Connect with us

Sport

HABIL AJETI MBYLLI KARRIERËN SI VOLEJBOLLIST AKTIV

Published

on

Mbrëmë në ndeshjen kampionate mes Shkëndijës dhe Strumicës në një ceremoni rasti iu dha lamtumira si volejbollist aktiv njërit prej figurave më të shquara të këtij sporti, Habil Ajetit, i cili pas 28 vitesh karrierë vendosi të tërhiqet nga fusha, duke lënë pas një karrierë të pasur dhe një kontribut të pashlyeshëm. Ai gjatë karrierës së tij ka të fituara tituj kampioni, Kupa dhe Super kupa

Mbrëmja e tij e fundit si lojtar aktiv u shënua me një ceremoni të veçantë në Tetovë, në ndeshjen mes Shkëndijës dhe Strumicës, ku nuk munguan respekti dhe mirënjohja për një kapiten që ka lënë gjurmë në volejbollin shqiptar. Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami e personalitete të rëndësishme të sportit, si presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, sekretari i përgjithshëm Valon Nikçi dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Momenti i fundit si volejbollist aktiv ndodhi në setin e dytë kur Habil Ajeti gjuajti topin dhe me emocione u largua nga terreni me duartrokitje të të gjithë të pranishmëve

‘’Të them të drejtën pak me emocione po mirë, është ndjenjë e mirë. Veçanërisht kur i shohë të gjithë ato bashkëlojtarë , shokët çka kanë udhëtuar prej Kosove kanë ardhur këtu të më nderojnë për këtë ditë. Kaluan përafërsisht 25 vjet që jam aktiv e sot e mora një vendim ka që një javë jam duke menduar për ta marrë këtë vendim, ti vari më këpucët se i japi fund’’ deklaroi Habil Ajeti

Legjenda e volejbollit Habil Ajeti ka edhe një porosi për gjeneratat e reja

Advertisement

‘’ Unë jam edhe trajner te kategoritë e reja te vajzat nuk do të largohem prej volejbollit. Jam larguar vetëm si lojtar aktiv por do vazhdoj të kontribuoj për gjeneratat e reja, për djalin tim, për fëmijët tjerë. Fëmijëve të gjithë ju sugjerojë që sa më larg telefonave, sa më larg internetit të vijnë të merren me sport pa marrë para sysh futboll, basketboll, çka të jetë vetëm të merren me sport’’ tha Ajeti

I pranishëm në këtë ndeshje lamtumirës të legjendës së volejbollit Habil Ajeti ishte edhe kryetari i Komunës Bilall Kasami i cili e nderoi me një mirënjohje për kontributin e dhënë për një çerek shekulli

‘’Fillimisht për Tetovën ka qenë një simbol i sportit alternativ do të kisha thënë jashtë futbollit se ne gjithë e njohim futbollin. Figura më e njohur dhe më e dashur e Tetovës por jo vetëm në Tetovë dhe jashtë Tetovës. Është një emocion i veçantë sigurisht se për kontributin që e ka dhënë Habili në Tetovë dhe gjithë ndej në sportin ndërkombëtar ka qenë krenaria e Tetovës . I uroj më të mira në jetë . I uroj që edhe pjesën tjetër të karrierës ta vazhdojë me sportin, me volejbollin’’ deklaroi Bilall Kasami kryetar i Komunës së Tetovës.

Për kontributin e volejbollistit Habil Ajeti në ekipin e Shkëndijës dhe jo vetëm folën edhe kryetari Besian Reka dhe trajneri Durim Luma

‘’Unë tani në pozitën e kryetarit nuk dua të bisedoj, por bisedoj si ish bashkë lojtar i Habilit i cili edhe gjatë karrierës time si volejbollist aq sa kam mund të jem pjesë e Shkëndijës më ka ndihmuar shumë, kam mësuar shumë prej atij. E tash dha zoti unë të jem në një pozitë tjetër . Gjithsesi se ndihmesa e Habilit nuk ka munguar e ka dhënë maksimumin për klubin. Ne do të jemi gjithmonë falënderues për at çka e ka dhënë‘’ deklaroi Besian Reka kryetar i KV Shkëndija.

Advertisement

‘’Sigurisht se unë falënderoj Habilin për gjithë ato që i ka dhënë volejbollit nëpër gjithësi, por në veçanti Shkëndijës. Është një humbje e madhe për volejbollin , mirëpo unë i dëshiroj sukses në të ardhmen pasi ai do të jetë pjesë e volejbollit . Unë i dëshiroj që në të ardhmen të bëhet si ka qenë lojtar shumë i mirë , pra një legjendë e volejbollit shqiptar të bëhet edhe një trajner i mirë në të ardhmen. Unë pres prej Habilit që ta bënë këtë punë‘’ tha trajneri Durim Luma

Legjenda e volejbollit Habil Ajeti me mirënjohje u nderua edhe nga Federata e Kosovës, klubet kua ai ku ai ka qenë pjesë si volejbollist aktiv. Do ta veçojmë dhuratën që erdhi nga klubi i volejbollit Luboteni të Ferizaji që e nderoi Habilin me një plis të bardhë dhe një dhuratë simbolike si shenjë respekti për kontributin e tij gjatë pesë viteve në klub, duke e ndihmuar të shpallet kampion në Superligën e Kosovës. Habil Ajeti gjatë karrierës së tij pos Shkëndijës ka luajtur edhe në KEK, Mabetexi, Drenica, Rabotniçki Shkup, Studenti Tiranë , Pallavolo Lugano , Shutovë të Kërçovës, Luboteni Ferizaj, Skënderbeu Kraishtë , ndërsa një kohë ishte anëtar i reprezentacionit të vendit.

TV KOHA

Sport

KUPA E RMV: SHKËNDIJA – STRUGA TL FINALE PARA FINALES

Published

on

Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë në praninë e  komisrat të garave dhe përfaqësuesit e katër skuadrave gjysmëfinaliste si ato të Struga Trim Lum, Vardarit, Shkëndijës dhe AP Brera u hodh shorti për gjysmëfinalen e Kupës.  Shorti deshi që në gjysmëfinale të përballen Shkëndija –Struga Trim Lum dhe   Vardari  – AP Brera

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen me 9 prill me fillim në pra 15:00, dhe atë Shkëndija – Struga Trim Lum dhe Vardari – AP Brera, ndërsa ndeshjet  kthyese në Strugë dhe Strumicë do të zhvillohen më 23 prill me fillim në ora 16:00.  Kujtojmë se finalist të vitit të kaluar ishin Tikveshi – Voska Sport ku fitues  doli Tikveshi, ndërsa fitues i  fundit i Kupës

Në 31 edicionet e deri tanishme Vardari ka fituar 5 herë Kupën e  Maqedonisë , Shkëndija  2 herë fituese e Kupës, AP Brera  njëherë, ndërsa Struga Trim Lum  nuk ka  fituar  asnjëherë Kupën republikane

 

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Continue Reading

Sport

NBA: NDESHJE DRAMATIKE DENVER – MINNESOTA 139-140

Published

on

Tre  fitore  të skuadrave vendase dhe  katër e atyre mysafire  është epilogu i shtatë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

Ndeshja e derbi e ditë së sotme mes ekipeve Memfis dhe Golden State ka  përfunduar  me fitoren e skuadrës mysafire me rezultatin 125-134.  Në  këtë takim  për skuadrën fituese ka  shkëlqyer basketbollisti Stefen Curry  i cili ka realizuar  52  pikë  e 10  kërcime

Te fitorja është rikthyer edhe Milvoki që  ka  mundur ekipin e Feniksit me rezultatin  133-123. Më  efikas  në  këtë takim ishte  lojtari   mysafirë Booker i  cila  ka realizuar  39 pikë. Ndeshja  më  dramatike e  ditës së  sotme ishte dueli mes  Denverit  dhe Minnesotas  që ka  përfunduar 139-140 pas lojës shtesë. Jokiq ka regjistruar 61 pikë, 10 kërcime e 10 asiste

Fitore  në transfertë kanë regjistruar edhe  Orlando, Portland dhe Minnesota, ndërsa  te  vendasit fitore kanë shënuar edhe Çikago dhe  Nju Jorku. Të gjitha ekipet pretendojnë që të sigurojnë një vend në fazën e play off.

