Lajme nga vendi
Në Universitetin e Tetovës u organizua panel diskutimi për gratë në biznes

Me rastin e muajit historik të gruas, Këndi Amerikan në Tetovë, në bashkëpunim me Institutin për Lidership dhe Politika Publike, si dhe me Universitetin e Tetovës organizuan panel diskutimi, me temë: “Gratë në biznes: Përparësitë, sfidat dhe mundësitë”.
Pjesë e këtij paneli diskutimi ishin, Erik Meyer, Zëvendës-Ambasador i SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Pranvera Kasami, presidente e Institutit për Lidership dhe Politika Publike, Susanne Machacz, drejtoreshë në kompaninë Bayer, Selvie Shaqiri, drejtuese biznesi dhe Artina Kamberi, drejtoreshë e Parkut Teknologjik të Universitetit të Tetovës.
Në fjalën e tij, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti tha se, një ngjarje e tillë është frymëzuese për të ndërmarrë veprime drejt krijimit të një bote biznesi më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse. “Ne e dimë se kur gratë kanë sukses, bizneset dhe komunitetet lulëzojnë. Hulumtimet tregojnë se kompanitë me më shumë diversitet gjinor priren të jenë më inovative dhe fitimprurëse. Është e qartë se mbështetja dhe fuqizimi i grave në biznes nuk është vetëm gjëja e duhur, por edhe gjëja e zgjuar”, u shpreh Rektori, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.
Ndërsa panelistët folën më shumë mbi eksperiencat e tyre në fushën e sipërmarrësisë, duke ndarë me të pranishmit sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballen gratë në botën e biznesit. Ata, po ashtu i dhanë edhe rekomandimet e tyre se si të tejkalohen të gjitha këto sfida dhe gratë të jenë edhe më shumë të përfshira në sipërmarrësi.
Lajme nga vendi
Vidhet vetura zyrtare e kryetarit të komunës së Aerodromit

Më 7 prill 2025, në orën 22:00, kryetari i komunës së Aerodromit, D.M. (37) nga Shkupi, ka raportuar në Stacionin Policor Aerodrom se automjeti i tij zyrtar, një “Audi” me targa të Shkupit, është vjedhur.
Vetura ishte parkur në garazhin e bulevardit “Jane Sandanski”, dhe sipas raportimit, ajo ishte zhdukur gjatë periudhës nga ora 15:30 më 4 prill deri në ora 20:40 më 7 prill. Pas aktiviteteve të ndërmarra nga policia, automjeti u gjet në rrugën “Pero Nakov” në Shkup, por një nga tabelat e targave mungonte.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Lajme nga vendi
E vranë dhe ia dogjën trupin për t’i marrë 6000 denarë, paraburgim për dy persona nga Kriva Pallanka

Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy vëllezërve nga fshati Lukë i Kriva Pallankës, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëpunëtorë kanë kryer veprën penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 2 pika 4 të Kodit Penal.
“Të dyshuarit, të moshës 20 dhe 25 vjeç, nga lakmia i kanë marrë jetën bashkëfshatarit të tyre. Natën mes 24 dhe 25 marsit, ata kanë rënë dakord të kryejnë vjedhje në shtëpinë e viktimës. Vëllai i vogël e ka zgjuar të dëmtuarin dhe e ka nxjerrë jashtë me pretekstin se donte t’i blinte raki. Në oborr e ka goditur me shat në kokë, më pas të dy e kanë tërhequr zvarrë së bashku dhe e kanë goditur edhe disa herë me një send”.
“Duke kontrolluar në xhepat e viktimës, ata i kanë marrë 6.000 denarë, të cilat i kanë ndarë mes vete dhe më pas kanë kontrolluar shtëpinë dhe hapësirat tjera ndihmëse. Në fund e kanë lyer trupin e tij me benzinë dhe i vunë flakën, më pas e hodhën në një gropë buzë lumit dhe e mbuluan me pemë dhe gurë”.
“Me propozim të prokurorit publik, Gjykata Themelore në Kumanovë, për dy të dyshuarit caktoi masën e paraburgimit, të cilëve u është caktuar masa e ndalimit afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orësh deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thonë nga Prokuroria.
Lajme nga vendi
Mexhiti porosi Taravarit: Është koha e fundit të tërhiqesh nga bisedimet me BDI-në!

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, i pyetur për deklaratën e Arben Taravarit se ai është takuar me Musa Xhaferin dhe Fatmir Deharin, tha se dallon komunikimi me marrëveshjen. Mexhiti tha se ai ka komunikim me të gjithë për shkak se nuk jemi në luftë, por sipas tij, dallon komunikimi me marrëveshjen.
“Ne mbrëmë e ftuam Taravarin që të reflekton sepse flitet dhe ka informata dhe vet e ka vërtetuar se ka bisedime me Ali Ahmetin, me BDI-në. Pra, brenda VLEN-it gjithçka është e lejueshme, është legjitime edhe për ndërtim pozicionesh edhe për ndërtim idesh, projekte politike, por demokracia ka një rregull: debatohet pro et koftra, hudhen argumentet në tavolinë dhe në fund nëse mbivotohesh shkon propozimi i shumicës në atë rast. Por kjo nuk do të thotë se nuk miresh vesh te shpija duhesh të shkosh me qëendrime të BDI”, tha Mexhiti.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve