Lajme nga vendi
Vonohet referendumi kundër lojrave të fatit | VIDEO
Lëvizja Anti Bixhoz është kundër që të organizohet edhe një debat publik në këshillin e komunës së Tetovës për mbajtjen e referendumit për të larguar nga qyteti objektet e lojrave të fatit. Këto qëndrime janë bërë publike, pasi që edhe në seancën e fundit të këshillit të komunës së Tetovës nuk është vendosur në rend dite pika për organizimin e referendumit. Përderisa nga komuna e Tetovës thonë se do të duhet të mbahet edhe një debat publik në këshillin e komunës, nga Lëvizja Anti Bixhoz pohojnë se kanë përfunduar të gjitha takimet me këshilltarët dhe është mbajtur një debat ku konkluzat janë dorëzuar në komunën e Tetovës.
“Ka vonesë të qëndrimeve të komunës rreth mbajtjes së referendumit. Ne para ca ditësh patëm takim me gjithë këshilltarët dhe hasën mirëkuptim nga gjitha partitë politike. Tani kemi lënë takim tjetër për caktimin e datës së referendumit. Nuk duhet mbajtur më debat publik pasi që Lëvizja Anti bixhoz e mbajti debatin dhe konkluzionet dhe qëndrimet i janë dorrëzuar komnuës dhe tani presim që këto të kalojnë në këshillin e komunës së Tetovës”tha për Televizionin KOHA Jushi Emërllahu nga Lëvizja Anti Bixhoz.
Nga komuna e Tetovës, thonë se do të duhet që edhe njëherë të ulen të diskutohen të gjitha mundësitë dhe hapat që do të ndërmeren për organizimin e referendumit. Një takim është lënë për më 20 maj.
“Që të del me sukses qoftë procedura e referendumit apo nismës qytetare, e kemi lënë edhe një takim më 20 maj, gjithë palët bashkë që edhe një herë t`i diskutojmë gjitha mundësitë dhe hapat që do marrim. Komuna ka të drejtë ta realizoj por duke ditur historikun e zgjedhjeve deri më tani si kanë dalë zgjedhjet, ku asnjëherë nuk ka qenë mbi 50 për qind, ndërsa për të qenë i suksesshëm referendumi dalja duhet qenë mbi 50 për qind. Andaj kemi biseduar gjithë bashkë nëse do ia dalim të nxjerrim mb 50 për qind të qytetarëve. Kështu që pasi të takohemi bashkë, ndoshta do bëjmë dhe një debat publik, ku do thirrim gjitha palët që pasi të marrim një hap të tillë të del i suksesshëm” tha për Televizionin KOHA Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.
Nga Lëvizja Anti Bixhoz kërkojnë që të mos ketë zhagitje për referendumin sepse gjatë verës mbajtja e tij do të mund të dështonte shkaku i pushimeve verore. Nga dita kur duhet që të kalojë në këshill pika për organizimin e referendumit e deri në mbajtjen e tij duhet të kalojnë jo më shumë se 45 ditë. Prandaj, edhe nga Lëvizja Anti Bixhoz kërkojnë që sa më shpejtë të jetë në rend dite kjo çështje, kurse për organizimin e referendumit sipas përllogaritjeve komuna duhet të ndajë një buxhet prej 6 milion denarëve.Ndërkaq, për nesër është paralajmëruar protestë kundër hapjes së një kazinoje në afërsi të shkollës në fshatin Siniçan, ndërsa kjo protestë është përkrahur edhe nga Lëvizja Anti Bixhoz. /Televizioni KOHA/
Lajme nga vendi
Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpalli konkursin për Qytetin e Kulturës për vitin 2025
Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpalli sot Konkursin për financimin e një projekti me interes kombëtar, eventin “Qyteti i Kulturës në 2025”.
Në konkurs mund të marrin pjesë komunat në Republikën e Maqedonisë, me përjashtim të qytetit të Shkupit dhe komunat e qytetit të Shkupit, qëllimi i të cilit është krijimi i kushteve për zhvillim të balancuar kulturor, disponueshmëria e vlerave kulturore për qytetarët, si. si dhe ringjalljen e kulturës në nivel lokal.
Regjistrimi bëhet me aplikim elektronik në Portalin Kombëtar për shërbime elektronike: https://uslugi.gov.mk, duke filluar nga 22 nëntor 2024. në orën 14:00, më 22 dhjetor 2024. në orën 14:00.
Përdoruesit do të mund të gjejnë udhëzime teknike dhe mbështetje gjatë regjistrimit dhe procesit të aplikimit në faqen e internetit uslugi.gov.mk (https://uslugi.gov.mk/frequently-asked-questions.nspx), si dhe përmes kontaktit qendra e këtij portali kombëtar për shërbimet elektronike.
Një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit është promovimi dhe aksesi i kulturës maqedonase, ndërsa projekti “Qyteti i Kulturës” forcon zhvillimin kulturor dhe zhvillimin e turizmit në nivel lokal dhe bashkëpunimin me vetëqeverisjen lokale. kontribuon në nxitjen ekonomike dhe turistike të bashkive në të gjithë vendin.
“Qyteti i Kulturës” në vitin 2024 ishte Kriva Pallanka, e cila gjatë gjithë vitit prezantoi një program të pasur dhe koncept të qëndrueshëm programor, me zhanre dhe estetikë të ndryshme nga krijimtaria tradicionale dhe bashkëkohore, me pjesëmarrjen e artistëve përkatës vendas dhe të huaj.
Lajme nga vendi
Gashi për ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka uruar Ditën e Alfabetit. Ai ka thënë se në Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe kujtojmë dhe nderojmë këtë moment historik, që shënon përfundimin e Kongresit të Manastirit dhe mishëron identitetin e popullit shqiptar.
“Si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë popull shtetformues, e vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik, ndërsa angazhohem për të siguruar që ajo të trajtohet me barazi dhe respekt në çdo nivel të jetës institucionale dhe shoqërore. Ndërkaq, për mua si shqiptar kjo ditë paraqet një thelb të pashkëputur të identitetit tim, që më bën krenar. Të gjithë shqiptarëve kudo në botë, gëzuar 22 Nëntorin!”, shkruan Gashi.
Lajme nga vendi
Kina hapi dyert, qytetarët nga Maqedonia dhe 8 vendeve të tjera do të mund të udhëtojnë pa viza
Ministria e Punëve të Jashtme kineze njoftoi sot se do të zgjerojë politikën pa viza në nëntë vende të tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.
Midis 30 nëntorit 2024 dhe 31 dhjetorit 2025, politika pa viza do të zbatohet për poseduesit e pasaportave nga Bullgaria, Rumania, Kroacia, Mali i Zi, Malta, Estonia, Letonia dhe Japonia, tha në një konferencë shtypi në Pekin Zëdhënësi i Ministrisë Lin Jian.
Përveç kësaj, Kina do të zgjasë gjithashtu periudhën e qëndrimit pa viza nga 15 deri në 30 ditë, njofton Reuters.
Duke filluar nga 30 nëntori 2024, mbajtësit e pasaportave të zakonshme nga 38 vende, duke përfshirë nëntë vendet e reja të shtuara, do të mund të hyjnë në Kinë pa vizë për biznes, turizëm, vizitë të afërmve dhe miqve, shkëmbim vizitash dhe tranzit, jo më shumë se 30 ditë.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve