Connect with us

Lajme nga rajoni

Dy tërmete ‘shkundin’ kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë në mesnatë, raportohet për dëme

Published

on

Dy tërmete me magnitudë 4.2 gradë të shkallës dhe 3.8 rihter kanë tronditur kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas të dhënave nga faqet institui europian gjeologjik bëhet me dije se lëkundja është regjistruar rreth orës 00:34.

Tërmetet me thellësi 5 dhe 10  kilometra e kishte epiqendrën në afërsi të Pylit, fshat në njësinë rajonale Follorinë, Greqi.

Nga burimet paraprake mësohet se lëkundjet janë ndjerë ndjeshëm në Korçë dhe fshatrat në kufijë, dhe se ka pasur shkaktuar dëme të vogla materiale.

Advertisement

Lajme nga rajoni

Gjerdani 2 700-vjeçar i ekspozuar në muzeun e SHBA-së i kthehet Turqisë

Published

on

Një gjerdan 2 700-vjeçar prej ari i ekspozuar në një muze në SHBA u është kthyer autoriteteve turke.. Gjerdani nga Mbretëria e Lashtë e Lidias iu dorëzua zyrtarisht zyrtarëve turq në një ceremoni në Konsullatën e Turqisë në Boston.

“Gjerdani i gjatë rreth 20 centimetra është bërë nga ari dhe rruaza karneliane në formë shege”, tha për Anadolu, Hilal Demirel, atashe për kulturë dhe promovim e Turqisë në New York.

Gjerdani ishte vjedhur nga provinca turke e Manisës dhe ishte kontrabanduar në SHBA në vitin 1982. Gjerdani ishte ekspozuar në një muze në Boston për shumë vite.

Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy tha se 20 artefakte historike janë kthyer në Turqi që nga fillimi i këtij viti. “Po sjellim një tjetër artefakt historik të Anadollit në Turqi, duke e rritur totalin në 21”, tha Ersoy në X.

Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit tha në një deklaratë se gjerdani do të sillet në Turqi në ditët në vijim. Ministria shtoi se gjerdani, i cili ka vlerë të rëndësishme historike dhe kulturore për rajonin, daton në shekujt 6 ose 5 para erës sonë. A.K./TemA

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Shqipëria në bashkëpunim me TikTok, kundër përmbajtjeve të dëmshme

Published

on

Autoriteti i Mediave Audiovizive i Shqipërisë ka vendosur një bashkëpunim me platformën sociale TikTok, që synon ndalimin e shpërndarjes së përmbajtjeve të dëmshme, siç janë videot ku shfaqet apo nxitet dhunë e çdo lloji, që përmbajnë gjuhë urrejtje, që shkelin të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve.

Lajmin e bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, e cila tha se “çdo përmbajtje e dëmshme e publikuar në këtë platformë, do të regjistrohet në kanalin e hapur për llogari të AMA-s, për t’u shqyrtuar, dhe nëse nga ekipet tona do të konsiderohet si e tillë, do të marrim masat e nevojshme”.

“Duke filluar nga sot, ju ftoj të raportoni në linkun e dedikuar, në faqen zyrtare të AMA-s, çdo përmbajtje të dëmshme sipas mendimit tuaj, që shfaq apo nxit dhunë, që përmban gjuhë urrejtje, që shkel të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve. Çdo përmbajtje që cenon liritë tona duhet ndaluar”, theksoi Krasniqi.

Kryetarja e AMA-s, Krasniqi shtoi se “bashkërregullimi është tashmë formula e gjithëpranuar për një treg mediatik të dobishëm për të gjithë, dhe ne mund të bëhemi pjesë aktive e këtij procesi”.

Në ueb-faqen zyrtare të AMA-s është hapur një dritare e dedikuar, ku mund të raportohen videot e dëmshme, që publiku ndesh gjatë lundrimit në platformën TikTok.

Advertisement

 

 

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Qyteti kroat mbulohet nga tymi, zjarri shkrumbon 700 hektarë

Published

on

Më shumë se 300 zjarrfikës kroatë po luftojnë prej disa ditësh me një zjarr të madh në afërsi të zonës turistike të Splitit.

Qyteti i dytë më i madh i Kroacisë prej së hënës është mbuluar nga një re tymi për shkak të zjarrit që ka përfshirë malin pranë tij dhe që ka djegur rreth 700 hektarë.

Shoqata Kroate e Zjarrfikësve tha se zjarri filloi në Žrnovnica, pas një goditjeje rrufe të dielën. Ai u shuan për t’u riaktivizuar sërish të martën me rritjen e temperaturave.

Rajoni ka parë temperatura mbi mesataren dhe kushte të thata gjatë muajit të kaluar që kanë krijuar kushte ideale për zjarret.

 

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat