Lajme nga vendi
Nëse do të ishte në funksion Qendra për djegie do të kishte kapacitet për katër ose pesë pacientë, deklaroi kryeministri

Nëse do të ishte në funksion Qendra për Djegie, do të kishte kapacitet për katër deri në pesë pacientë, por sistemi ynë shëndetësor ka treguar se është i qëndrueshëm dhe mund të përballojë një valë të tillë, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski gjatë vizitës së sotme te të lënduarit nga zjarri në Koçan.
Mickoski theksoi se sistemi shëndetësor ka treguar se është i gatshëm të përballet me sfida të mëdha.
“Sistemi ynë shëndetësor ka treguar se është i qëndrueshëm dhe mund të pranojë një valë të tillë, e cila është mbase një sfidë e madhe për sisteme shëndetësore shumë më të sofistikuara dhe për shtete shumë më të mëdha se e jona, dhe unë i përgëzoj dhe u jam mirënjohës në emrin tim dhe në emër të Qeverisë”, tha kryeministri.
Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari, kanë vizituar të lënduarit nga zjarri në Koçan dhe kanë marrë pjesë në takimin e Shtabit të Krizave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Lajme nga vendi
Ulet çmimi i derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,29 % në raport me vendimin e datës 10.03.2025.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,916 den/kg dhe tani do të jetë 41,345 den/kg.
Nga data 18.03.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 74,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 76,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 68,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 68,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,345 (denarë/kilogram).
Lajme nga vendi
Bashkëshortja e Andrej nga “DNK”: Gënjejnë se mjetet piroteknike i ka sjellë grupi, mos mbroni dikë që duhet të jetë prapa grilave

Bashkëshortja e pjesëtarit të ndjerë nga grupi “DNK” Andrej Gjorgieski, Natalia Gjorgieski nëpërmjet një reagimi në rrjetin social fb, thotë se informacionet se mjetet piroteknike në diskotekë i ka sjellur pjesëtari i grupit “DNK” janë të rrejshme.
Ajo thotë se ditën e djeshme derisa në ankth ishte duke e kërkuar bashkëshortin se në çfarë gjendje është, në shtëpi i kanë shkuar pjestarë nga Departamenti i hetimit penal dhe e kanë kërkuar të ndjerin në prani të fëmijut pa shpjegime.
“Njoftimet e rreme se bashkëshorti im po merr mjekim në shtëpi dhe se mjetet piroteknike i ka sjellë banda, ju lutem mos mbroni dikë që duhet të jetë pas grilave! Si bashkëshorte dhe nënë e një fëmije të mitur, tregoni pak dhembshuri”, thuhet në reagimin e saj./aktuale.mk/
Lajme nga vendi
Protestuesit në Koçan demolojnë lokalin e pronarit të diskotekës ku ndodhi tre*gjedia

Qytetarët e revoltuar, kryesisht të rinj, kanë demoluar sot lokalin e dytë të pronarit ku ndodhi tragjedia.
Pas një grumbullimi spontan të qytetarëve në qendër të Koçanit, një grup prej njëqind të rinjsh janë vërsulur në lokal dhe kanë thyer një pjesë të inventarit.
Pas zbulimit se diskoteka Puls funksiononte pa licencë, qytetarët ishin të revoltuar.
Shiko videon: https://www.facebook.com/share/v/18e2fvSH3p/?mibextid=wwXIfr
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve