Connect with us

Lajme nga vendi

Talat Xhaferi: Zhvilluam zgjedhje evropiane dhe kontribuam në sjelljen evropiane të vendit

Published

on

Zgjedhjet evropiane i zhvilluam në procese zgjedhore të lira, paqësore, të drejta dhe demokratike në të dy ciklet zgjedhore. Me këtë me të drejtë mund të vlerësoj se kemi kontribuar në sjelljen evropiane të vendit, i cili aspiron të jetë anëtar i BE-së, tha kryeministri teknik Talat Xhaferi në konferencën e sotme për media, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në konferencën për media ku iu referua punës së Qeverisë në 100 ditët e kaluara, ai theksoi se këto zgjedhje do të përmenden se si mund dhe duhet të bëhen në interes të qytetarëve dhe shtetit.

“U angazhova para qytetarëve se do të mundësojmë shprehjen e lirë të vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Ky është një obligim i besuar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet dhe unë si Kryeministër dhe Qeveria e kemi përmbushur në vazhdimësi. Fjalët e mia konfirmohen nga urimet dhe shprehjet e respektit të partnerëve tanë evropianë. Nëse me diçka vlerësohen kapacitetet evropiane dhe demokratike të një qeverie, atëherë janë zgjedhjet”, tha Xhaferi.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për institucionet dhe qytetarët sepse, siç tha, kanë mbajtur përgjegjësitë e tyre dhe kanë kontribuar në përpjekjet e shtetit për të përparuar sipas vlerave evropiane.

Lajme nga vendi

Koalicioni qeveritar është i qëndrueshëm dhe i fuqishëm, se a do të jetë PLD-ja pjesë e koalicionit qeveritar ende nuk është biseduar, thotë Mickoski

Published

on

Koalicioni qeveritar është i qëndrueshëm dhe i fuqishëm, gati zyrtarisht dy e treta e shumicës në kuadër të Parlamentit. Çdonjëri që i ndan dhe mbështet politikat e kësaj Qeverie mund të përfshihet dhe t’i mbështesë këto politika, porositi kryeministri Hristian Mickoski, i pyetur se a ka mundësi që PLD-ja të hyjë në koalicionin qeveritar.

Se a do të jetë PLD-ja zyrtarisht pjesë e koalicionit qeveritar, Mickoski theksoi se ende nuk ka biseduar “as në kuadër të koalicionit, as në kuadër të partisë”.

“Megjithatë, ai është proces i cili duhet të marrë mbështetje nga të gjithë faktorët, nuk mjafton se çka thotë Hristian Mickoski, është me rëndësi të shohim se çka thonë partnerët e koalicionit, çka thotë koalicioni ynë i brendshëm në kuadër të partisë sonë që të arrijmë qëndrimin përfundimtar. Por, çdo mbështetje nga çdo deputet që i mbështet politikat e Qeverisë është i mirëseardhur në kuadër të votimit në Parlament”, deklaroi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës në komunën Gjorçe Petrov.

Lidhur me porosinë nga kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova dhe a ka mundësi të ndërtohet qëndrim mbipartiak për ndryshime kushtetuese me veprim të shtyrë, Mickoski tha se ai edhe në fjalimin më 23 tetor ka bërë thirrje për “qëndrim mbipartiak për shumë nga çështjet e hapura”.

“Dhashë përgjigje për pjesën e dytë të pyetjes suaj, ndërsa për pjesën e parë të pyetjes suaj – absolutisht unë edhe në fjalimin për 23 Tetorin bëra thirrja për qëndrim mbipartiak për shumë nga çështjet e hapura të cilat sipas neve si Qeveri përfaqësojnë sfida serioze. Kështu që, çdonjëri është i mirëseardhur, dera është e hapur, çdonjëri që i ndan këto frikë, frikë ndoshta është fjalë shumë e rëndë, çdonjëri që është i shqetësuar dera është e hapur mund të na bashkëngjitet”, deklaroi Mickoski.

Advertisement

Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike dhe deputete në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Zajkova, në emision në “Samo Vistina” (Vetëm e vërteta) në Kanal 5, porositi “veprimi i shtyrë i ndryshimeve kushtetuese të jetë qëndrimi i vetëm shtetëror mbipartiak”.

Procedura për ndryshimet kushtetuese, sipas Zajkovës, mund të fillojë edhe tani, por do të përfundonte dhe ndryshimet do të hynin në fuqi me nënshkrimin e marrëveshjes për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

“Qëndrimet e PLD-së janë se në konkluzionet e fundit asgjë nuk na pengon të zbatojmë ndryshimet kushtetuese, pra të fillojmë procedurën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, për të arritur në atë fazë përfundimtare për ligjin kushtetues, ku ne vetë parashikojmë se kur do të hyjnë në fuqi. Pika 4 i referohet faktit se Maqedonia duhet t’i zbatojë ndryshimet kushtetuese, pika 6 është se konferenca e dytë ndërqeveritare do të mbahet pa vendim politik pasi të përfundojmë procesin e ndryshimeve kushtetuese sipas procedurës së brendshme. Kjo lë mundësinë për interpretim më të gjerë, i cili na çon në veprimin e vonuar për të cilin po flasim dhe se këtu, nëse këto janë qëndrimet tona, të gjithë së bashku duhet të ndërtojmë një qëndrim shtetëror që po, këtu e kemi përfunduar detyrimin tonë, por të njëjtat do të hyjnë në fuqi pasi të gjitha vendet anëtare, përfshirë Bullgarinë, të votojnë për”, sqaron Zajkova.

PLD, sipas Zajkovës, propozon që ndryshimet të hyjnë në fuqi pasi të gjitha vendet anëtare, përfshirë edhe Republikën e Bullgarisë si vend anëtar, do ta ratifikonin marrëveshjen për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Andonovski: Çdo qytetar meriton të ketë qasje në atë se si shpenzohen mjetet publike

Published

on

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në hakatonin e sotëm digjital me të rinjtë në Kuvend, theksoi se është koha për transparencë të vërtetë dhe se çdo qytetar meriton të ketë qasje në atë se si shpenzohen mjetet publike.

“Të dhënat e hapura dhe transparenca digjitale nuk janë vetëm premtime, ato janë mjeti ynë kundër korrupsionit dhe baza e besimit tek institucionet. Portali data.gov.mk hap mundësi të reja, por nuk duhet të ndalemi me kaq. Synimi ynë është që të hapim edhe më shumë të dhëna, sepse çdo qytetar meriton qasje në atë se si shpenzohen mjetet publike”, theksoi ministri, duke potencuar se transparenca duhet të bëhet rregull, jo përjashtim.

“Vizioni ynë është i qartë: Maqedoni moderne ku çdo vendim mund të shihet me një klikim dhe luftojmë kundër korrupsionit”, thotë Andonovski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Pas vitit të ri ulet çmimi i veturave të përdorura – vetura që tani kushton 10 mijë euro, do të kushton 8 mijë

Published

on

Ulja e taksës së importit për veturat e përdorura, e paralajmëruar për fillimin e vitit të ardhshëm, hap mundësi të reja për blerësit në Maqedoni.

Sipas analizave ekonomike dhe trendeve të tregut, çmimet e makinave të përdorura pritet të ulen me 15 deri në 20 për qind, veçanërisht çmimet e tomjeteve më të vjetra se 10 vjet, shkruan Radar.mk.

Kjo rënie e çmimeve është rezultat i vendosjes së taksave më të ulëta për emetimin e dioksid karbonit, si dhe uljes së taksës së vlerës së shtuar (TVSH) për importin e makinave, e cila do të jetë e vlefshme nga viti i ri, transmeton Zhurnal.

Ndryshime në politikën tatimore

Në periudhën e kaluar, qeveria ka punuar në mënyrë aktive në përmirësimin e kushteve për importin e makinave të përdorura.

Advertisement

Një nga masat më të rëndësishme është ulja e taksës së emetimit të CO2, e cila ndikon drejtpërdrejt në çmimin përfundimtar të automjeteve.

Kjo masë pritet të mundësojë uljen e çmimeve të automjeteve që tashmë kanë një histori të gjatë në treg, pra atyre më të vjetra se dhjetë vjet, të cilat shpesh janë më të përballueshmet për nga çmimi për një pjesë të madhe të blerësve në Maqedoni.

Ulja e TVSH-së për makinat e reja do të përmirësojë gjithashtu tregun për ata që kërkojnë të blejnë automjete me emetim më të ulët dhe standarde më të larta mjedisore.

Ky kombinim masash pritet të krijojë mundësi të reja ekonomike si për qytetarët ashtu edhe për tregtarët e makinave të përdorura.

Tregu në Evropë: motivim shtesë

Advertisement

Në këtë trend kanë ndikuar edhe lëvizjet e tregut evropian, veçanërisht në Gjermani, vend që konsiderohet si një nga eksportuesit kryesorë të automjeteve të përdorura.

Çmimet e makinave në Gjermani tregojnë një trend stabil të uljes – edhe për modelet më të përdorura.

Sipas të dhënave të fundit, çmimet e makinave më të johura të përdorura kanë rënë për rreth 300 euro muajt e fundit, transmeton Zhurnal.

Kjo rënie lidhet me ndryshimet në kërkesë, si dhe me presionin global për të reduktuar gazrat e dëmshëm të shkarkimit, duke rezultuar në një rritje të ofertës së automjeteve më pak të dëmshme në treg./Zhurnal

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat