Lajme nga vendi
Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Muhamed Zeqirit | VIDEO
Procesi gjyqësor kundër ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, i cili dyshohet për “shpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar” është shtyrë për me 6 qershor, pasi në Gjykatën themelore penale sot nuk ka mbërritur dëshmitari i propozuar nga mbrojtja.
Avokati mbrojtës, Aleksandar Trajkovski, tha se dëshmitari Goran Anastasieviq për shkaqe shëndetësore është penguar të paraqitet në seancën e sotme, pas çka gjykata, për shkak të supozimeve të paplotësuara ligjore për mbajtjen e debatit, e shtyu seancën.
Prokuroria e akuzon Zeqirin se në periudhën nga muaji prill i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022 në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurimin publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulencë me një kompani në vlerë totale prej gati një milion euro, respektivisht janë paguar 147.000 euro më shumë se 795.000 të dakorduara më parë.Procesin gjyqësor e udhëheq gjyqtarja Jançuleva Mihailovska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurorja, Katerina Kolareviq.
Lajme nga vendi
(VIDEO) Në Tetovë mbahen Gara në Rabgy
Lajme nga vendi
(VIDEO) Vendi i parë Gara për Gjykim të simuluar për fakultetin juridik të UEJL-së
Lajme nga vendi
(VIDEO) Promovohet libri i Shaban Sinanit “Kolosët e Sportit”
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi1 year ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve