Connect with us

Lajme nga vendi

Vdekja e foshnjës,Kontroll i jashtëzakonshëm në Klinikën e Fëmijëve

Published

on

Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar sot në mëngjes po filluar kontrollet në Spitalin Kozle dhe Klinikën e Fëmijëve në Shkup, pas vdekjes së një fëmije 14 muajsh pardje, ndërsa më herët prindërit e tij denoncuan se fillimisht punonjësit e spitalit kanë rrefuzuar të pranojnë fëmijun të shtrihet për kurrim në spitalin e njetë.Këtë e ka konfirmuar edhe ministri I shëndetësisë,Arben Taravari, i cili iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas shënimit të ditës së dhurimit të organeve.
Ministri i Shëndetësisë, Taravari theksoi se mëngjesin e sotëm ka pasur një takim me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar. Ka reaguar sot edhe LSDM-ja opozitare duke kërkuar përgjegjësi nga autoritete shëndetësorë për humbjen ragjike të jetës së fëmijut 14 muajsh.Ndërkaq, kujtojm që fëmija tre herë me radhë është derguar në spitalin klinik për fëmijët nga ku i është refuzuar mjekimi, më pas prindër e kanë dërguar në Kolze nga ku atje i është përkeqësuar gjendja. Se i është refuzar shtrimi në spital dje është konfirmuar edhe nga vet Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari i cili ka theksuar se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për rastet e tilla në sistemin shëndetsore.

Lajme nga vendi

Të enjten seanca e parë e KES, do të flitet edhe për rritjen e pagës minimale

Published

on

Të enjten do të mbahet seanca e parë e Këshillit Ekonomiko-Social (KES) pas formimit të Qeverisë së re. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besir Durmishi deklaroi sot se me punëdhënësit dhe sindikatat do të diskutohen të gjitha kërkesat, idetë, kritikat dhe propozimet e tyre, si dhe kërkesa për rritje të pagës minimale.

“Së bashku dhe në mënyrë transparente do të marrim vendime. Do t’i shohim edhe mundësitë e Qeverisë, por do t’i dëgjojmë edhe punëdhënësit dhe sindikatat dhe do të marrim vendim të përbashkët”, tha Durmishi në përgjigjen e pyetjes në konferencën për shtyp të Qeverisë.

Lidhur me kërkesën e sindikatave për rritje të pagës minimale në 450 euro në 100 ditët e para të Qeverisë, Durmishi theksoi se sipas ligjit, rritja e pagës minimale duhet të ndodh në mars të vitit të ardhshëm.

“Konform ligjit, në mars të vitit të ardhshëm është planifikuar të rritet paga minimale. Kjo metodologji është në përputhje me sindikatat dhe punëdhënësit nga qeveria e mëparshme. Nëse nuk janë të kënaqur me atë që kanë rënë dakord dhe kanë nënshkruar, mund të thonë në seancën e parë të KES të enjten se duhet ndryshuar metodologjia dhe të shohim mundësitë që i kemi”, tha Durmishi.

Nëse duhet të rritet më herët paga minimale, siç tha ai, Ligji për ngritjen e pagës minimale dhe metodologjia duhet të ndryshohet.

Advertisement

“Në metodologji ka dy arsye për rritjen e pagës minimale. E para është 50 për qind e rritjes së standardit të jetesës së qytetarëve nga një vit më parë dhe e dyta është 50 për qind e pagës mesatare neto të paguar nga një vit më parë. Domethënë, kjo metodologji duhet të ndryshohet, në mënyrë që të rrisim pagën minimale para marsit të vitit të ardhshëm”, saktëson Durmishi.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe nga Organizata e punëdhënësve më 1 tetor kur u shënuan 100 ditë të Qeverisë shprehën pritje se së shpejti do të konvokohet seanca e KES-së. Atëherë nga LSM-ja nuk kanë dashur t’i komentojnë 100 e para të Qeverisë së re duke shprehur shpresë se do të konvokohen seanca e KES-së, në ët cilën do t’u thuhet çka është punuar, ndërsa nga Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë theksuan se kanë pasur pritje të larta, por se deri më tani nuk është bërë asgjë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Venera Latifi Azizi femra e parë shqiptare zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Published

on

Gazetarja Venera Latifi-Azizi është emëruar zëdhënëse e Qeverisë së RMV-së.

Venera Latifi Azizi është ish-redaktore dhe gazetare në Radio Evropa e Lirë në Pragë, redaktore në agjencinë e lajmeve MIA, redaktore dhe prezantuese në Televizionin Alsat M, redaktore në gazetën KOHA, Televizionin A1 dhe media të tjera në vend.

Aktualisht e punësuar në Kabinetin e kryetarit të Komunës së Çairit si person përgjegjës për marrëdhënie me publikun.

Politologe e diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore.

Aktualisht është magjistrante në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare në temën “Roli i përfaqësive diplomatike dhe integrimi euroatlantik i Maqedonisë së Veriut”. E martuar, nënë e dy fëmijëve.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Janevska: Të gjithë kemi obligim të ndihmojmë që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni

Published

on

“Është mirë që shteti ka pasur një Strategji për parandalimin e ikjes së trurit, por fatkeqësisht nuk ka arritur efektin që ishte parashikuar gjatë krijimit të saj. Ne nuk do të kthejmë kokën pas dhe të kërkojmë fajtorë. Si Qeveri e re, përmes një qasjeje shumë-departamentale, do të fokusohemi në krijimin e masave dhe aktiviteteve të reja që do të reduktojnë largimin e personelit të kualifikuar dhe me arsim të lartë”.

Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në seancën e sotme të Komisionit Parlamentar për Çështje Ekonomike, Punë dhe Energjetikë, ku u diskutua për raportin e Entit Shtetëror për Revizion lidhur me efektivitetin e masave për të parandaluar daljen e kuadrove me arsim të lartë dhe profesional.

“Kemi nevojë për një sistem arsimor cilësor dhe për këtë, tashmë po flasim me universitetet për ndryshime që do të nënkuptojnë ndër të tjera edhe modernizimin e programeve të studimit, në mënyrë që ato të jenë interesante për të rinjtë.

Gjithashtu, arsimi duhet të jetë në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe për këtë ne do të rishikojmë kuotat e regjistrimit në fakultete, duke u bazuar në një analizë reale të gjendjes në shoqëri dhe duke përcaktuar se çfarë na mungon”, tha Janevska.

Continue Reading

Më të lexuarat