Lajme nga vendi
Shkollat e mesme dhe nxënësit e çrregullt të interesuar për programin “Shansi i dytë”

Shkollat e mesme profesionale nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nxënësit e çrregullt janë të interesuar të jenë pjesë e zbatimit të masës pilot “Shansi i dytë” në kuadër të projektit IPA “Aktivizimi i grupeve në tregun e punës” i cili zbatohet nga Agjencia për Punësim dhe financohet nga BE-ja.
Grupi i synuar i masës pilot “Shansi i dytë” janë personat e papunë që nuk kanë përfunduar arsimin e mesëm profesional, pra vitin e tretë të arsimit profesional për profesionet (arsim trevjeçar) ose vitin e 4 të arsimit teknik (arsim katërvjeçar) dhe i përkasin grupit të rrezikuar të përfituesve të asistencës minimale të garantuar; të rinjtë deri në 29 vjeç; romët; gratë; personat me aftësi të kufizuara dhe personat e papunë afatgjatë (mbi 12 muaj në evidencë) të cilët janë të interesuar të marrin pjesë në masën pilot “Shansi i dytë”. Me përfundimin e arsimit të mesëm profesional, ata do të marrin një diplomë që nuk e kanë marrë gjatë kohës që ishin të përfshirë në arsimin e rregullt.
“Janë të përfshira të gjitha institucionet, duke filluar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Agjencia për Punësim, Qendrat e Punësimit, Qendra për arsim të të rriturve, Qendra për arsim të mesëm profesional, BNJVL dhe shkollat e mesme profesionale në zbatimin e kësaj mase pilot. Me aktivitetet rritet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të sistemit dhe mundësohet realizimi efektiv i qëllimeve. Regjistrimet po vazhdojnë dhe deri tani ka pasur shumë interes nga personat që duan të përfitojnë nga rasti dhe të përfundojnë arsimin e mesëm profesional. Kandidatët e interesuar duhet të regjistrohen në Qendrat e Punësimit të Agjencisë për Punësim, ku regjistrohen rregullisht si persona të papunë dhe për ta bërë këtë duhet të dorëzojnë vërtetimin origjinal të përfundimit të vitit të parafundit të arsimit të mesëm profesional”, sqaron Vlatko Stojanovski, koordinator i pilot programit “Shansi i Dytë”.
Sipas të dhënave të vitit 2023, nga gjithsej 111.896 persona të papunë, 58% janë persona pa arsim dhe me arsim fillor, dhe 9% janë me arsim të mesëm jo të plotë. Për të prezantuar drejtpërdrejt mundësitë përmes masës “Shansi i Dytë”, Agjencia e Punësimit organizoi tetë takime rajonale në të gjithë vendin, ku morën pjesë të gjitha shkollat e mesme profesionale.
Lajme nga vendi
Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.
Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.
Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.
“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,” vlerëson Fetai.
Lajme nga vendi
Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.
“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.
Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.
“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.
Lajme nga vendi
Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.
Nuk ka persona të lënduar.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve