Sport
UEFA Turneu zhvillimor në Moldavi U-15: Maqedonia – Armenia 2-1
Reprezentacioni I Maqedonisë e futbollit për grupmoshat U-15 që drejtohet nga selelskionuesi Ilami Iseini ndodhet në Moldavi ku merë pjesë në Turneun zhvillimor që organizohet nga UEFA. Në këtë turne marrin pjesë reprezentacionet U-15 të Moldavisë, Armenisë, Maqedonia e Veriut dhe Andora
Në ndeshjen e parë që u zhvillua gjatë ditë së sotme Maqedonia e Veriut mundi Armeninë me rezultatin 2-1 .
Pas kësaj fitoreje kundër Armenisë, seleksionuesi Ilami Iseini, deklaroi “Përball kishim një kundërshtar te fortë teknikisht dhe fizikisht. Ishte një ndeshje që u dominua nga ana jonë ,krijuam shumë raste për gol nga te cilat realizuam vetëm 2. Jam I kënaqur nga angazhimi I lojtarëve ,zbatuan të gjitha detyrat taktike që u dhanë para ndeshjes,Treguan karakter të fortë dhe ishin të qartë në idetë dhe objektivat e vendosura. Na presim edhe 2 ndeshje me Andorën dhe Moldavinë ku shpresojmë të nxjerrim rezultat pozitiv dhe të tregojmë loja të mira. Të gjithë lojtarët do kenë mundësi te Marinë minutat e duhura dhe të tregojnë veten e tyre,Këto ndeshje do të më shërbejnë qe të shoh cilësitë e lojtarëve nga afër” tha ai.
Ndeshja e radhës është të martën ku Maqedonia e Veriut përballet me Andorën, ndërsa në ndeshjen e fundit luajnë Moldavi – Maqedoni. /TV KOHA / Shaban Sinani
Lajme nga vendi
LIGA E TRETË: KF DOBROSHTI LIDER NË GRUPIN PERENDIM
Kampionati në ligën e tretë në Grupin Perëndim ku garojnë 13 ekipe nga rajoni i Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës, vazhdon sipas orarit të komisionit të garave të me kësaj lige me seli në Tetovë
Gjatë fundjavës janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së katërt ku nuk është regjistruar ndonjë befasi por kryesisht kanë shënuar fitore apo kanë barazuar në cilësinë e mysafirit. Befasia më e madhe e këtyre katër xhirove të zhvilluara padyshim se është debutuesi në këtë kategori të garave ekipi i Dobroshtit që është kryesuese e tabelës. Skuadra e Dobroshtit në xhiron e katërt ka regjistruar fitoren e tretë sezonale duke e mposhtur Vëllazërimin e Kërçovës 3-1. Në stadiumin e Bogovinës, një ndeshje interesante zhvilluan Drita dhe Vëllazërimi i Sllatinës në ndeshje cilësore e dy skuadrave përfundoi me barazim 1-1 Kryetari i Klubit të futbollit Vëllazërimi , Nazim Limani u shprehë i kënaqur me rrjedhën e kampionatit në katër xhirot e zhvilluara
NAZIM LIMANI – KRYETAR I KF VËLLAZËRIMI SLLATINË 0.29 – 0.45
‘ Ekipi i Vëllazërimit është ekip i ri, sivjet jemi kualifikuar në gara me rezultatet jemi të kënaqur , angazhimi i lojtarë ve është maksimal gjithashtu edhe kryesia angazhohet maksimalisht. Çdo gjë është mire por pak jemi të dëmtuar nga referët shkaku se jemi ekip i ri ‘’
Në ndeshjet tjera Luboteni dhe Renova kanë barazuar 2-2, Xhepçishti mundi Zajazin 3-2 dhe Napredoku i Kërçovës mundi Kamjanin 3-1. Ekipi i Teteksit ishte e lirë. Pas katër xhirove të zhvilluara tabelën e kryeson Dobroshti me 10 pikë, para
Rezultatet e javës së 4-të
Napredoku – Kamjani 3-1
Vardari (Brvenicë) – Reçica 3-0
Drita – Vllazërimi 1-1
Xhepçishti – Zajazi 3-2
Luboteni – Renova 2-2
Dobroshti – Vllazërimi (K) 3-1
Tabelën e kryeson Dobroshti me 10 pikë, para Napredoku dhe Xhepçishtit me nga 9 pikë ndërsa Teteksi, Drita, Vllazerimi (K) kanë nga 7 pikë, Vardari (B) 6, Renova 5, Vëllazërimi (Sl) 4, Kamjani 3, Luboteni 1, Zajazi dhe Reçica me 0 pikë./Tv Koha/ Shaban Sinani
Lajme nga vendi
FUTBOLL: JAVA E 9-TË SOLLI NDRYSHIME NË TABELË
Java e 9-të e sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit vendor me rezultate e regjistruara solli ndryshime në rendditjen e tabelës sidoms pas fitores së Rabotniçkit kundër Voska Sportit në transfertë si dhe barazimin e Shkëndijës në Kratovë.
Trajneri i Shkëndijës Jeton Beqiri pas ndeshjes ka deklaruar se nuk ështëi kënaqur me lojën dhe sidomos me rezultatin përkundër faktit se në pjesën e dytë lujatë me një lojtarë më pak
“Mendoj se futbollistët dhanë maksimumin, normal ekzistojnë edhe momente kur gabojmë, duhet bërë analizë ku gabuam ne, kurse ku kanë gabuar tjerët duhet të merren instancat kompetente. Në përgjithësi është një rezultat që nuk më kënaq për shkak se ne kishim disa mundësi në pjesën e dytë nga të cilat mund ta fitonim ndeshjen, derisa rivali përveç goditjes standarde që kishte në fund, kur ishim me dy futbollistë më pak, nuk është se na rrezikoi shumë. Në përgjithësi patëm momentet tona, besoj se ishim pak nervoz, në momente të veçanta nxituam në marrjen e vendimeve dhe nuk shënuam. Kështu mbeti rezultati i barabartë të cilin duhet ta respektojmë.”deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Nga ana tjetër kampioni në fuqi Struga Trim Lum ka yhvilluara ndeshjen më të mire në këtë pjesë të kampionatit duke emundur Vardarin në arenën “Todor Proeski” në Shkup përkundë faktit se gjatë gjithë ndeshjes dejtuesit e klubit kanë qenë të kërcnuar dhe afenduar nga fansat vendas.
“ Kjo fitore është shumë e mirëpritur posaçë•risht pas dy barazimeve të fundit që i patëm në kampionat. Mendoj se djemt e merituan kë të fitore pasi që luajtë n shumë mirë dhe arrijtën të zbatojnë të gjitha detyarat që ua dha shefi ynë Qatip Osmani“ deklaroi zëvendës trajneri Bashkim Livoreka
Sezoni vjeshtor në Ligën e parë do të vazhdon me ndeshjete e xhiros së 10-të më 20 tetor shkaku i obligimewve të reprezentacionit për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Letonisë dhe Armenisë./Tv Koha/
Lajme nga vendi
VOLEJBOLL: KV SHKËNDIJA PËRGATITJET VIJOJN SIPAS PLANIT
Kampionati 2024/2025 në Ligën e pare të volejbollit sipas të gjitha gjasave do të fillon më 19 tetor, ndërsa ekipet deri atëherë vazhdojnë me përgatitjet sipas kushteve dhe pretendimeve që kanë ato.
Skuadra tetovare klubi i volejbollit Shkëndija, me përgatitje për sezonin e ri ka nisur që nga 1shtatori, sipas programit që ka hartuar trajneri Durim Luma. Ekipi në dy javët e para ka punuar në aspektin fiziko teknik, ndërsa pas edhe në aspektin taktik me të vetmin qëllim që fillimin e sezonit ta presin maksimalisht të përgatitur .
DURIM LUMA – TRAJNER I KV SHKËNDIJA (0.41 – 1.39)
“Ndërkohë kemi bërë për momentin deri më sot edhe një ndeshje kontrolluese dhe atë në Lipjan kundër Skënderbeut ish finalisti i Ligës së Kosovës ku bëmë një ndeshje shumë meritore dhe të mire. Unë jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të mi. U kemi dhënë rast të gjithë lojtarëve që ta ndjenë momentin e ndeshjes , veçanërisht shansin më të madh ua kemi dhënë të rinjve. Edhe pse e humbëm këtë ndeshje duhet pranuar se kundërshtari ka qenë shumë ekip I mire, kishin edhe lojtarë të huaj. Unë përsëri jam i kënaqur me disa përmirësime besoj se do të jetë më mire”.
Synimi i përgatitjeve ka të bë me realizimin e objektivave të klubit por edhe kë të vit do të shënohet edhe përvjetori jubilar 50 vjetori i themelimit
DURIM LUMA – TRAJNER I KV SHKËNDIJA (2.05 – 2.54)
“Duke pasur para sysh që këtë vit është 50 vjetori i themelimit të klubit Shkëndija, pra klubit të volejbollit. Ne do të mundohemi maksimalisht q këto të rinjtë tanë, siç e dini në dy vitet e fundit ne nuk marrim përforcime, pra i angazhojmë lojtarët vendas, lojtarët tanë të rijë. Katër prej tyre janë të moshës prej 15 deri 17-18 vjeçar. Mendojmë që synimi apo ambiciet tona për këtë sezon do të jetë hyrja në play off, pra në gjashtë ekipet e para e pastaj në pjesën e dytë të kampionatit do të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet“.
Sa i përket ekipeve në kampionatin e ri 2024/2025 sipas të gjitha gjasave do të mbeten 12 ekipe edhe pse ka interesim që në ligë të parë të inkuadrohet edhe një skuadër e re por për këtë do të vendosin përfaqësuesit e të gjitha klubeve. / Tv Koha/
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve