Connect with us

Lajme nga vendi

Kasami nga Besëlidhja e Lezhës: Pllaka Dardanus e dëshmon autoktoninë tonë në trojet shqiptare

Published

on

Kreu i Tetovës, Bilall Kasami në Shqipëri ka marrë pjesë në përkujtimin e Besëlidhjes së Lezhës. Para të pranishmëve Kasami ka mbajtur një fjalim që është ndërlidhur me situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe me gjetjen e fundit të pllakës Dardanus në Karposh të Shkupit.

Në vazhdim ju sjellim fjalimin integral të z.Kasami:

Trajektorja e historisë shqiptare, e bashkimit dhe e afirmimit të idesë së shtetit shqiptar në periudhën e mesjetës ka për zanafillë Kuvendin e Lezhës, këtë parlament të hershëm shqiptar që i jep kuptim gjithë ekzistencës së kombit shqiptar në periudhat e mëvonshme. Kuvendi i Lezhës është themeli i identitetit etnik, kulturor dhe politik të shqiptarëve në rrugën e trazuar të historisë. Është pika ndriçuese që ka përndritur gjithë përpjekjen e shqiptarëve për të pasur shtetin e tyre në rrethana të përhershme sundimi dhe pengesash të shumta në rrugën e afirmimit të identitetit kombëtar.

Kuvendi i Lezhës përfaqëson vetëdijen e kristalizuar kombëtare dhe politike për shtet dhe përgjithësisht për mëvetësi në rrugën e historisë, përfaqëson përpjekjen e vazhdueshme të shqiptareve si entitet i veçantë etnik dhe kulturor në rrjedhën e historisë. Ky kuvend për më tepër është shprehje e vullnetit përbashkues të princërve shqiptarë, të fisnikëve, të cilët me Besëlidhjen e Lezhës shpërfaqën vullnetin e pakontestueshëm për mëvetësi shtetërore në periudhën, që tashmë në historinë shqiptare, por edhe atë botërore njihet si Periudha Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Padiskutim Kuvendi i Lezhës si një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë shqiptare rrumbullakonte praninë e shqiptarëve në histori që nga antikiteti ilir, si një vazhdimësi mbijetese dhe rezistence të përhershme. Kjo trashëgimi antike e shqiptarëve, këtyre ditëve është dëshmuar edhe nëpërmjet gërmimeve arkeologjike në Skupin e lashtë, që tashmë po vërtetohet nëpërmjet pllakës mbivarrore Dardanus si prani e padiskutueshme në antikitetin e vonë, por edhe si kontinuitet historik autoktonie.

Të ndëruar të pranishëm,

Advertisement

Ne, sot, në këtë shënim të përvjetorit të Kuvendit të Lezheës, edhe njëherë ripërsërisim angazhimin tonë të përhershëm për të komunikuar dhe për të bashkëpunuar brenda hapësirave shqiptare. Pikërisht në frymën e Kuvendit të Lezhës, para nesh shtrohet domosdoshmëria e frymës përbashkuese të bashkëpunimit si një përpjekje për të lëvizur përpara shqiptarët drejt progresit të gjithmbarshëm në të gjitha hapësirat ku jetojnë.

Në madhështinë e kësaj feste, ne të gjithë së bashku, shfaqim gatishmërinë tonë për të qenë në lartësinë e kësaj ngjarjeje, duke kultivuar komunikimin mes shqiptarëve, duke afirmuar vizionin e përbashkët për të punuar në rrugën e integrimit dhe përvetësimit të vlerave më të mira evropiane. Pikërisht ky vizion, na mundëson që të jemi pranë njëri-tjetrit, të bashkuar dhe të përkushtuar në kultivimin e vlerave më të mira kombëtare dhe evropiane.

Kuvendi i Lezhës mbetet mesazh i madh historik i frymës përbashkuese shqiptare dhe ne sot po e dëshmojmë këtë nëpërmjet komunikimit dhe bashkëpunimit tonë. Padiskutim është një nder i madh të jesh pjesë e këtij përvjetori. Uroj që gjithmonë të jemi në lartësinë e kësaj frymë dhe të vlerave më të mirëqena, të cilat synojmë t’i kultivojmë pandërprerë në hapësirat tona. FALEMINDERIT!

Advertisement

Lajme nga vendi

Mjegull në rrugën Lisec – Kodra e Diellit

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në disa vende më të larta nëpër rrugë të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 40-50 metra ka në aksin rrugor f. Lisec – Kodra e Diellit.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Siljanovska: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm

Published

on

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova ka uruar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, përcjell TV21. Ajo e ka cilësuar këtë datë si të rëndësishme për shqiptarët, por edhe për shtetin e Maqedonisë së Veriut.

“Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe nuk është vetëm akt i reformës gjuhësore, por edhe simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm. Gjuha krijon një hapësirë ​​për mirëkuptim, bashkëpunim dhe bashkim rreth vlerave identitare. Përmes saj, diversiteti bëhet pasuri dhe e ardhmja bëhet një mundësi për rritje individuale dhe kolektive. Gjuha dhe kultura shqiptare janë të ngulitura në indin tonë shoqëror dhe çelin hapësirë për mirëkuptim dhe bashkëjetesë. Respektimi i dallimeve gjuhësore na bën një shoqëri demokratike dhe multikulturore”, shkruhet mes tjerash në urimin e presidentes Siljanovska-Davkova.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Normalizohet transporti publik në Shkup, studentët pasdite në protestë

Published

on

Normalizohet gjendja me transportin publik në Shkup. Drejtori i NQP-së “Shkup”, Dragi Kushovski thotë se sasitë e naftës nuk janë dorëzuar plotësisht, por furnizimi aktualisht është i mjaftueshëm. “Transporti publik është normalizuar sot. Të gjitha linjat funksionojnë, njësoj si më parë, pra njësoj si para shfaqjes së problemit me mungesën e karburantit. Të gjitha autobusët që janë në gjendje pune po qarkullojnë rregullisht, tha Kushovski. Transporti publik në Shkup dy ditët e fundit shkaktoi kaos në kryeqytet për shkak të reduktimit të autobusëve si pasojë e mungesës së naftës. U lëshuan vetëm rreth tridhjetë autobusë të Ndërmarrjes Publike të Transportit, nga të cilët 25 funksiononin me gaz natyror dhe disa të tjerë që kishin rezerva nafte. Qeveria dje, në një seancë të jashtëzakonshme vendosi të shpallë gjendje krize dhe të ofrojë naftë për shtatë ditët e ardhshme nga rezervat shtetërore. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat