Connect with us

Lajme nga vendi

Geer: Partitë politike duhet të kapërcejnë ndarjet, ndërsa çështjen e hyrjes në BE ta bëjë projekt kombëtar

Published

on

Partitë politike duhet t’i kapërcejnë ndarjet dhe të bashkohen rreth çështjes së anëtarësimit në BE dhe ta bëjnë atë një projekt kombëtar. Për të ndryshuar gjërat në vend, interesat politike duhet të lihen mënjanë dhe fokusi duhet të jetë në interesat kombëtare, tha dje ambasadori evropian David Geer në forumin “EUROPEUM 2023 – 20 vjet nga Samiti në Selanik: rruga para nesh”, transmeton Portalb.mk

Për çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe cilat janë interesat e vendit, sipas Geer, është shumë e rëndësishme që të ketë një debat të hapur, që është vendim sovran i këtij vendi dhe që, siç tha ai, është një hap i rëndësishëm për t’u bërë, ti cili çon automatikisht në konferencën e dytë ndërqeveritare.

Duke folur në forum, Geer kujtoi samitin e Selanikut të 20 viteve më parë, kur Unioni kishte vetëm 15 shtete anëtare dhe vuri në dukje se nga atëherë e deri më sot është bërë përparim i madh në Ballkanin Perëndimor.

Në 20 vitet e fundit, pranimi i vendit në BE është bllokuar si rezultat i tre vetove, tha Geere, kështu që besueshmëria e BE-së është dëmtuar rëndë dhe njerëzit janë të frustruar kuptueshëm.

Por, siç tha ai, ka edhe përgjegjësi nga ana e partnerëve në rajon.

Advertisement

“BE-ja nuk është përgjegjëse kryesore për dështimet e tyre në zbatimin e reformave, por edhe për çështje të tilla si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit. Nuk duhet mohuar progresi, por duhet diskutuar edhe përgjegjësia”, thotë ambasadori evropian.

Ambasadori evropian ritheksoi se zgjerimi i Unionit është në interesin e tij sepse ka nevojë për siguri, stabilitet, prosperitet dhe zhvillim demokratik.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, tha në forum se mesazhi kryesor është se Ballkani Perëndimor mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, por vetëm nëse bëhen përpjekje të mëdha për arritjen e standardeve evropiane, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

“Duhet të jemi mjaft të sinqertë, jo vetëm kritikë dhe të themi se tema e bashkëpunimit rajonal dhe çështjet dypalëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së ka qenë një sfidë prej 20 vitesh e deri më sot. Problemi është se ne këto sfida ndoshta nuk i kemi trajtuar seriozisht dhe me ndershmëri 20 vite më parë, derisa arritën në nivelin e bllokadës apo të vetos”, shtoi zëvendëskryeministri.

Mariçiq theksoi se Samiti në Selanik konfirmoi se BE-ja ka një perceptim për rajonin tonë në tërësi, por në të njëjtën kohë i jep mundësi secilit vend që të shpërblehet individualisht për progresin e tij.

Advertisement

Ai është i mendimit se njëzet vjet pas Samitit të Selanikut, vendet e rajonit po ecin me shpejtësi të ndryshme.

“Kroacia ka dhjetë vjet që është anëtare, kurse Mali i Zi dhe Serbia janë në negociata për anëtarësim që nga viti 2012, përkatësisht 2014 më intensivisht. Bosnja dhe Hercegovina mori statusin e kandidatit vitin e kaluar, Kosova është ende kandidat potencial për anëtarësim dhe fitoi mundësinë e liberalizimit të vizave këtë vit, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria zyrtarisht filluan negociatat më 19 korrik të vitit të kaluar dhe tani janë në fazën e skriningut. Pritet që pas përfundimit të obligimeve nga skriningu dhe ndryshimet kushtetuese për ne, të kalojmë në fazën tjetër të hapjes së klasterit 1”, ka shtuar Mariçiq.

Sipas nënkryetares së Partisë Socialiste Evropiane dhe funksionare e dikurshme, Radmilla Shekerinska, bllokimi i ndryshimeve kushtetuese do ta bartë fajin në territorin e Maqedonisë. Nuk duhet, thotë ajo, t’i lejojmë vetes një sëmundje autoimune.

“Një sëmundje autoimune është një sëmundje që praktikisht bën që trupi juaj t’ju shkatërrojë nga brenda. Pra, bllokimi i amendamenteve kushtetuese vetëm se do të lëvizë përgjithmonë fajin që nuk është tek ne, por do të vijë tek ne, në terenin maqedonase. Dhe dëshiroj të krijohet një shumicë për amendamentet kushtetuese, sepse në thelb Maqedonia e Veriut ishte ajo që para disa kohësh i bëri propozim palës bullgare për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, në preambulë. Nacionalistët bullgarë e refuzuan, sepse besonin se një ndryshim i tillë në Kushtetutë do të tregonte se bullgarët dhe maqedonasit janë dy popuj të ndryshëm. Unë e shoh kështu. Kjo është arsyeja pse nacionalistët bullgarë e refuzuan atë disa vite më parë. Mund të diskutojmë pse kanë ndryshuar mendje, nuk ka rëndësi. Është e rëndësishme që në thelb duhet ta bëjmë këtë ndryshim në një Kushtetutë shumë liberale që është shumë e gjerë për bashkësitë e ndryshme etnike, që është një plus për ne”, tha Shekerinska, duke shtuar se ne kemi nevojë për një marrëveshje publike politike sepse partitë politike në vend nuk kanë besim reciprok.

Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Advertisement

Kjo erdhi pas arritjes së  propozimit francez në vend me 30 qershor të vitit 2022 dhe miratimit të tij nga ana e Kuvendit të RMV-së për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut në drejtim të hapjes së rrugës eurointegruese për RMV-në.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria duke vendosur veto.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Paraburgim për një 31 vjeçar nga Shkupi, dyshohet për tentim për përdhunim

Published

on

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj personit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale sulm seksual dhe dhunim nga neni 186 paragrafi 1 lidhur me nenin 19 (në tentativë ) të Kodit Penal.

“Më 5 shtator, 31-vjeçari ka sulmuar një grua në Kisella Vodë dhe në kundërshtim me vullnetin e saj të shprehur qartë, ka tentuar qëllimisht të kryejë akte seksuale ndaj saj. Viktima ka qenë duke ecur në drejtim të shtëpisë së saj dhe pasi ka kaluar në vendkalimin për këmbësorë në bulevardin “Boris Trajkovski” afër komunës Kisella Boda, i dyshuari e ka kapur me të dyja duart dhe ka tentuar ta tërheqë zvarrë në një rrugë anësore. Ai e shtyu dhe tentoi ta sulmonte seksualisht. Gruaja vazhdonte të bërtiste, të kërkonte ndihmë dhe përpiqej të çlirohej, ndërsa kur njerëzit filluan të mblidheshin, i dyshuari e la të ikte pa e arritur qëllimin e tij”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga PTHP-ja.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, me të cilin ka deklaruar se ekziston rreziku që ai të ikë, të pengojë procedurën penale ose të përfundojë tentativën e veprës penale. Gjykata themelore penale e Shkupit e ka pranuar propozimin dhe të dyshuarit i është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Durmishi: Ministria e Ekonomisë dhe Punës ndan mjete financiare për realizimin e programit (projektit) për mbrojtjen e konsumatorëve

Published

on

Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në përputhje me përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, shpalli sot thirrje publike për ndarjen e mjeteve financiare për realizimin e programeve dhe projekteve nga shoqatat e konsumatorëve në kuadër të Programit për mbrojtjen e konsumatorëve për vitin 2024. Mjetet financiare nga ky Program janë të dedikuara për realizimin e programeve dhe projekteve nga shoqatat e konsumatorëve. Përmes kësaj mbështetjeje financiare, Ministria e Ekonomisë dhe Punës ndan mjete financiare për realizimin e programit (projektit) për mbrojtjen e konsumatorëve në vlerë prej 300.000,00 denarë deri në 500.000,00 denarë në përputhje me propozim programet (projektet) e dorëzuara për mbrojtjen e konsumatorëve deri në shterimin e mjeteve financiare të parashikuara për këtë thirrje, të organizatave joqeveritare për mbrojtjen e konsumatorëve për sigurimin e informacioneve dhe ndihmës për konsumatorët.Kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të përmirësuar cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve dhe për të forcuar mbrojtjen dhe të drejtat e tyre.Inkurajojmë të gjitha shoqatat e konsumatorëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë për mbështetje financiare që do t’u mundësojë atyre të realizojnë projekte të rëndësishme për të mirën e konsumatorëve. Kjo thirrje është dëshmi e përkushtimit tonë për transparencë, drejtësi dhe gjithëpërfshirje në krijimin e politikave që përmirësojnë kushtet e jetesës së të gjithë qytetarëve.Më shumë informacione për kushtet e aplikimit, shumën e mjeteve financiare dhe afatin për dorëzimin e kërkesave mund të gjeni në ueb-faqen tonë www.economy.gov.mk.Sektori i Koordinimit të aktiviteteve të ministrit
Ju bëjmë thirrje të kontribuoni bashkërisht në forcimin e të drejtave të konsumatorëve në vendin tonë. Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është jo më vonë se ora 16:00 më 20.09. të vitit 2024.Tv Koha

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjendet një trup i pajetë brenda një hoteli në Tetovë

Published

on

Me datë 05.09.2024 në ora 11:40, në SPB Tetovë nga Emergjenc Mjekësore e Tetovës kanë raportuar se në një hotel në Tetovë ndodhet një person i vdekur, i cili nga mjeku i Mjekësisë Emergjente ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune.

“Është konstatuar se bëhet fjalë për P.J.R (68) nga Britania e Madhe. Prokurori publik dhe zyrtarët policorë nga SPB- Tetovë kanë kryer këqyrje në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorisë Publike, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë.

Continue Reading

Më të lexuarat