Lajme nga vendi
Kurtulmush: Synim real është rritja e dyfishtë e investimeve turke në vend
Kryetari i Kuvendit të madh nacional të Turqisë, Numan Kurtulmush, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, në intervistë për MIA-n thotë se bashkëpunimi parlamentar vijon marrëdhëniet e përgjithshme miqësore dhe dypalëshe ndërmjet dy vendeve, por gjithashtu pret një rritje të dyfishtë të investimeve turke në vend.
“Siç edhe ju e theksuat, ka marrëdhënie të ngushta mes dy vendeve që reflektohen në vetë bashkëpunimin ekonomik. Sa i përket vëllimit të tregtisë dypalëshe mes dy vendeve tona, vëllimi tregtar është afër një miliard dollarë dhe mendojmë se është i pamjaftueshëm. Ne besojmë se qarkullimi dypalësh prej dy miliardë dollarësh është një synim real që mund të arrihet dhe e di që të dyja palët kanë vullnet për të zhvilluar tregtinë dypalëshe. E dimë se në vend ka një numër të madh të investitorëve turq, të cilët sipas njohurive dhe informacioneve që kam, ofrojnë punësim për mbi 10 mijë qytetarë të këtij vendi”, tha Kurtulmush.
Kompanitë turke, shton ai, janë të pranishme edhe në projektet infrastrukturore, por thekson edhe faktin se në tetor në vend është hapur zyra rajonale e kompanisë nga industria e mbrojtjes “Aselsan”.
“Sigurisht, me këtë rast dua të nënvizoj faktin se në industrinë e mbrojtjes kemi zhvillim të bashkëpunimit dypalësh, faktin se kompania shtetërore turke nga industria e mbrojtjes “Aselsan” ka hapur një zyrë në Shkup, e cila është jo vetëm përgjegjës për Maqedoninë e Veriut, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit. Mendoj se është shumë domethënëse në drejtim të thellimit të bashkëpunimit tonë”, tha kryetari i Kuvendit të Turqisë.
Në aspektin e bashkëpunimit në turizëm, thotë Kurtulmush, Maqedonia e Veriut ka një vend të jashtëzakonshëm për turistët turq, veçanërisht Shkupi dhe shumë qytete të tjera, të cilat, siç theksoi, ngjajnë shumë me qytetet e vjetra osmane si Bursa, Manisa dhe Amasja.
“Vendi dhe qyteti kanë thesare të mëdha historike dhe kulturore dhe kështu vendi dhe qyteti bëhen një atraksion turistik që tërheq një numër në rritje turistësh. Besoj se bashkëpunimi ekonomik dypalësh do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen”, tha kryetari i Kuvendit të Madh nacional të Turqisë, Numan Kurtulmush. /MIA
Lajme nga vendi
Mexhiti: Tashmë po kthehet shteti ligjor dhe besimi në institucione
Qeveria ka bërë pjesën e saj dhe tashmë po kthehet shteti ligjor dhe besimi në institucionet, tha sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti.
“Mesazhi i Qeverisë është se askush nuk është mbi ligjin dhe secili që ka gabuar duhet të mbajë përgjegjësi. Mbetet që MPB-ja, gjyqësori dhe prokuroria të merren me rastin e Grubit dhe të tjerëve, tha Mexhiti në përgjigje të pyetjes së një gazetari pas nënshkrimit të sotëm të Letrës së qëllimit për të mbështetur projektin e parë për kar-shering 100 për qind elektrik, në hapësirat e Qeverisë.
Lajme nga vendi
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Numan Kurtulmuş, vizituan xhaminë e Larme
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se sot së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, prof. Dr. Numan Kurtullmush kanë vizituar Xhaminë e Larme në Tetovë.
“Kënaqësi që sot bashkërisht me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të, prof. Dr. Numan Kurtullmush të vizitojmë Xhaminë e Larme në Tetovë.
Miqësia mes Tetovës dhe Turqisë është një urë e përjetshme që na lidh në vlerat dhe historinë tonë të përbashkët!
Mirë se erdhe në Tetovë mik i nderuar!”, ka shkruar Kasami.
Lajme nga vendi
Kosovari arrestohet për 5 euro në Bllacë, deshti të korruptoj policinë
Më datë 22.12.2024, në ora 21:10, në pikën kufitare Bllacë, në dalje të vendit, zyrtarët policorë të Maqedonisë së Veriut i kanë hequr lirinë V.L (28) nga Kosova, me dyshimin se ka kryer veprën penale të “dhënies së ryshfetit”.
Ai gjatë kontrollit të dokumenteve, i ka dorëzuar policit kufitar një leje qarkullimi të autobusit me targa të Kosovës, të cilin e drejtonte dhe një dokument udhëtimi në të cilin kishte vendosur një kartëmonedhë 5 euro, përcjell INA.
Personi është dorëzuar në Stacionin Policor Mirkovc për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.(INA)
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve