Connect with us

Lajme nga vendi

BDI KATEGORIKISHT DEMANTON LAJMIN E RREJSHËM NË ALSAT DHE FOKUS

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim kategorikisht mohon lajmin e rrejshëm dhe spekulativ të botuar në TV Alsat dhe në portalin Fokus për gjoja negociata të BDI-së me ish kryeministrin Gruevski për të siguruar votat për ndryshimet kushtetuese.

Asnjë zyrtarë i Bashkimit Demokratik për Integrim nuk ka asçfarë kontakti, as tash dhe as në të kaluarën, që prej arratisjes së tij, për asnjë çështje të vetme me ish kryeministrin Gruevski, andaj dhe shprehim keqardhje të thellë për publikimin e një spekulimi të tillë tendencioz dhe të pasaktë në media.

Vlerësojmë që ndryshimet kushtetuese janë të rëndësisë së veçantë për vendin dhe qytetarët dhe ftojmë mediat, shoqërinë civile, botën akademike, kontribuesit në opinionin publik që të trajtojnë këtë temë me seriozitetin më të madh për arsye se e përcakton të adhmën tonë të përbashkët.

Opozita deklaratavisht mbështet integrimin europian të Maqedonisë së veriut dhe ne i ftojmë që këtë përcaktim të tyre programor ta realizojmë bashkarisht pa kalkulime partiake zgjedhore.

BDI mbështet ndryshimet kushtetuese dhe vlerëson se ky proces e përforcon shtetin dhe e siguron procesin tonë integrues, por njëkohësisht edhe mbyll padrejtësitë shekullore duke mundësuar zero çështje të hapura me fqinjtë.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

JA VLEN ME SHKAS!!!

Published

on

Shkruan: Agron Shaqiri

Në historitë e popujve, ka shumë figura kontraverse të cilët shndërrohen nga vartës të përbetuar në kundërshtarë të përbetuar, në thonjëza! Një prej këtyre figura është Joseph Goebbels, një figurë kyçe në regjimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore në Gjermani. Goebbels ishte një propagandist i talentuar dhe ministër i propagandës në regjimin e Hitlerit. Por, siç e dëshmon historia, figura e tij nuk është vetëm e bardhë e zi!
Pak përpara se regjimi i Gadafit të rrëzohej, Kusa u largua në ekzil, duke shfaqur veten si viktimë e sistemit që ai e përshkruante si të korruptuar. Në këtë kthesë, ai u bë protagonist i një narrativë që shpaloste veten si mbrojtës i vlerave properëndimore, duke pretenduar se luftonte për lirinë dhe drejtësinë. Por, realiteti ishte ndryshe.
Përpara se regjimi nazist të rrëzohej, Goebbels u përpoq të dukej si viktimë e një sistemi të korruptuar dhe të dënonte regjimin në emër të lirisë dhe drejtësisë. Megjithatë, realiteti ishte që ai ishte një mbështetës i ngulitur i Hitlerit dhe i politikave të tij, duke propaganduar dhe mbrojtur gjithnjë ideologjinë naziste. Edhe pse Goebbels mund të shihet si një personazh që përpiqej të ndryshonte imazhin e tij për të shpëtuar nga pasojat e regjimit të rrëzuar, realiteti ishte se ai ishte pjesë e thelbit të regjimit dhe politikave të tij të dhunshme.
E shkruaj këtë sepse shumë persona, këtu tek ne që sot që janë në qeveri, e që deri në orën e fundit po e mbrojnë atë që nuk duhet të mbrohet, duhet të shohin këtë shembull!!!
Pra, shembulli i Musa Kusës duhet t’i mësojë se njeriu duhet të jetë dinjitoz edhe në disfatë. E duke mos pranuar përgjegjësinë për gabimet dhe padrejtësitë që i kanë bërë, po humbin edhe atë pak dinjitet që mund t’u ketë mbetur!
Andaj personat e apostrofuar në këtë tekst duhet ta dinë se morali dhe dinjiteti nuk nxirren në treg!!!!

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN sot në Tetovë, do ta mbajë tubimin përmbyllës

Published

on

VLEN do të qëndrojë sot në Tetovë, ku në kuadër të fushatës do të mbahet tubimi përmbyllës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj, transmeton Tetova Express.

Sipas paralajmërimit, tubimi do të mbahet në Sheshin “Iliria” në qendër të Tetovës, me fillim prej orës 20:00.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Qoku: Një prind që e voton Musa Xhaferin dhe Merkon, nuk mendon për fëmijën e vet

Published

on

Një prind që bie në gjunjë sot para politikave të çiftit të Ramiz Merkos apo Musa Xhaferit, përgatit terrenin për fëmijët e tij që nesër të bien në gjunjë para politikave të të ngjashmëve, në mos edhe më keq, sepse ky çift politikanësh riciklon vazhdimisht veten.

Një prind që voton sot për politikat e regjimit të dështuar 22 vjeçar të BDI-së, e dënon fëmijën e vet:
– ta rrisin në ambiente ku mungojnë terrenet sportive dhe kushtet për rekreacion;
– që fatin e tij fëmija ta kërkojë nëpër kazino e lojëra të fatit;
– që të ecë rrugës pa trotoare;
– që të lëvizë rrugëve në të cilat qarkullojnë makina me shoferë pa leje;
– që ta mësojnë mësues të pakualifikuar që i ka zgjedhur partia;
– që të mësojë nëpër shkolla pa kushte elementare;
– që të mësojë pa libra shkollore;
– që të mësojë me libra ku ofendohet kultura dhe historia shqiptare dhe cilësia e përkthimit në shqip është skandaloze;
– që ta qeverisin kuadro të dala nga universiteti i Ramizit;
– që ta mësojë gjuhën gjermane për të punuar argat në Gjermani;
– që të përgatitet të bëhet nuse apo dhëndër i dikujt me letra;
– që t’ia dalë me rrogën më të ulët në Evropë;
– që t’ia shesë dinjitetin ndonjë injoranti partiak;
– që ta shesë votën për 20 euro apo për një premtim për një punë me rrogën më të ulët në Evropë;
– që ta trajtojë nga mjekë që fakultetin e kanë kryer duke i blerë notat;
– që ta trajtojë sëmundjen e tij në spitalet apo ambulancat me cilësinë më të dobët në Evropë;
– që ta detyrojë të studiojë në Universitetin e Tetovës apo atë të Ramizit që rangohen ndër më të dobëtit në botë;
– që të qëndrojë ballë lartë dhe të zhvillohet e plaket me moral e dinjitet.

Një prind, pra, që voton të për këtë kast politike, nuk mendon për fëmijën e vet, por vetëm për vetëveten, sepse është frikacak t’u bëjë ballë atyre.

Continue Reading

Më të lexuarat