Lajme nga vendi
Janevska: Do të angazhohem që fëmijët me nevoja ndryshe të mos identifikohen me diagnozën e tyre, por me potencialet të cilat i kanë zhvilluar me arsimin

Avancimi i arsimit gjithëpërfshirës është përcaktim programor i Qeverisë së re, ndërsa personalisht do të angazhohem që fëmijët me nevoja ndryshe arsimore të mos identifikohen me diagnozën e tyre, por me potencialet të cilat i kanë zhvilluar me ndihmën e arsimit, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në fjalimin e saj në ngjarjen “Biseda për barazi” të cilën e organizoi Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.
Arsimi gjithëpërfshirës është sfidë serioze, shumëllojësh, e cila kërkon punë të përkushtuar në ekip, ndërsa para së gjithashë perceptim të plotë në çfarë gjendje është për momentin, theksoi ministrja Janevska, duke theksuar se MASH pasataj do të sjellë zgjidhje konkrete, për të cilat publiku do të jetë transparent dhe i njoftuar në kohë.
“Në këtë proces, partneri ynë i parë do të jenë prindërit, të cilët gjatë periudhës së kaluar, në çdo rast, theksuan qartë se nga vendi nuk presin keqardhje, por mbështetje konkrete për të siguruar përparimin e fëmijëve të tyre. Nuk duhet të vazhdojnë politikat
të cilat nga arsimi në vend të mundësive, kanë bërë pengesë për përparimin e këtyre fëmijëve. Prandaj do t’i përfshijmë edhe praktikantët-mësimdhënësit, shërbimet profesionale, asistentët arsimorë, kemi institute të specializuara, të gjithë së bashku mund të ndërtojmë arsim cilësor gjithëpërfshirës”, tha ministrja.
Gjatë fjalimit të saj për asistentët arsimorë, Janevska paralajmëroi rritje të numrit të tyre, si dhe përmirësime në arsimin e mesëm për nxënësit me aftësi ndryshe. Për nxënësit me nevoja komplekse, arsimi i mesëm do t’u mundësojë të zhvillojnë shkathtlsitë e jetës dhe të aftësohen për punë konform aftësive dhe afiniteteve të tyre.
Me qëllim që të rrisim gjithpërfshirjn tek një kategorie tjetër vulnerabël – fëmijëve romë, për ta do të vazhdojmë dhe do ta rrisim mbështetjen, kështu që të sigurojmë numër më të madh të ndërmjetësuesve arsimorë si dhe bursa studentore”, u shpreh ministrja Janevska.
Duke iu referuar nevojës për kulturë më gjithëpërfshirëse në shoqëri në tërësi, Janevska theksoi se ky është proces për të cilën nevojitet kohë
“Prandaj Ju ftoj edhe juve si Komision, si dhe të gjithë ata të cilët duan të shohin ndryshime pozitive, të bëhen pjesë e tyre, të investojnë në ndryshimet të cilat duan t’i shohin”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, duke shtuar se Ministria dhe ajo personalisht me këmbëngulje do të punojmë për dinjitetin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe personave me nevoja ndryshe.
Lajme nga vendi
Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.
Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.
Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.
“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,” vlerëson Fetai.
Lajme nga vendi
Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.
“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.
Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.
“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.
Lajme nga vendi
Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.
Nuk ka persona të lënduar.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve