Connect with us

Lajme nga vendi

(VIDEO) Gratë e Maqedonisë së Veriut martohen në moshë më të re, në krahasim me gratë nga vendet e rajonit

Published

on

Gratë në Maqedoninë e Veriut martohen në moshë më të re në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Mosha mesatare në të cilën femrat e vendit tonë martohen është 26.6 vjet, tregojnë analizat e statistikës së portalit “Landgeist”, të bazuara me të dhënat e Eurostatit.

Vajzat në Malin e Zi martohen në moshën mesatare 27.5 vjeç, në Bullgari 28.3, në Serbi 28.5, në Kroaci dhe Kosovë 28.8 dhe në Greqi 30.9.

Në shumicën e vende evropiane, gratë martohen për herë të parë mbi moshën 30 vjet. Dallimi mes Evropës Perëndimore dhe asaj Lindore është i dukshëm, sa më shumë të shkosh në perëndim, aq më e lartë është mosha mesatare.

Më të reja martohen ukrainaset në 24.9 vjeç, vajzat në Bjellorusi në 25.1 vjeç dhe në Turqi në 25.22 vjeç.

Gratë në Suedi, ndërkaq, martohen në një moshë mesatare 34.8 vjeç, në Spanjë në 34.7 dhe në Norvegji në 34.1.

Advertisement

“Landgeist” vëren dhe se mosha në të cilën gratë martohen nuk do të thotë domosdoshmërish që ato të hyjnë në një lidhje ose të krijojnë familje më vonë. Nëse shihet harta në pjesën e lindjes jashtë martese, duket gjithnjë e më shumë çifte po bëjnë fillimisht fëmijë, ndërsa më pas martohen ose në përgjithësi nuk martohen.

Lajme nga vendi

Valon Asanin e dënon edhe fshati i tij. Pëson debakël në Poroj

Published

on

Për të dytën herë Valon Asani kandidat për deputet nga radhët e BDI ka humbur bindshëm nga koalicioni VLEN në vendlindjen e tij në fshatin Poroj.

Fitorja e VLENIT në Porojin legjendar ka qenë e thellë edhe atë 980 vota për VLEN dhe 616 për Frontin Europian.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shehu: Anëtarë të Komisioneve Zgjedhore, shkelin Kodin Zgjedhor

Published

on

Konferencë e jashtëzakonshme e KSHZ-së. Nënkryetarja e këtij institucioni, Ditmire Shehu deklaroi se disa anëtarë të Komisioneve Zgjedhore nuk iu përmbahen rregullave të parapara me ligj, duke shkel kështu Kodin Zgjedhor.

“Disa anëtarë të Këshillave zgjedhor nuk iu përmbahen udhëzimit për votim për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të ditës së sotme, apo 8 majit. Të nderuar anëtarë të Këshillave Zgjedhorë, ju lutemi që tu përmbaheni në përpikshmëri detyrave dhe obligimeve që dalin nga Kodi Zgjedhor dhe nga aktet nënligjore të KSHZ-së…Votuesi mund të paraqitet në vendvotim vetëm njëherë për të ushtruar të drejtën e tij të votës.

Në disa komuna kishim, shkelje, kemi dërguar vërejtje tek të njëjtat dhe shpresojmë se i njëjti gabim nuk do të përsëritet. Ka disa komuna ku është regjistruar shkelja e Kodit Zgjedhor”, tha Shehu.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Avokati i Popullit ka pranuar 30 telefonata për shkelje të së drejtës së votës

Published

on

Zyra e Avokatit të Popullit njoftoi se kanë pranuar 30 telefonata dhe një person i ka kontaktuar personalisht. Shumica e ankesave janë për atë pse u pyetën nëse dëshironin të votonin për zgjedhjet presidenciale apo parlamentare.
Disa persona thirrën dhe u ankuan nga shtëpitë e të moshuarve se nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ankesa ka edhe nga punonjës të sektorit privat të cilët nuk janë liruar sot nga detyra.

Avokati i Popullit njoftoi se nga ora 07:00 deri në 19:00 qytetarët do të mund të paraqesin çdo shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike falas 0800-543-21 ose personalisht në zyrat në Shkup, Strumicë, Kërçovë, Tetovë. Manastir, Shtip dhe në Kumanovë.

Continue Reading

Më të lexuarat