Connect with us

Lajme nga vendi

Krim urbanistik në Strugë: Prokuroria me akuzë kundër Ramiz Merkos dhe disa personave tjerë për ndërtim të paligjshëm

Published

on

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka ngritur aktakuzë kundër 11 personave fizik dhe një personi juridik lidhur me ndërtimin e paligjshëm të objektit në afërsi të pishinës së hotelit “Drim”, në këtë rast akuzohet edhe kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko, raporton Portalb.mk.

Në maj të vitit 2019, personi juridik dhe menaxheri i tij paraqitën kërkesë për rikonstruksionin e plotë të pishinës ekzistuese të hotelit bazuar në një projekt bazë të përgatitur në vitin 2016.

Kryetari i Komunës së Strugës, i pandehuri i tretë në këtë rast, duke vepruar sipas kërkesës, në vend që ta refuzojë atë apo të lejojë rikonstruimin në përmasat ekzistuese të objektit, në korrik të vitit 2019 ka dhënë leje ndërtimi, e cila i mundësoi investitorit të ndërtojë dhe të ketë përfitime – pasuri të paluajtshme, pra një kat shtesë të objektit me galeri të hapur dhe tarracë, me sipërfaqe totale bruto 513 m2 dhe me vlerë të parashikuar 781 527 euro.

“ Me këtë ai ka tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij zyrtare, ka vepruar përtej kërkesës për rikonstruim dhe në kundërshtim me procedurat e parashikuara në Ligjin e Ndërtimit, me qëllim që dikush tjetër të ketë përfitim pasuror”, tha Prokuroria.

I akuzuari i katërt dhe i pestë janë edhe zyrtarë – nëpunës dhe udhëheqës të Departamentit për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor të Komunës së Strugës, të cilët kanë përgatitur dhe miratuar lejen e ndërtimit, duke vepruar në mënyrë të pakujdesshme në ushtrimin e kompetencave dhe detyrave të tyre.

Advertisement

“Në bazë të këtij miratimi të lëshuar në mënyrë të kundërligjshme, investitori- personi juridik i akuzuar dhe menaxheri kanë filluar ndërtimin e objektit dhe në vend të katit të miratuar – galeri e hapur me tarracë, kanë ndërtuar një kat tërësisht të mbyllur me apartamente hoteliere dhe një spa qendër dhe një kat me një seksion restoranti të mbyllur dhe hapësira ndihmëse. Sipërfaqja e përgjithshme e këtij objekti të ndërtuar pa leje në kundërshtim me lejen e ndërtimit është 1630 m2”, thanë nga Prokuroria.

Shtatë të pandehurit e tjerë të rastit janë ekspertë të fushës së ndërtimit, arkitekturës dhe urbanistikës të cilët kanë dhënë konstatime dhe mendime të rreme në procedimin penal për ndërtim pa leje.

“Prokuroria Themelore Publike e Strugës, duke udhëhequr hetimin e këtij rasti, ka urdhëruar tre ekspertiza– në vitin 2021, 2022 dhe 2023 nga ekspertë të ndryshëm nga zonat e përmendura, të cilët në konstatimet e tyre pretenduan se objekti i ndërtuar pa leje, sipas përmasave, sipërfaqes së brendshme dhe lartësisë i përgjigjet dokumentacionit teknik nga projekti bazë. Ata nuk kanë bërë vërejtje shtesë për gjendjen aktuale në vend, ndërsa të gjitha devijimet i kanë deklaruar si ndryshime të rregulluara me ligj gjatë ndërtimit”, theksuan nga Prokuroria.

I akuzuari i parë juridik dhe menaxheri akuzohen për veprën penale Ndërtim pa leje nga neni 244a, kryetari i komunës për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353, dy zyrtarët tjerë në komunë si bashkëkryetarë të veprës penale – Keqpërdorim i pozitës nga neni 353-c, dhe ekspertët akuzohen për veprën penale – Deklaratë e rreme sipas nenit 367 të Kodit Penal.

Kujtojmë që kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko është i përfshirë edhe në vepra dhe keqpërodrime të tjera.

