Connect with us

Lajme nga vendi

FUTBOLL: JAVA E 9-TË SOLLI NDRYSHIME NË TABELË

Published

on

Java e  9-të  e sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit vendor me  rezultate  e  regjistruara  solli ndryshime   rendditjen  e tabelës sidoms  pas fitores së Rabotniçkit kundër Voska Sportit në transfertë si dhe  barazimin e Shkëndijës në Kratovë.

Trajneri i Shkëndijës Jeton  Beqiri pas ndeshjes ka deklaruar  se  nuk ështëi kënaqur me lojën  dhe  sidomos me rezultatin  përkundër faktit  se në pjesën e dytë  lujatë me  një lojtarë më pak

 Mendoj se futbollistët dhanë maksimumin, normal ekzistojnë edhe momente kur gabojmë, duhet bërë analizë ku gabuam ne, kurse ku kanë gabuar tjerët duhet të merren instancat kompetente. Në përgjithësi është një rezultat që nuk më kënaq për shkak se ne kishim disa mundësi në pjesën e dytë nga të cilat mund ta fitonim ndeshjen, derisa rivali përveç goditjes standarde që kishte në fund, kur ishim me dy futbollistë më pak, nuk është se na rrezikoi shumë. Në përgjithësi patëm momentet tona, besoj se ishim pak nervoz, në momente të veçanta nxituam në marrjen e vendimeve dhe nuk shënuam. Kështu mbeti rezultati i barabartë të cilin duhet ta respektojmë.”deklaroi trajneri Jeton Beqiri

Nga ana  tjetër  kampioni në fuqi  Struga Trim Lum ka  yhvilluara ndeshjen më të mire në këtë pjesë të kampionatit  duke emundur  Vardarin në arenën “Todor Proeski” në Shkup përkundë  faktit  se gjatë  gjithë  ndeshjes  dejtuesit e klubit  kanë qenë të kërcnuar dhe afenduar nga fansat vendas.

 “ Kjo fitore është  shumë e mirëpritur posaçë•risht pas dy barazimeve të fundit që i patëm në  kampionat. Mendoj se  djemt e merituan kë të  fitore pasi që luajtë n shumë  mirë  dhe arrijtën të  zbatojnë  të  gjitha detyarat  që  ua  dha  shefi  ynë  Qatip Osmani“ deklaroi zëvendës trajneri Bashkim Livoreka

Advertisement

Sezoni  vjeshtor në Ligën e parë  do të vazhdon  me  ndeshjete e xhiros  së 10-të më 20 tetor  shkaku i  obligimewve  të reprezentacionit për  dy  ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Letonisë  dhe Armenisë./Tv Koha/

 

Lajme nga vendi

Venera Latifi Azizi femra e parë shqiptare zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Published

on

Gazetarja Venera Latifi-Azizi është emëruar zëdhënëse e Qeverisë së RMV-së.

Venera Latifi Azizi është ish-redaktore dhe gazetare në Radio Evropa e Lirë në Pragë, redaktore në agjencinë e lajmeve MIA, redaktore dhe prezantuese në Televizionin Alsat M, redaktore në gazetën KOHA, Televizionin A1 dhe media të tjera në vend.

Aktualisht e punësuar në Kabinetin e kryetarit të Komunës së Çairit si person përgjegjës për marrëdhënie me publikun.

Politologe e diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore.

Aktualisht është magjistrante në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare në temën “Roli i përfaqësive diplomatike dhe integrimi euroatlantik i Maqedonisë së Veriut”. E martuar, nënë e dy fëmijëve.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Janevska: Të gjithë kemi obligim të ndihmojmë që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni

Published

on

“Është mirë që shteti ka pasur një Strategji për parandalimin e ikjes së trurit, por fatkeqësisht nuk ka arritur efektin që ishte parashikuar gjatë krijimit të saj. Ne nuk do të kthejmë kokën pas dhe të kërkojmë fajtorë. Si Qeveri e re, përmes një qasjeje shumë-departamentale, do të fokusohemi në krijimin e masave dhe aktiviteteve të reja që do të reduktojnë largimin e personelit të kualifikuar dhe me arsim të lartë”.

Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në seancën e sotme të Komisionit Parlamentar për Çështje Ekonomike, Punë dhe Energjetikë, ku u diskutua për raportin e Entit Shtetëror për Revizion lidhur me efektivitetin e masave për të parandaluar daljen e kuadrove me arsim të lartë dhe profesional.

“Kemi nevojë për një sistem arsimor cilësor dhe për këtë, tashmë po flasim me universitetet për ndryshime që do të nënkuptojnë ndër të tjera edhe modernizimin e programeve të studimit, në mënyrë që ato të jenë interesante për të rinjtë.

Gjithashtu, arsimi duhet të jetë në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe për këtë ne do të rishikojmë kuotat e regjistrimit në fakultete, duke u bazuar në një analizë reale të gjendjes në shoqëri dhe duke përcaktuar se çfarë na mungon”, tha Janevska.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Lashkoska në Hamburg në takimin ministror për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

Published

on

Në kuadër të Procesit të Berlinit dhe shënimit të 10-vjetorit të tij, sot në Hamburg u mbajt Takimi i Parë Vjetor Ministror për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, ku mori pjesë Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Lashkoska.

 Në takim, vendet e Ballkanit Perëndimor raportuan mbi shkallën e implementimit të Agjendës së Gjelbër.

 Në fjalimin e saj, Zëvendësministrja Lashkoska theksoi se Maqedonia e njeh Agjendën e Gjelbër si një platformë kyçe për avancimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e përparimit drejt qëndrueshmërisë ekologjike dhe qëndrueshmërisë ndaj klimës në rajon.

 Në këtë drejtim, ajo shtoi se jemi të angazhuar për zbatimin e Agjendës së Gjelbër dhe përmbushjen e detyrimeve nga të gjithë pesë kolonat e PLANIT TË VEPRIMIT për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor – dekabronizimi, ekonomia cirkulare, reduktimi i ndotjes, bujqësia e qëndrueshme dhe prodhimi i ushqimit, si dhe biodiversiteti.

 Në këtë takim, Lashkoska shprehu mbështetje dhe aprovimin për miratimin e Deklaratës së Përbashkët nga Takimi i Parë Ministror për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor – Deklarata e Hamburgut dhe për Planin Rajonal të Veprimit për zbatimin e Deklaratës së Përbashkët për parandalimin e ndotjes nga plastika, duke përfshirë mbeturinat detare, si dhe Udhërrëfyesin për adapitimin ndaj ndryshimeve klimatike për Ballkanin Perëndimor.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat