Connect with us

Lajme nga vendi

Kolona të gjata në vendkalimin kufitarë në Bllacë dhe Bogorodicë

Published

on

Një numër i madh i qytetarët janë larguar nga vendi për shkak fundjavls së zgjatur.

Turma dhe frekuencë e madhe e automjeteve është vërejtur mëngjesin e sotëm në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Bllacë.

Sipas pamjeve nga video kamerat e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, radha e automjeteve që prisnin në pikat kufitare ishin të dukshme.

Turma priten edhe të dielën.

Lajme nga vendi

ASH përshëndeti angazhimin e Brukselit për rikthim në agjendë të Korridorit 8

Published

on

Aleanca për Shqiptarët përshëndet angazhimin e Brukselit zyrtar dhe faktorit ndërkombëtar në përgjithësi, për rikthimin në agjendë të Korridorit 8 si një projekt të rëndësishëm për vendin dhe rajonin.

“Falë presionit të brendshëm dhe të miqve europian u demaskua edhe mashtrimi i Qeverisë se gjoja nuk ka trase, se rruga përfundon në tunel që nuk shpie askund, se nuk bën projektimi dhe arsyetime të tjera boshe. E vlerësojmë si të rëndësishëm qëndrimin e fortë të Brukselit që solli këndjelljen e Qeverisë së RMV për vazhdimin e projektit të Korridorit 8. Ashtu siç kemi thënë që në fillim, tentimet e kësaj Qeverie proruse për të larguar vendin nga perëndimi janë të destinuara për të dështuar. Bashkë me aleatët tanë nuk do të lejojmë të dështojnë përpjekjet ndër vite për integrimet euro-atlantike të vendit dhe mbarë rajonit. Me një angazhim të përbashkët të forcave progresive, bashkë me qytetarët do të realizojmë vizionin tonë dhe do të pengojmë edhe projektet e tjera të mbrapshta të kësaj Qeverie monoetnike dhe jolegjitime”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Ndryshe, mesazhet e Brukselit zyrtar janë që të rikthehet si prioritet Korridori 8, sidomos tani kur Qeveria i ridestinoi investimet drejt Korridorit 10, konkretisht lidhjes me Serbinë, Athinën dhe Hungarinë, ndërkohë që u ndërprenë punimet për hekurudhën Sofje-Shkup-Durrës dhe Itali.

Brukseli ka përgënjështruar Qeverinë e Mickoskit se projekti për Korridorin 8 nuk është projektuar si duhet nga ana e Bullgarisë dhe se investimi i lartë nuk do të sjell të mira ekonomike.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari: Sela ka mbetur me një grup njerëzish! Unë s’e braktisa rrugën e Arbërit për të shkuar te Ali Ahmeti

Published

on

Arben Taravari thotë se, jo vëtëm zyrtarisht, por edhe për shkak të ruajtjes së kauzës, ai është kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Në një intervistë për gazetën LAJM, Taravari tha se ai nuk hoqi dorë asnjëherë nga kauza e Alencës për Shqiptarët, që kishte të bënte me largimin e BDI-së nga pushteti.

“Aleanca për Shqiptarët, nuk është as e Arbenit, as e Ziadinit. Të gjitha anketat që bëhen dhe votat që analizohen gjatë zgjedhjeve është pa dyshim, edhe tani që i shetisim degët dhe nëndegët, nga ana e z.Selan kanë mbetur vetëm një grusht njerëzish. Unë besoj se ne e kemi dhënë provimin tek anëtarësia sepse e kemi mbajtur vijën politike, atë që jemi thirrur si parti politike, kur u formuam si fraksion I PDSH-së, thirreshim në rrugën e Arbër Xhaferit. Rruga e Arbër Xhaferit ishte rruga që sillte ndryshime te shqiptarët. Ne që jemi zyrtarisht Aleanca për Shqiptarët e mbajtëm rrugën e ndryshimit. Edhe ne mundëshim të shkojmë t’i bashkangjiteshim Ali Ahmetit, të shkriheshim në BDI, por partia do të kishte mabruar sepse nuk do të kishte as legjitimitet as kauzë. Por, ne ndihmuam për ta sjellë ndryshimin dhe me këtë jam shumë krenar për të gjithë anëtarët e partisë. Besoj se kemi shkruar një histori duke sjellur ndryshimin te shqiptarët pas 22 vjetësh politikë“, tha Taravari në një intervistë për gazetën LAJM.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mucunski-Drexel: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në proecin eurointegrues

Published

on

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Drexler.

Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe ndërmjet dy vendeve, të cilat dallohen me dialog të rregullt politik dhe shkëmbim intensiv të vizitave të nivelit të lartë në periudhën e kaluar. Në këtë drejtim, u shpreh kënaqësi në takimin e zhvilluar së fundmi të ministrit Mucunski me Ministren Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock në Berlin, ku u mirëpritën marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe u riafirmua mbështetja gjermane për procesin tonë evropian.

Në mënyrë të veçantë u theksua rëndësia e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit tonë dhe vazhdimi i mbështetjes së vendosur të Gjermanisë në këtë rrugë.

Në këtë kontekst, ministri Mucunski shtoi se vendi mbetet fuqishëm i përkushtuar në përmbushjen e procesit të nevojshëm reformues për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Continue Reading

Më të lexuarat