Connect with us

Lajme nga vendi

Një tetovar, ministër i mbrojtjes në Qeverinë e parë shqiptare të kryesuar nga Ismail Qemali

Published

on

A e dini se kryeministri i qeverisë së parë shqiptare, Ismail Qemali, mbrojtjen e shtetit ia besoi një tetovari?! Po, ministri i parë i mbrojtjes së shtetit shqiptar, apo siç njihej atë kohë Ministri i Luftës, ishte Mehmet Deralla.

Ai ishte lindur në Gradec të Tetovës në vitin 1843. Arsimin fillor dhe të mesëm e mori në Tetovë dhe Shkup, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Akademinë Ushtarake të Stambollit. Shkathtësia dhe sukseset e tij bënë që që në moshën 35 vjeçe të merrte titullin e pashait, që nënkuptonte atë të gjeneralit.

Pas shumë vitesh shërbim në ushtrinë osmane, Deralla në shenjë proteste i jep fund kësaj karriere dhe i përkushtohet çështjes shqiptare, duke u vënë në dispozicion të Ushtrisë Vullnetare të Lidhjes së Prizrenit. Pas kësaj, përkushtimi dhe aktiviteti i tij atdhetar ishte i paepur, duke marrë pjesë në lidhje e aksione të shumta, që në nëntor 1912, kulmuan me pavarësinë e Shqipërisë, në Qeverinë e parë të së cilës, Mehmet Dërralla, do të emërohej Ministër i Luftës./tv21.tv

Lajme nga vendi

Mexhiti: Nuk do të ndërtohet baza e asfaltit në Vizbeg

Published

on

Reagimet e qytetarëve për ta ndaluar ndërtimin e bazës së asfaltit në Vizbeg, nuk ka rënë në vesh të shurdhur si herëve të tjera. Tani me Mexhitin në krye të Ministrisë së Mjedisit Jetësor, ky projekt do të ndalohet, pasi është vërtetuar se do të dëmtoj shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin jetësor.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, ka njoftuar se ashtu siç kishte premtuar VLEN para zgjedhjeve nuk do të ndërtohet baza e asfaltit në Vizbeg.

Mexhiti ka shkruar se dje ka vizituar Zonën Industriale të Vizbegut, ku ka takuar sipërmarrësit nga kjo zonë e Shkupit.

“Së bashku diskutuam për sfidat me të cilat përballen, si problemet me rrugën dhe aksesin në zonë, si dhe për çështjen kryesore që ngritën në protestë qytetarët dhe bizneset: ndërtimin e planifikuar të Bazës së Asfaltit. Përforcova qëndrimin tonë se dëgjojmë qytetarët dhe bizneset dhe i informova se kemi anuluar vendimin për ndërtimin e bazës së asfaltit në këtë zonë industriale. Ky vendim u mor duke marrë parasysh argumentet e tyre, të cilat theksojnë dëmet që një aktivitet i tillë do të sillte për shëndetin dhe mjedisin. Ne mbështesim bizneset, por jo me koston e shëndetit dhe natyrës”, ka shkruar Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Durmishi: Çmimi më të lira për shportën e Vitit të Ri, nga marsi rritje të pagës minimale 

Published

on

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka njoftuar se nga marsi i vitit të ardhshëm do të kemi rritje të pagës minimale. Përmes këtij vendimi, ai ka bërë të ditur se është angazhuar për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Durmishi bëri të ditur se në javën e parë të dhjetorit do të mbahet Këshilli Ekonomiko Social, në të cilin, siç njofton ai, do të diskutohet për rritjen e pagës minimale.

Durmishi ka njoftuar se gjatë gjithë kohës është në kontakt me Odat e Ekonomisë, sindikatat, tregtarët dhe prodhuesit.

“Në muajin mars, sipas ligjit do të bëhen përllogaritjet dhe do të shihet se sa do të jetë paga minimale. Fondet janë parashikuar në buxhet për rritjen e pagës minimale, por do të shohim se sa do të jetë në janar dhe shkurt. Qytetarët do të njoftohen javën e ardhshme. Përgatitja për shportën e Vitit të Ri është drejt fundit, janë planifikuar më shumë se 600 produkte që do të mbulohen nga kjo masë, por më shumë detaje do t’ju japim javën e ardhshme sepse planifikohet të shpallet shporta diku të enjten ose të premten”, tha Durmishi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i Ismail Qemalit me urim të veçantë për Ditën e Pavarësisë

Published

on

Stërnipi i Ismail Qemalit, Nedim Vlora, mori pjesë këtë 28 nëntor në festimet që po mbahen në qytetin e Vlorës për Ditën e Pavarësisë.

Nedim Vlora uroi të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit. Ai theksoi se, edhe pse ka jetuar të gjithë jetën e tij në Itali, ndihet shqiptar dhe është krenar për këtë fakt. Vlora shtoi se gjatë periudhës së komunizmit, kur familja e tij nuk kishte mundësi të vinte në Shqipëri, Dita e Flamurit festohej gjithmonë në ambientet e shtëpisë së tyre në Itali. Ai shprehu urimin që shqiptarët të integrohen sa më shpejt në Bashkimin Evropian.

“Këtë festë e kemi festuar gjithmonë, por në shtëpi, pasi nuk mundnim të vinim në Shqipëri, pasi Shqipëria ishte e mbyllur. Në banesën tonë festohej dhe mbyllej gjithmonë me një gotë raki. Ju thashë se më në fund Shqipëria është e lirë dhe demokratike. I uroj të gjithë shqiptarëve një jetë sa më të lumtur. Ju uroj të gjithëve një të ardhme në Evropë”, tha ai.

Babai i Nedim Vlorës është Ismail Qemal Galip Aleksandër, djali i Mahmut Nedimit, i cili është djali i parë i Ismail Qemalit. /EuronewsAlbania

Continue Reading

Më të lexuarat