Site icon Tetova Expres

INCIDENTE NË MANASTIR, SULMOHET EKIPI KB “ÇAIRI 2030”

Në Manastir nga tifozë të klubit të basketbollit Pelisteri është  sulmuar ekipi KB ‘’Çairi2030’’, gjatë ndeshje dhe  pas ndeshjes ku është dëmtuar edhe autobusi i skuadrës nga Çairi.

 Klubi i basketbollit “Çair 2030” në një ndeshje  me tensione, ofendime, hedhje të gjësendeve  të ndryshme  gjatë lojës nga  publiku i pranishëm ka pësuar humbjen e  dytë sezonale në Manastir në përballjen me Pelisterin në kuadër të javës së 9-të të kampionatit vendor në Super ligën e basketbollit vendor në kategorinë e meshkujve.  Provokimet  kanë vazhduar edhe pas ndeshjes kur persona të panjohur kanë  gjuajtur me gurë pas autobusit duke  shkaktuar dëme material  dhe duke rrezikuar sigurinë e lojtarëve

ERHAN RAMADAN  – TRAJNER I KB ‘’ÇAIRI 2030’’  0.24 1.14

‘’ Ne  në at ndeshje  ishim të fokusuar  vetë për fitore  por  në sport ka edhe  humbje. Por kisha dashtë të potencojë  aty  nga tifozeria e Pelisterit ishim të fyer. Ishin disa  gjëra të forta të cilat janë drejtua lojtarëve tonë, janë hedhur drejtë lojtarëve tonë. Delegati i kësaj ndeshje  për fat të keq në asnjë moment  nuk e pa të arsyeshme  ta  ndërpretë lojën, në asnjë moment nuk e pa të arsyeshme që ta shprasë tribunën , meqenëse janë hedhur gjësende të forta dhe atë  paramendoni me karrige  janë sulmuar lojtarët tanë.

Trajneri i  klubit të basketbollit Çairi 2030, thotë se ndaj këto gjëra  në vazhdimësi  ndodhin kundër  neve  pasi si dikujt  i pengojmë

Advertisement

ERHAN RAMADAN  – TRAJNER I KB ‘’ÇAIRI 2030’’  1.15 – 1.52

‘’Për fat të keq kjo po ndodhë dhe po vazhdon të ndodhë ndaj neve, dikujt po i pengojmë kjo është punë që po shihet. Por ne  do të  vazhdojmë  punën tonë . Edhe pastaj ishim me përcjellje të policisë dhe në fakt  edhe me  përcjelljen e policisë ishim të sulmuar nga  tofozëria e njëjtë e Pelisterit me gurë. Autobusi jonë është i  sulmuar me gurë. Ne apelojmë  që këto gjëra nuk janë të hijshme për  sport. Ne  do të vazhdojmë të punojmë ne do të vazhdojmë të bëjmë maksimumin të arrijmë qëllimet tona’’

Trajneri  Ramadani premtoi se  përkundër  këtyre  ndodhive   klubi  i  tij në mënyrë profesionale  do të vazhdoj me garat  dhje  do të luftojmë për pozitën e parë. Kujtojmë se skuadra shqiptare ndeshjen e radhës e luan ndaj Kumanovës në Çair.

Exit mobile version