Lajme nga vendi
Forumi i Gruas VLEN mban diskutojnë për rolin e gruas në Politikë. Të pranishme edhe deputetet e Vetvendosjes!

Forumi i Gruas së VLEN në njesinë e 6 zgjedhore ka organizuar diskutim në temë “Roli i Gruas dhe politika”. Në këtë panel diskutim ishin të pranishme mbi 150 gra të kësaj zone, ndërsa mes palenisteve të ftuara ishin edhe deputetet e Lëvizjes Vetvendosje nga Kosova, Arbëresah Kryeziu Hyseini dhe Fitore Pacolli.
Deputetet Hyseini dhe Pacolli treguan për mënyrën se si ndër vite është avancuar gruaja në udhëheqjen e isntitucioneve të shtetit në Kosovë, për pozitata që ka, si dhe rolun kyç në vendimmarje.
Ndërsa kandidatet për deputete në Koaliconit VLEN në njesinë e Gjashtë zgjedhore, Kaltrina Beqiri, Sevime, Sevim Veseli Berzati, Mimoza Musa dhe kandidatet tjera, folën për pozitën aktuale të gruas në politikën e vendit, se sa pak hapësirë ka gruaja në krijimin e politikave dhe në vendimmarrje. Po ashtu folën edhe për vizionin e tyre dhe hapat që do i marrin pas 8 majit si deputete të ardhshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa Shefkete Hamza, udhëheqëse e njesisë Projektuese për Romët në Komunën e Tetovës, foli për bashkëpunimin e shkëlqyer me Komunën dhe mbështetjen që i jepet femrave të komunitetit rom për përfshirje sa më të madhe në krijimin e politikave.
Në diskutim u konstatua se gruaja në politikën e vendit tonë, shihet vetëm sa për tu përmbushur kushtet ligjore, por pa iu dhënë hapsirë në vendimmarrje, pa u përfshirë në krijimin e politikave dhe pa pasur të drejtën e zërit kritik. Andaj në përbërjen e ardhshme të Kuvendit dhe Qeverisë së re, do të ketë përfaqësim më të madh të gruas e cila do të jetë edhe udhëheqëse e më shumë proceseve të shtetit.
Lajme nga vendi
Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.
Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.
Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.
“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,” vlerëson Fetai.
Lajme nga vendi
Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.
“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.
Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.
“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.
Lajme nga vendi
Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.
Nuk ka persona të lënduar.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve