Connect with us

Lajme nga vendi

“Më mirë për Tetovën”, refuzohet nga Regjistri Qendror

Published

on

Regjistri Qendror ka refuzuar që të regjistroj si organizatë jo qeveritare ish grupin e këshilltarëve të pavarur “Më mirë për Tetovën”. Arsyeja, sipas përfaqësueses së grupit Elmedina Abdullahu, është aplikimi i plotësuar në gjuhën shqipe. Sipas Abdullahut, nga regjistri qendror janë arsyetuar se regjistrimi me dokumentacion të parashtruar në gjuhën shqipe nuk mund të kryhet, shkaku i një defekti që ka programi. Por edhe përkundër këtij vendimi të Regjistrit Qendror, Abdullahu thotë se nuk do të heqin dorë nga e drejta e garantuar me Ligj. Kërkuam sqarim edhe nga drejtuesi i Regjistrit Qendror, nga ku thanë se përgjigje do të marrim pas festave.

“Komplet aplikacionin e bëmë në gjuhën shqipe, siç na mundëson ligji, por pas një periudhe të gjatë më në fund morën një përgjigje jo shumë të qartë, që nuk mund të regjistrohet shoqata në gjuhën shqipe, shkaku se nuk punon sistemi me shkronja cirilik, apo në gjuhën shqipe. Pra na duhet ta përkthejmë aplikacionin në gjuhën Maqedonase. Përgjigjen e morëm nga Regjistri Qendror se në periudhë kohore prej 30 ditësh, aplikimin duhet ta përkthejmë në gjuhën maqedonase. Ne paguajmë tatime dhe ne nuk kemi nevojë të bëjmë harxhime shtesë për ta përkthyer materialin. Nëse sistemi nuk iu funksionon atyre, ata duhet ta rregullojnë këtë, sepse shumë vite sistemi po funksionon dhe shumë para po harxhon për gjuhën shqipe në shpinë të tatimeve tona”, deklaroi Elmedina Abdullahu, “Më mirë për Tetovën”.

Lajme nga vendi

Mjegull në rrugën Lisec – Kodra e Diellit

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në disa vende më të larta nëpër rrugë të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 40-50 metra ka në aksin rrugor f. Lisec – Kodra e Diellit.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Siljanovska: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm

Published

on

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova ka uruar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, përcjell TV21. Ajo e ka cilësuar këtë datë si të rëndësishme për shqiptarët, por edhe për shtetin e Maqedonisë së Veriut.

“Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe nuk është vetëm akt i reformës gjuhësore, por edhe simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm. Gjuha krijon një hapësirë ​​për mirëkuptim, bashkëpunim dhe bashkim rreth vlerave identitare. Përmes saj, diversiteti bëhet pasuri dhe e ardhmja bëhet një mundësi për rritje individuale dhe kolektive. Gjuha dhe kultura shqiptare janë të ngulitura në indin tonë shoqëror dhe çelin hapësirë për mirëkuptim dhe bashkëjetesë. Respektimi i dallimeve gjuhësore na bën një shoqëri demokratike dhe multikulturore”, shkruhet mes tjerash në urimin e presidentes Siljanovska-Davkova.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Normalizohet transporti publik në Shkup, studentët pasdite në protestë

Published

on

Normalizohet gjendja me transportin publik në Shkup. Drejtori i NQP-së “Shkup”, Dragi Kushovski thotë se sasitë e naftës nuk janë dorëzuar plotësisht, por furnizimi aktualisht është i mjaftueshëm. “Transporti publik është normalizuar sot. Të gjitha linjat funksionojnë, njësoj si më parë, pra njësoj si para shfaqjes së problemit me mungesën e karburantit. Të gjitha autobusët që janë në gjendje pune po qarkullojnë rregullisht, tha Kushovski. Transporti publik në Shkup dy ditët e fundit shkaktoi kaos në kryeqytet për shkak të reduktimit të autobusëve si pasojë e mungesës së naftës. U lëshuan vetëm rreth tridhjetë autobusë të Ndërmarrjes Publike të Transportit, nga të cilët 25 funksiononin me gaz natyror dhe disa të tjerë që kishin rezerva nafte. Qeveria dje, në një seancë të jashtëzakonshme vendosi të shpallë gjendje krize dhe të ofrojë naftë për shtatë ditët e ardhshme nga rezervat shtetërore. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat