Lajme nga vendi
Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe me vranësira lokale
Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe me vranësira lokale, do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 24 deri në 33 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 31 gradë Celsiusë.
Lajme nga vendi
(VIDEO) Vendi i parë Gara për Gjykim të simuluar për fakultetin juridik të UEJL-së
Lajme nga vendi
(VIDEO) Promovohet libri i Shaban Sinanit “Kolosët e Sportit”
Lajme nga vendi
Zyrtari i policisë së Maqedonisë kapet duke marrë 12 mijë euro ryshfet që ka ndërmjetësuar për marrje të banesave sociale
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski u shpreh se punonjësi i MPB-së është kapur me ryshfet prej 12.500 eurove.
Siç informoi MPB-ja, Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminele dhe standarde profesionale në koordinim me Sektorin për polici kriminele pas denoncimit nga tre persona të dëmtuar dhe më 17.05.2024 I.M. është kapur në momentin e marrjes së 12.500 eurove, paraprakisht në mënyrë kriminalistike të përpunuara, të cilat i janë dhënë për gjoja ndërmjetësim për marrje të banesave sociale nga kategoria B.
Lidhur me veprën penale është kryer bastisje në hapësirat zyrtare të cilat i ka përdorur e denoncuara me ç’rast është gjetur dokumentacion i dyshuar më vëllimor i cili është i lidhur me veprën penale në lloj në dokumenteve të ndryshme për të cilët ekziston dyshim se janë të falsifikuara, marrëveshje të ndryshme për hua, marrëveshje për ndërmjetësim të ndarje të banesave sociale, fleta pronësore, si dhe fletore me dorëshkrime në të cili është mbajtur evidencë për personat për të cilët janë kryer punë të caktuara.
Gjithashtu, gjatë bastisjes në shtëpinë e saj në fshatin Bukoviq, i kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur edhe sekusetruar armë zjarri dhe municion.
Personi është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili përcaktoi masë kujdesi, marrje të dokumentit të udhëtimit dhe ndalesë për braktisje të Qytetit të Shkupit.
Sipas Prokurorisë, nga prilli i vitit 2023, duke shfrytëzuar marrëdhënie të njëjtë të përhershme dhe raste të njëjta, e dyshuara ka mashtruar tre persona, të cilëve rrejshëm u është prezantuar si shefe në stacionin policor Gazi Babë dhe anëtare e Komisionit për shpërndarje të banesave sociale. Tre personave të dëmtuar të papunë u ka premtuar se do t’ju ndërmjetësojë që të marrin banesa sociale në Lisiçe me çmim më të ulët se ai real, duke iu kërkuar që t’i paguajnë nga 12.000 euro për banesë dhe 3.000 euro për ndërmjetësim dhe përgatitje të dokumentacionit. Të hollat ua kanë dhënë disa herë, ndërsa gjatë pagesës së fundit të 12.500 euro, në afërsi të stacionit policor, është kapur menjëherë pas dorëzimit të të hollave.
Për rastin mëngjesin e sotëm, përmes profilit të tij në Fejsbuk informoi edhe ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi1 year ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve