Connect with us

Lajme nga vendi

Nesër seanca konstituive, me shumë gjasa Afrim Gashi kryeparlamentar

Published

on

Nesër deputetët e posazgjedhur edhe zyrtarisht do të ulen në kolltukët e deputetëve pasi që para 20 ditëve morën mandat nga qytetarët. Seanca e cila është caktuar për në ora 11, ka katër pika. Së pari zgjidhet komisioni për verifikim, i cili ka për obligim që të verifikojë mandatet e deputetëve, e më pas do të vijojë edhe zgjedhja e Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Sipas Rregullores së re, seanca konstitutive mund të zgjasë më së shumti 3 ditë, ndërsa përfundon pas zgjedhjes së kryetarit të shtëpisë ligjvënëse, i cili me shumë gjasa do të jetë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.Pasi që paraprakisht kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski, e caktoi, nesër seancën do ta udhëheq deputeti më i vjetër, përkatësisht Merita Koxhaxhiku, nga Lidhja Demokratike e Izet Mexhitit. Me konstituimin e përmbajtjes së re parlamentare do të hartohet edhe shumica e re, e cila, siç është e ditur do ta ketë koalicioni i VMRO-DPMNE-së që pas negociatave që u mbajtën këto ditë duhet t’i bashkohet edhe VLEN dhe deputetët e ZNAM. Me këtë shumica e ardhshme paralmentare po i afrohet numrit të dy tw tretave. Mandat për deputet për herë të parë mori kryetari i VMRO-DPMNE-së, HristijanMickoskii cili do të jetë mandatari i ardhshëm për formimin e qeverisë së re. Disa nga deputetët e shumicës së re parlamentare në ulëset e deputetëve do të jenë vetëm një kohë të shkurtër sepse një pjesë e madhe prej tyre do të shkojnë në kabinetin e ri qeveritar. Situata është e ngjashme edhe me deputetët e koalicionit VLEN, liderët e të cilit u zgjodhën për deputetët, por pritet që disa prej tyre do të shkojnë në ekzekutiv, ose të vazhdojnë punën si kryetar komune. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e deritanishëmtë qeverisë do të jenë në karriget e parlamentit të destinuara për opozitën. Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së në largim DimitarKovaçevski, ish-zëvendëskryeministri për ekonomi Fatmir Bytyqi, ish-ministri i punëve të brendshme OliverSpasovski, ai i bujqësisë LupçoNikollovski, ministrja e mbrojtjes SllavjankaPetrovska, e kulturës BiseraKostadinovskaStojçevska, për punë dhe politikë sociale,JovanaTrençevska, për transport dhe lidhjeBllagojBoçvarski, si dhe ish-drejtoresha e Drejtorisw sw tw ardhurave publike SanjaLlukarevska. Nga radhët e BDI-së, sërish deputet do të jetë kryetari i kësaj partie, AliAhmeti, e bashkë me të edhe ish-kryetari i Kuvendit, TalatXhaferi. Ish-ministrat e kësaj partie nuk janë në përbërjen e re parlamentare.

Lajme nga vendi

Paraburgim për një 31 vjeçar nga Shkupi, dyshohet për tentim për përdhunim

Published

on

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj personit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale sulm seksual dhe dhunim nga neni 186 paragrafi 1 lidhur me nenin 19 (në tentativë ) të Kodit Penal.

“Më 5 shtator, 31-vjeçari ka sulmuar një grua në Kisella Vodë dhe në kundërshtim me vullnetin e saj të shprehur qartë, ka tentuar qëllimisht të kryejë akte seksuale ndaj saj. Viktima ka qenë duke ecur në drejtim të shtëpisë së saj dhe pasi ka kaluar në vendkalimin për këmbësorë në bulevardin “Boris Trajkovski” afër komunës Kisella Boda, i dyshuari e ka kapur me të dyja duart dhe ka tentuar ta tërheqë zvarrë në një rrugë anësore. Ai e shtyu dhe tentoi ta sulmonte seksualisht. Gruaja vazhdonte të bërtiste, të kërkonte ndihmë dhe përpiqej të çlirohej, ndërsa kur njerëzit filluan të mblidheshin, i dyshuari e la të ikte pa e arritur qëllimin e tij”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga PTHP-ja.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, me të cilin ka deklaruar se ekziston rreziku që ai të ikë, të pengojë procedurën penale ose të përfundojë tentativën e veprës penale. Gjykata themelore penale e Shkupit e ka pranuar propozimin dhe të dyshuarit i është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Durmishi: Ministria e Ekonomisë dhe Punës ndan mjete financiare për realizimin e programit (projektit) për mbrojtjen e konsumatorëve

Published

on

Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në përputhje me përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, shpalli sot thirrje publike për ndarjen e mjeteve financiare për realizimin e programeve dhe projekteve nga shoqatat e konsumatorëve në kuadër të Programit për mbrojtjen e konsumatorëve për vitin 2024. Mjetet financiare nga ky Program janë të dedikuara për realizimin e programeve dhe projekteve nga shoqatat e konsumatorëve. Përmes kësaj mbështetjeje financiare, Ministria e Ekonomisë dhe Punës ndan mjete financiare për realizimin e programit (projektit) për mbrojtjen e konsumatorëve në vlerë prej 300.000,00 denarë deri në 500.000,00 denarë në përputhje me propozim programet (projektet) e dorëzuara për mbrojtjen e konsumatorëve deri në shterimin e mjeteve financiare të parashikuara për këtë thirrje, të organizatave joqeveritare për mbrojtjen e konsumatorëve për sigurimin e informacioneve dhe ndihmës për konsumatorët.Kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të përmirësuar cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve dhe për të forcuar mbrojtjen dhe të drejtat e tyre.Inkurajojmë të gjitha shoqatat e konsumatorëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë për mbështetje financiare që do t’u mundësojë atyre të realizojnë projekte të rëndësishme për të mirën e konsumatorëve. Kjo thirrje është dëshmi e përkushtimit tonë për transparencë, drejtësi dhe gjithëpërfshirje në krijimin e politikave që përmirësojnë kushtet e jetesës së të gjithë qytetarëve.Më shumë informacione për kushtet e aplikimit, shumën e mjeteve financiare dhe afatin për dorëzimin e kërkesave mund të gjeni në ueb-faqen tonë www.economy.gov.mk.Sektori i Koordinimit të aktiviteteve të ministrit
Ju bëjmë thirrje të kontribuoni bashkërisht në forcimin e të drejtave të konsumatorëve në vendin tonë. Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është jo më vonë se ora 16:00 më 20.09. të vitit 2024.Tv Koha

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjendet një trup i pajetë brenda një hoteli në Tetovë

Published

on

Me datë 05.09.2024 në ora 11:40, në SPB Tetovë nga Emergjenc Mjekësore e Tetovës kanë raportuar se në një hotel në Tetovë ndodhet një person i vdekur, i cili nga mjeku i Mjekësisë Emergjente ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune.

“Është konstatuar se bëhet fjalë për P.J.R (68) nga Britania e Madhe. Prokurori publik dhe zyrtarët policorë nga SPB- Tetovë kanë kryer këqyrje në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorisë Publike, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë.

Continue Reading

Më të lexuarat