 

Advertisement

 

Rezultatet e sotme

Atlanta – Portland, 113-127

Milwaukee – Phoenix, 133-123

Nju York – Philadelphia, 105-91

Advertisement

Çicago – Toronto, 137-116

Memphis – Golden State, 125-134

San Antonio – Orlando, 105-116

Denver – Minnesota, 139-140

 

Advertisement

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: SHKËNDIJA SIPAS PLANIT, NGECË GOSTIVARI

Published

on

Shkëndija e Tetovës në përballjen me ekipin AP Brera të Strumicës regjistroi fitoren e 15 sezonale duke fituar me rezultatin e ngushtë  2-1. Fjalën kryesore në këtë përballje e kishte  golashënuesi më  i mirë në historinë e  futbollit të Maqedonisë dhe të Shkëndijës Besart Ibraimi i cili shënoi 2 gola për tre pikë të reja  që  çojnë  ekipin  drejt  titullit të pestë kampion i Maqedonisë së Veriut.  Trajneri Jeton Beqiri pas përfundimit të ndeshjes duke u bazuar në rezultate e  ndeshjeve tjera  theksoi se  ekipi  të jetë  më në nivel

  “Unë pres  që ekipi  të jetë me kalimin e kohës edhe më  mirë fizikisht edhe besoj që do jemi aq vigjilent dhe të mençur që të menaxhojmë situatën deri në  fund  ashtu si duhet’’ deklaroi Jeton Beqiri.

Ndërkohë me një komunikatë zyrtare  të klubit thuhet: ‘’Klubi i futbollit Shkëndija respekton viktimat dhe distancohet nga sjelljet e papërgjegjshme  të një  grupi të tifozëve distancohet nga sjellja e një grupi të caktuar individësh nuk pasqyron qëndrimin e tifo-grupit, i cili aktualisht është në proces riorganizimi, dhe as të pjesës tjetër të publikut, që në atë moment reagoi me fishkëllima për të shprehur pakënaqësinë ndaj atyre që këndonin”, thuhet  pos  tjerash  në komunikat. 

Nga ana tjetër për sjelljet një grupi të tifozëve që nuk e respektuan heshtjen  dedikuar  viktimave  nga  tragjedia e Koçanit,  Federata e Futbollit e Maqedonisë ka hapur procedurë disiplinore ndaj Shkëndijës. Sipas FFM-së kjo vjen për shkak të sjelljes jo njerëzore të tifozëve dhe mosrespektimit të minutës së heshtjes në nder të viktimave në Koçani

Çka të thuhet për rezultatet e ndeshjeve tjera ku vërtet janë befasuese sidomos fitorja e Voska Sport në transfertën me Gostivarin në Maxhari, kur dihet se skuadra vendase ishte njëra  nga  ekipet pretendente për titullin kampion, ndërsa pas kësaj disfate titulli mbetet vetëm një dëshirë e pa realizuar. Edhe pretendenti tjetër për kreun e tabelës Sileksi ka zhgënjyer tifozët e vet duke barazuar me Tikveshin. Ndeshja Rabotniçki – Besa ishte e barabartë por një   penalti vendosi  që tre pikët të mbeten në Shkup, ndërsa ekipi nga Dobërdolli vazhdon të mbetet  në situatë të vështirë  për siguruar mbijetesën. Struga Trim Lum  edhe  në përballjen  me  ekipin Shkupi dëshmoi se nuk është në formën e vetë të duhur  pasi  luajti  vetëm me barazim pa gola. Pelisteri që në disa ndeshje të fundit ishte mjaft e  suksesshme por   në përballjen e së shtunës  dështoi   kundër Vardarit duke zhgënjyer tifozët e vetë. Pas  javës së  25-të  Shkëndija  me  53 pikë, Sileksi me  48  dhe  Rabotniçki  me 48 pikë mbeten tre  kandidatët më serioz për  titullin kampion, ndëras  mbijetesa  do të diskutohet mes  ekipeve Tikveshi  e AP Brera që kanë nga  22 pikë dhe Voska Sport e  Besa e Dobërdollit  që kanë  nga  21 pikë. Deri në fund  të kampionatit në Ligën e parë kanë mbetur  edhe  tetë  xhiro, ndërsa kampionati  përfundon  me  ndeshjet e xhiros së 33-të më 18 maj.
 
Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Më të lexuarat