Advertisement

Ai akuzohet se pa miratimin paraprak të Planit Vjetor për Prokurim Publik nga Këshilli i Komunës dhe në kushtet kur komuna kishte një llogari të bllokuar, ai ka blerë 4 automjete, përfshirë edhe veturën Audio A6 në vlerë prej gati 67 mijë euro.

Ai gjithashtu hetohet edhe për falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorime tjera gjatë emërimit të drejtorëve në disa shkolla të Strugës.

Në momentin që disa raste gjyqësore ndaj Merkos ishin të hapura, më 20 qershor 2023 Departament Amerikan i Shtetit e shpalli non grata, Ramiz Merkon. 

Lajme nga vendi

Vdes i moshuari në Maqedoninë e Veriut, një javë më parë ishte infektuar nga virusi i Nilit Perendimor

Published

on

Një pensionist 78-vjeçar nga Obleshev e Kocanit, ka ndërruar jetë një javë pasi u shtrua në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, pas infektimit nga virusi i Nilit Perëndimor. Ky është rasti i parë vdekjeprurës nga kjo sëmundje në vend, dhe i katërti i regjistruar.

Sipas informacionit nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP), simptomat e para te pacienti filluan më 9 shtator, me humbje apetite, dobësi dhe temperaturë të ngritur deri në 39°C.

“Për shkak të shqetësimit, agresivitetit, afazisë dhe humbjes së vetëdijes, pacienti më 10 shtator u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkupit, ku iu nënshtruan procedurave neurologjike. Për shkak të gjendjes së rëndë dhe diagnozës së encefalitit, ai u dërgua në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup. U morën mostra për analiza mikrobiologjike. U konfirmua infektimi nga virusi i Nilit Perëndimor. Pavarësisht trajtimit, pacienti ndërron jetë më 16.09.2024”, njofton ISHP.

Rasti i parë i importuar u regjistrua në prill, ndërsa dy të tjerë në korrik dhe gusht të këtij viti.

Pacienti ishte një fermer, babai i dy fëmijëve, dhe nuk kishte udhëtuar jashtë vendit në periudhën e inkubacionit. Në rajonin e Koçanit është regjistruar pranimi i mushkonjave. Autoritetet shëndetësore kanë ndërmarrë masa për dezinfektimin e territorit.

Advertisement

ISHP thekson se sëmundjet e transmetuara nga vektorët po bëhen gjithnjë e më relevante, dhe ndryshimet klimatike ndikojnë në shpërndarjen dhe aktivitetin e tyre. Ka një rrezik të mesëm për popullatën, por mund të minimizohet duke ndjekur rekomandimet për parandalim.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nesër mot me vranësira dhe reshje të shiut, temperaturat deri në 25 gradë

Published

on

Nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme të përcjella me bubullima, kumton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Temperatura minimale do të sillet në interval prej tetë deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale gjatë ditës do të arrijë prej 14 deri në 25 gradë Celsius.

Të shtunën në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut. Në ditët në vijim do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Temperatura ditore do të jetë në rritje graduale.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Spitali modular në Klinikën Infektive në Shkup do të përdoret ose nga Burgu i Idrizovës ose nga Ministria e Mbrojtjes

Published

on

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari njofton se po shqyrtohet nëse spitali modular i vendosur në Klinikën Infektive në Shkup do të merret nga Ministria e Mbrojtjes apo do të transferohet në Burgun e Idrizovës.

Taravari tha se ka vendim të Qeverisë për marrjen e spitalit modular nga Ministria e Mbrojtjes, por se duhet ambulancë edhe në Burgun e Idrizovës.

“Sa i përket spitalit modular të Klinikës Infektive, tashmë ka një vendim të qeverisë me të cilin Ministria e Mbrojtjes duhet ta marrë atë spital. Ekziston një ide tjetër sepse në burgun e Idrizovës duhet spital. Tani jemi në dilemë nëse ai spital modular ta transferojmë atje për të shërbyer si ambulancë në Burgun e Idrizovës”, tha Taravari gjatë vizitës në Spitalin e Shtipit.

Për spitalin modular në Shtip, i cili funksionon që nga marsi i vitit 2021, Taravari tha se duhet menduar në mënyrë racionale se si të përdoret aty ku ka nevojë.

Ndryshe, gjatë pandemisë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë u ndërtuan spitale modulare në 16 qytete të vendit.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat