjen e fundit të publikuar nga FIFA gjithsesi se ka ndikuar edhe përfundimi i Kupës së Kombeve të Afrikës që përfundoi këtë të diel që e lamë pas, ku Senegali ka përfituar plotë pesë vende dhe tani është ngjitur në pozitën e 12-t
SHABAN SINANI – TV KOHA


Sport
NBA: LEBRON JAMES NUK DO TË JETË TITULLAR NË “ALL STAR GAME”
Një lajm i bujshëm vjen nga bota e NBA. Pas 21 sezonesh radhazi, LeBron James nuk do të jetë titullar në ndeshjen e famshme All Star Game që këtë vit do të luhet në 15 shkurt në Inuit Dome, arena e LA Clippers.
Tashmë janë përcaktuar pesëshet e para të kësaj ndeshjeje dhe emri iu 41 vjeçarit nuk figuron mes titullarëve. Ylli i Los Angeles Lakers, gjithsesi ka mundësinë të përzgjidhet si lojtar rezervë dhe tani topi kalon në duart e trajnerëve të NBA që do të vendosin emrat e 14 lojtarëve të tjerë të përzgjedhur nga 7 basketbollistë për çdo Konferencë dhe në 1 shkurt do të publikohen skuadrat e plota që do të luajnë All Star Game. Në këtë sezon, LeBron James ka zhvilluar 24 ndeshje deri tani me një mesatarmbi 22 pikësh, për çdo ndeshje. Në ndeshjet All Star Game, LeBron James në 3 raste është shpallur MVP i ndeshjes
Ndërkaq, për pesëshet titullarë, zgjedhja është bërë përmes një kombinimi të votave të tifozëve 50 %,me ato të lojtarëve të NBA 25 % dhe të gazetarëve 25 % që solli një rezultat të besueshëm në planin teknik përtej popullaritetit të protagonistëve.
Jokiç aktualisht është i dëmtuar, mbetet për t’u parë nëse do të mund të rikuperohet për All Star Game. Të përjashtuarit nga kjo ndeshje janë Donovan Mitchell i Cleveland, që paguan rendimentin e dobët të skuadrës së tij në Konferencën e Lindjes dhe Anthony Edwards i Minnesota, që u parakalua nga Wemby për vendin e fundit disponibël në formacionin e Perëndimit.
Lojtarët e ftuar
LINDJA; Cade Cunnigham (Detroit), Jalen Brunson (Neë York), Tyrese Maxey (Philadelphia), Jaylen Brown (Boston), Giannis Antetokounmpo (Milwaukee).
PERËNDIMI: Stephen Curry (Golden State), Shai Gilgeous-Alexander (Oklahoma City), Luka Doncic (Los Angeles Lakers), Victor Wembanyama (San Antonio), Nikola Jokic (Denver).

