Connect with us

Lajme nga vendi

“Rusino-Pollog” me probleme të shumta financiare

Published

on

Ndërmarrja publike komunale “Komunalec-Gostivar”, ka filluar të bëjë pagesën e borxheve të mbetura ndaj Ndërmarrjes së Përbashkët Rajonale “Rusino-Pollog”. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i cili thekson se borxhi është duke u paguar brenda mundësive që ka ndërmarrja komunalec.

“Komuna e Gostivarit borxhin ndaj ndërmarrjes së përbashkët ‘Rusino’ e ka shlyer, kurse ndërmarrja komunalec që është ndërmarrje në kuadër të Komunës së Gostivarit e që merret me menaxhimin e mbeturinave – ka borxh. Për shifra të sakta nuk mund të flas, por kohëve të fundit kanë filluar të bëjnë pagesa të rregullta, normal brenda mundësive që i kanë”, deklaroi Limani. Sikurse shumë komuna në rajonin e Pollogut, edhe Komuna e Gostivarit përballet me problemin e deponive të egra. Kreu i komunës megjithatë shprehet se bëjnë përpjekje maksimale që të përmirësojnë gjendjen me deponitë e egra në territorin e Komunës së Gostivarit.

“Kohëve të fundit ka përmirësim të situatës sa i takon menaxhimit me mbeturinat. Nuk kemi ankesa me pikët e grumbullimit dhe mendoj se deri më tani – situata menaxhohet në mënyrë të mirëfilltë. Problemet janë të natyrave të ndryshme me të cilët përballet kjo ndërmarrje, posaçërisht me mbeturinat inerte dhe apeloj për më shumë kujdes. Pra, kemi problem të dyfishtë se qytetarët, përveçse nuk paguajnë faturat, po ashtu edhe kontribuojnë në krijimin e deponive të egra”, tha Limani.

Në ndërkohë, nga Ndërmarrja Publike Rusino-Pollog, vazhdojnë të kenë probleme me grumbullimin e mjeteve financiare nga Komunat e Pollogut, respektivisht nga ndërmarrjet publike që dërgojnë mbeturina në këtë deponi. “Gjithsej kërkesa të paarkëtuara kemi afër 18 milionë denarë, ndërsa obligime ndaj operatorëve kemi afër 12 milionë denarë. Kemi ndërmarrë disa hapa për përmirësimin e situatës dhe vazhdimin e funksionimit të ndërmarrjes tonë, ku si më i rëndësishëm është vendimi i kornizës financiare nga Gjykata Themelore Gostivar, e cila po ashtu u vërtetua edhe nga Gjykata e Apelit, e cila është shumë domethënëse për funksionimin normal të ndërmarrjes. Rritja e çmimit për deponim të mbeturinave të përziera komunale, nga 5 euro, në 8 euro në ton për deponim”, thotë Sazan Horvati, drejtor i Ndërmarrjes publike të përbashkët rajonale “Rusino-Pollog”.

Sipas drejtuesve të Ndërmarrjes së përbashkët, situata financiare është e vështirë, për momentin funksionojnë me xhirollogari të bllokuar nga operatori i jashtëm i cili bën mirëmbajtjen e deponisë. Borxhet ndaj kësaj ndërmarrje i kanë ndërmarrja publike komunale “Komunalec Gostivar” dhe  ndërmarrja publike komunale “Tetova” e Tetovës,  ndërsa koncesionerët privatë janë më të rregullt në shlyerjen e obligimeve. TV KOHA

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Mickoski shuan dilemat, tregon nëse do të ketë rikonstruktim të qeverisë para zgjedhjeve lokale!

Published

on

Pas mos-marrëveshjeve në VLEN, kryeministri Hristijan Mickoski u pet nëse do të ketë ndryshime në qeveri, para zgjedhjeve lokale. Ndryshe nga zv/kryeministri Izet Mexhiti, i cili sot tha se teorikisht duhet të ketë rikonstruktim të qeverisë, Mickoski thotë se ndryshime në qeveri nuk do të ketë.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/4068079720003830/?ref=embed_video

Kryeministër Mickoski, a është planifikuar rikonstruktim i qeverisë para zgjedhjeve?

“Jo!”, tha Mickoski.

Mirë, si janë marrëdhëniet me koalicionin VLEN?

Advertisement

“Në koalicion, shkëlqyeshëm!”, shtoi Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Të gjitha çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut, pas mesnate do të lirohen për gjysmë denari

Published

on

Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftojnë se çmimet e derivateve pas mesnate do të jenë:

Benzina BS-95 76,0 den/l

Benzina BS-98 78,5 den/l

Nafta 68,5 den/l

Vaji ekstra i lehtë 68,5 den/l

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Rritet pika e kapitacionit, për mjekët amë dhe gjinekologët për 33 për qind, për stomatologët për 23 për qind

Published

on

Është marrë vendimi për rritjen historike të pikëve të kapitacionit për mjekët amë nga mjekësia e përgjithshme, gjinekologjia dhe stimatologjia, duke filluar nga prilli i këtij viti, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski. Vlera e pikëve të kapitacionit për mjekësi të përgjithshme dhe gjinekologji do të rritet prej 75 në 100 denarë ose për 33 për qind, ndërsa për stomatologjinë prej 61 në 75 denarë ose për 23 për qind.

Siç theksoi Mickoski në konferencën për mediat në Qeveri, rritja e kapitacionit do të thotë paga më të larta dhe mjekë më të motivuar.

“Kjo rritje vjen pas stagnimit shumëvjeçarë në periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2022 kur pikët ishin 63 dhe 48 denarë”, tha kryeministri.

Ai me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë i falenderoi të gjithë mjekët për përkushtimin dhe punën, duke theksuar se Qeveria do të vazhdojë ta forcojë sistemin shëndetësor.

Në konferencën për mediat do të mbajnë fjalim edhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, si dhe drejtori i FSSH-së, Sasho Klekovski.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat