Lajme nga vendi
Fronti Europian: Ligji për gjuhët nuk ka dilema, është temë e mbyllur

Lojërat me gjuhën shqipe dhe balanserin janë skenare të qëllimshme të pushtetit për provokim, thuhet në kumtesën e sotme të Fronti Europian.
“Pas deklaratave politike nga OBRM-PDUKM, ZNAM dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë kundër Balancuesit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, sot dëgjuam edhe një deklaratë shqetësuese nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, për gjoja “heqje të dilemave” për Balansuesin dhe ligjin e gjuhëve, të cilën e shohim si të motivuar politikisht.
Hapja e temave të këtilla dhe çdo vendim eventual në drejtim të cenimit të mekanizmave dhe të drejtave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, nuk është asgjë tjetër veçse rikthim i Maqedonisë së Veriut në kohën para Marrëveshjes së Ohrit. Këto deklarata dhe veprime, janë skenaret e vërteta për destabilizim të vendit dhe tregojnë qartë se kush janë ata që dëshirojnë dhe provokojnë tensione.
Duam t’i rikujtojmë pushtetit aktual se këto tema nuk kanë dilema dhe janë mbyllur edhe me amendamentet kushtetuese edhe me ligjet e tjera në fuqi, të cilat janë votuar me shumicë të dyfishtë dhe absolute, nga përbërje të ndryshme parlamentare ku kanë participuar të gjitha partitë më të mëdha maqedonase.
Dilemat eventuale janë konsumuar dhe zgjidhur në institucionin më të lartë ligjvënës, në Kuvendin e RMV-së dhe shumica dërmuese prej tyre me koncensus politik dhe me miratim të ekspertëve të fushatës. Për të gjitha këto arritje që i siguruan vendit kohezionin ndëretnik, barazinë e bashkësive etnike dhe qytetarëve në përgjithësi, si dhe të ardhmen euro-atlantike, garantues janë edhe faktori ndërkombëtar, SHBA-të dhe vendet anëtare të BE-së”, thonë nga Fronti Europian.
Njëkohësisht, shtojnë nga atje, ju bëjmë thirrje partive shqiptare që pa legjitimitet hyjnë në këtë Qeveri monoetnike të tërhiqen nga kjo aventurë dhe të kuptojnë se aty janë vetëm për tu shërbyer projekteve antishqiptare duke i aprovuar ato me heshtjen dhe servilizmin e tyre.
Lajme nga vendi
Ministria e Infrastukturës jep dy kontrata me negocim në vlerë rreth 1.5 milion euro për punë shtesë në rrugën Prizren-Tetovë

Ministria e Infrastukturës do të nënshkruajë sot dy kontrata me procedurë të negocuar pa publikim të kontratës në vlerë rreth 1.5 milion euro për punë shtesë në rrugën Prizren-Tetovë, shkruan Reporteri.net.
Kontratat janë dhënë për Lotin 1 dhe Lotin 3. Për kontratën me titull “Ndërtimi i rrugës Prizren – Kufiri me Maqedonin e Veriut (Tetovë), segmenti Struzhë – Kyçja në Autoudhën dr.Ibrahim Rugova në Prizren – Jug Loti 3”, vlera është 834 mijë e 424 euro. Për këtë lot, me kontratë është shëprblyer kompania “EUROKOS HOLDING SH.P.K”.

Kontrata tjetër, ajo për Lotin 1 është në vlerë 653 mijë e 715. Punimet do t’i kryej konsorciumi “4 A-M; PREMIUM BETON SH.P.K.; GPG Company Sh.p.k”.
Të dy kontratat janë dhënë dje, teksa nënshkrimi i tyre është planifikuar të bëhet sot.
MI kishte nënshkruar kontratat për këtë rrugë në vlerë 32 milionë euro në gusht të vitit 2024.
Për Lotin 1, ishte dhënë kontratë në vlerë 8 milionë euro, për Lot 2 15 milionë e 600 mijë euro, por që pastaj ishte kthyer në rivlerësim dhe për Lotin 3 në vlerë 8 milionë e 346 mijë e 804 euro.
Pas nënshkrimit të këtyre dy kontratave, Ministri i Infrastukturës, Libur Aliu, kishte thënë se ajo kjo rrugë mundëson edhe hapjen e një korridori të ri rrugor me ndikim ekonomik për të dyja vendet
“Kjo rrugë i lidhë dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në të dy anët e maleve të Sharrit, dhe lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveç se i afron dy qytetet dhe dy shtetet tona, ajo mundëson edhe hapjen e një korridori të ri rrugor me ndikim ekonomik për të dyja vendet”, kishte shkruar Aliu para tetë muajsh./Reporteri.net

INDEKS ELEKTRONIK PËR STUDENTËT! Më në fund nis realizimi i kërkesës së kamotshme

Pavarësisht se jemi në vitin 2025, studentët në universitetet shtetërore të vendit po vazhdojnë të përdorin indekse tradicionale, duke mbajtur ato në duar, pa pasur mundësinë për të përdorur një indeks elektronik. Ky fenomen ka ngelur si pasojë e një pengesë administrative , duke e bërë këtë proces të dështuar. Megjithatë, një hap i rëndësishëm ka ndodhur së fundmi. Me iniciativë të Kuvendit Studentorë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” (UKM), një ndryshim i rëndësishëm është realizuar në Rregulloren që rregullon përmbajtjen dhe formatin e diplomave, si dhe dokumenteve të tjera të rëndësishme. Ky ndryshim është publikuar në “Gazetën Zyrtare të Maqedonisë së Veriut”, dhe ka sjellë mundësinë për implementimin e indeksit elektronik, duke kaluar mbi pengesat administrative të deritanishme.
“Me iniciativë të Kuvendit Studentor të UKIM-it, është bërë një ndryshim i rëndësishëm në Rregulloren për përmbajtjen dhe formatin e diplomave, udhëzimet për përgatitjen e shtojcës së diplomës dhe dokumenteve të tjera publike, të publikuara në Gazetën Zyrtare të RMV, nr. 67 më 28.3.2025”, thonë ata.
Njëkohësisht, digjitalizimi ka qenë një prioritet edhe për Organizatën Kombëtare Studentore. Ata, me mbështetje nga Fondacioni për Demokraci të Westminster-it, realizuan një studim mbi gjendjen aktuale të digjitalizimit në arsimin e lartë, dhe zhvilluan një plan aksional për modernizimin e këtij sektori. Kjo ka çuar në një bashkëpunim me disa institucione për të përshpejtuar digjitalizimin dhe për të siguruar një administratë studentore më efikase.
“Si përfaqësues studentorë, ne mbetemi të angazhuar në përmirësimin e të drejtave të studentëve dhe modernizimin e proceseve akademike. Futja e indeksit elektronik nuk është vetëm një ndryshim teknik, por edhe një hap thelbësor për një proces administrativ më të thjeshtë dhe për qasje më të lehtë në informacion për të gjithë studentët”, përfundojnë përfaqësuesit e studentëve. Ndryshe, siç theksojnë ata, ky hap do të lehtësojë jetën e studentëve dhe administratës, duke krijuar një sistem më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas. (koha.mk)
Lajme nga vendi
Universiteti i Evropës Juglindore ka hapur sot dyert për maturantët

Universiteti i Evropës Juglindore ka hapur dyert sot për maturantët, duke promovuar fakultetet dhe programet studimore që ofron ky universitet, shkruan Alsat.
Në UEJL ofrohen edhe studime të personalizuara, por edhe programe të reja të përvitshme, për të cilat studentët shprehin interesim dhe tregojnë rregullshmëri në ndjekjen e ligjëratave, u shpreh me rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti.
Ai më tej shtoi se një nga arsyet kryesore se persë duhet të zgjidhet UEJL, është pikërisht punësueshmëria e madhe e studentëve të UEJL-së, e cila ka një tregues të lartë mbi 80 për qind.
“Mënyra e të studiuarit në UEJL, duke filluar nga strukturat programore, me njohuritë bazike të shkathtësive të studentëve, e ka dëshmuar edhe tregu i punës. Raportet e rregullta të tregut të punës na flasin se mbi 80 për qind e studentëve të UEJL, punësohen që tre muajt e parë pas diplomimit, në një shkallë të papunësueshmërisë së shtetit me 13 për qind, pra kjo është diçka që dëshmohet vetvetiu. Dhe krejt për fund, mendoj se studentët përshtypjet e tyre i formojnë mbi atë që i pyesin gjeneratat paraprake. Andaj sivjet vazhdojmë me risitë programe, pra kemi edhe dy programe specialistike sidomos, programi një vjeçar i shkencave shëndetësore, dhe ai i masterit të psikologjisë, dy risi që ne i ndjekim në bazë të nevojave të tregut të punës”, tha Abdylmenaf Bexheti. Rektor i UEJL-së.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve