Connect with us

Lajme nga vendi

INCIDENTE NË MANASTIR, SULMOHET EKIPI KB “ÇAIRI 2030”

Published

on

Në Manastir nga tifozë të klubit të basketbollit Pelisteri është  sulmuar ekipi KB ‘’Çairi2030’’, gjatë ndeshje dhe  pas ndeshjes ku është dëmtuar edhe autobusi i skuadrës nga Çairi.

 Klubi i basketbollit “Çair 2030” në një ndeshje  me tensione, ofendime, hedhje të gjësendeve  të ndryshme  gjatë lojës nga  publiku i pranishëm ka pësuar humbjen e  dytë sezonale në Manastir në përballjen me Pelisterin në kuadër të javës së 9-të të kampionatit vendor në Super ligën e basketbollit vendor në kategorinë e meshkujve.  Provokimet  kanë vazhduar edhe pas ndeshjes kur persona të panjohur kanë  gjuajtur me gurë pas autobusit duke  shkaktuar dëme material  dhe duke rrezikuar sigurinë e lojtarëve

ERHAN RAMADAN  – TRAJNER I KB ‘’ÇAIRI 2030’’  0.24 1.14

‘’ Ne  në at ndeshje  ishim të fokusuar  vetë për fitore  por  në sport ka edhe  humbje. Por kisha dashtë të potencojë  aty  nga tifozeria e Pelisterit ishim të fyer. Ishin disa  gjëra të forta të cilat janë drejtua lojtarëve tonë, janë hedhur drejtë lojtarëve tonë. Delegati i kësaj ndeshje  për fat të keq në asnjë moment  nuk e pa të arsyeshme  ta  ndërpretë lojën, në asnjë moment nuk e pa të arsyeshme që ta shprasë tribunën , meqenëse janë hedhur gjësende të forta dhe atë  paramendoni me karrige  janë sulmuar lojtarët tanë.

Trajneri i  klubit të basketbollit Çairi 2030, thotë se ndaj këto gjëra  në vazhdimësi  ndodhin kundër  neve  pasi si dikujt  i pengojmë

Advertisement

ERHAN RAMADAN  – TRAJNER I KB ‘’ÇAIRI 2030’’  1.15 – 1.52

‘’Për fat të keq kjo po ndodhë dhe po vazhdon të ndodhë ndaj neve, dikujt po i pengojmë kjo është punë që po shihet. Por ne  do të  vazhdojmë  punën tonë . Edhe pastaj ishim me përcjellje të policisë dhe në fakt  edhe me  përcjelljen e policisë ishim të sulmuar nga  tofozëria e njëjtë e Pelisterit me gurë. Autobusi jonë është i  sulmuar me gurë. Ne apelojmë  që këto gjëra nuk janë të hijshme për  sport. Ne  do të vazhdojmë të punojmë ne do të vazhdojmë të bëjmë maksimumin të arrijmë qëllimet tona’’

Trajneri  Ramadani premtoi se  përkundër  këtyre  ndodhive   klubi  i  tij në mënyrë profesionale  do të vazhdoj me garat  dhje  do të luftojmë për pozitën e parë. Kujtojmë se skuadra shqiptare ndeshjen e radhës e luan ndaj Kumanovës në Çair.

Lajme nga vendi

Mëngjesin e sotëm, temperatura më e ulët është regjistruar në Kodër të Diellit me -4 gradë Celsius

Published

on

Pasojnë Berova dhe Hanet e Mavrovës  me -1 gradë, Krushevo dhe Lazaropole me 0 gradë, ndërsa në Prilep dhe Strumicë janë regjistruar 1 gradë.

Në Manastirë, Demir Kapija, Shtip dhe Kavadarci është 2 gradë, ndërsa 3 gradë janë matur në Ohër dhe Pretor. Në Gjevgjeli, Diëbër, Kriva Palanka, Vinicë, Veles dhe Kumanov temperatura  4 gradë, ndërsa në Shkup-Petrovec, Tetovë dhe Shkup-Zajçev Rid janë regjistruar 5 gradë. Temperatura më e lartë është në Shkup-Zajeçev Rid me 6 gradë.

Kodëra  e Diellit ka shtresën më të trashë të borës, me 42 centimetra, ndërsa në Hanet e Mavrovës janë regjistruar 29 centimetra borë, dhe në Krushevë shtresa e borës është 6 centimetra.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Lënda “Besa Trans” kthehet nga e para, Apeli e rrëzoi vendimin e Penales

Published

on

Gjykata e Apelit i ka pranuar ankesat e të akuzuarve dhe e ka shfuqizuar vendimin e shkallës së parë për rastin “Besa Trans”, me të cilin pronari Bekim Haxhiu u dënua me 20 muaj burg, mëson Alsat. Lënda do të fillojë nga e para në Gjykatën Penale, ku në bankën e të akuzuarve do të ulet sërish Haxhiu dhe përfaqësuesi i subjektit juridik “Besa Trans”.

Lënda, nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me shkaqet e aksidentit të autobusit të Besa Trans më 23 nëntor të vitit 2021 në Bullgari, ku mbetën të vdekur 45 persona, por me falsifikimin e certifikatës së licencës së autobusit të aksidentuar. Sipas vendimit të shkallës së parë, e cila bazohej në akuzën e Prokurorisë, Haxhiu, përmes shoferëve që drejtonin autobusin ka përdorur certifikatë licence të rrejshme, që nuk e ka lëshuar Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Me të njëjtën, mbi 20 herë ka kaluar kufirin e shtetit. Megjithatë, mbrojtja ka mohuar se ka bërë falsifikim të certifikatës së licencës. Ata, insistojnë në formulimin se për të pasur falsifikim, duhet që dikush të krijojë një dokument të rrejshëm, që sipas tyre në këtë rast, nuk ka ndodhur. Megjithatë, Prokuroria ka deklaruar se provat kanë dëshmuar se autobusi i aksidentuar i kompanisë Besa Trans, në kufi e ka përdorur licencën e përgjithshme, e cila ka të bëjë vetëm me funksionimin e subjektit, në vend të licencës së posaçme. Gjykimi në shkallën e parë për këtë lëndë ka filluar më 15 nëntor të vitit 2022. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Seancë e Komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve

Published

on

Në Kuvend sot mbledhje do të mbajë Komisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve.

Para anëtarëve të Komisionit janë Propozim-Rregullorja për punën e Komisionit për mbikëqyrje në zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve, Propozim-Vendimi për shpalljen e thirrjes publike për angazhimin e dy ekspertëve teknikë për mbështetje të vazhdueshme të Komisionit për mbikëqyrje në zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve dhe Procedura për zgjedhjen e dy ekspertëve teknikë për mbështetje të vazhdueshme në Komisionin për mbikëqyrje në zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve.

Continue Reading

Më të lexuarat