Connect with us

Sport

LIGA E PARË: BESA E DOBËRDOLLIT I RIKTHEHET FOREVE

Published

on

Dy fitore të ekipeve vendase, dy barazime dhe po aq fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 15 gola të shënuar është epilogu i  gjashtë ndeshjeve të xhiros së 24-të në Ligën e pare të futbollit vendor. Shkëndija  kryeson me 50 pikë e ndjekur nga  Sileksi që ka  48  pikë.

Besa e Dobërdollit ka mundur 3:2 Struga Trim Lum në ndeshjen më interesante të xhiros së 24-të në elitë. Golat e fitores për Besën u shënuan nga Shefiti, Neziri e Selmani, ndërsa finalizimet e Ukpa dhe Malevski për Strugën nuk mjaftuan për të evituar disfatën. Shkupi vazhdon ecurinë e rezultateve negative në kampionat,  pasi në  cilësinë e vendasit  pësoi  disfatë  të pa pritur  nga   Pellsteri me rezultatin 0-1  me  një gol të vetë  që e shënoi  Ristevski. Në ndeshjet tjera Gostivari u mposht nga Tikveshi me rezultatin 2:1, Voska Sporti  barazoi me  Rabotniçki  me rezultatin 1-1 ndërsa Sileksi triumfoi në Strumicë nga AP Brera me rezultatin 2:0, Ndërsa ditë më parë Vardari dhe  Shkëndija  barazuan   me  rezultatin 1-1.

 Pas kompletimit të javës së 24 në ligën e parë tabelën e kryeson Shkëndija me 50 pikë e ndjekur nga  Sileksi me 48 dhe Rabotniçki me  44 pikë   Shkaku i  obligimeve të reprezentacionit java e  25 e  kampionatit  do të  zhvillohet  me  30 mars me fillim në ora 15:00.

 

 Jave  e 21-të në Ligën e dytë që duheshe  të zhvillohet të  dielën shkaku i ngjarjes tragjike  në Koçani  është anuluar  për   javën e  ardhshme. FFM gjithashtu shkaku i  ngjarjeve  tragjike në Koçani   janë  anuluar  të gjitha ngjarjet  sportive në vend.

Advertisement

Sport

GJUHA SHQIPE NUK PËRFILLET NË FFM!?

Published

on

Kuvendi i rregullt zgjedhor në Federatën e Futbollit të Maqedonisë me 65  vota  të kuvendarëve  të pranishëm  zgjodhi kryetari  dhe Këshillin Drejtues prej  14 anëtarëve me mandate 4 (katër) vjeçar, ndërsa edhe katër anëtar tjerë të Këshillit Drejtues u kooptuan me propozim të kryetarit Omeragiq. Kuvendi i votoi edhe të gjitha organet dhe komisionet , krejt këto u votuan me 65 vota pa asnjë votë kundër .

Çka të thuhet për përfaqësimin e kuadrove shqiptare. Kuvendi votoi 3 anëtarët e Këshillit Drejtues  në vend të 4 anëtarëve sipas marrëveshjes nga  Kuvendi i 14 dhjetorit 2002 kur në krye  të FFM erdhi Haralampije HaxhiRistevski dhe ky parim është zbatuar pa asnjë vërejtje dhe kështu deri më 15 mars 2025 kur  kjo marrëveshje nuk u përfill dhe përfaqësuesi i LFK Tetovës nuk mori votat e duhura.

Çka tè thuhet për implementimin e gjuhës shqipe, kur  në këtë Kuvend nuk u dëgjua  asnjë fjalë edhe pse nga viti  2012 në Statutin e FFM krahas  gjuhës Maqedone dhe shkrimit  cirilik  ekziston edhe gjuha dhe alfabeti shqip. Në komisionin për përpilimin e Statutit në vitin 2012 ishin Pajazit Sheapi nga Gostivari dhe Salim Abdyli nga Kumanova, ndërsa si anëtar i jashtëm në komision ishte pikërisht kryetari aktual Masar Omeragiq si dhe përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s. Por fatkeqësisht gjuha shqipe nga viti i  ri 2025 nuk përfillet edhe te faqja zyrtare  e FFM !?

Pra në nenin 15 të statutit thuhet: “Gjuha zyrtare e FFM-së është gjuha Maqedone .

Gjuha shqipe si gjuhë zyrtare zbatohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë, gjuhët e tjera zbatohen në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë.

Advertisement

Në pyetjen drejtuar kryeministrit të Maqedonisë Hristijan Mickovskit  gjatë qëndrimit  në Jegunovc, pse nuk zbatohet dy gjuhësia në asnjë Federatë Sportive,  ai u përgjigje  “Do të duhet ti pyetni ata këtë dua të them. Por ligji për  gjuhët  duhet të respektohet”.

Dilema mbetet  se  pse  nuk janë përfill këto parime, a thua vallë përfaqësuesit  shqiptar nga  Lidhjet Futbollistike Komunale bisedat me mandatarin i kanë zhvilluar çdo njeri individualisht pa një  koordinim paraprak të përbashkët  dhe më e keqja  të jetë nuk kishte asnjë reagim  në Kuvend  për këto lëshime  serioze e mos të flasim se përfaqësimi  adekuat  nëpër komisione  është simbolike.

Continue Reading

Sport

NBA: HUMBJA E TRETË RADHAZI E L A LAKERS

Published

on

Tre  fitore të skuadrave  vendase dhe  dy të atyre mysafire është epilogu i pesë ndeshjewve  të zhvilluara  në m;ngjesin e sotëm në kampionatin amerikan të basketbollit  NBA. Oklahoma kryeson  në Perëndim  me 54 fitore e 12  humbje. Golden State Warriors  ngjitet në pozitën e gjashtë.  

Humbja e tretë radhazi për Lakers, që u mund 126-106 nga Milwauke, në një ndeshje të komanduar nga vendasit. Luka Doncic realizoi 45 pikë për kalifornianët, por i vetëm nuk mundi të bëjë asgjë (mungoi LeBron). Për Bucks, katër lojtarë realizuan mbi 20 pikë.

Ngjit shkallët në renditje skuadra e Golden State, që falë një loje të mirë kolektive (tetë lojtarë realizuan mbi 10 pikë) mundi 130-104 Sacramento. Fiton edhe Orlando, që mundi 113-93 New Orleans, ndeshje ku u dallua Paolo Banchero me 34 pikë e 11 rebound.

Buzëqesh skuadra e Chicago, që mundi 115-110 Brooklyn, një përballje e hapur deri në fund. Coby White me 31 pikë bëri diferencën në fushë për Bulls. Fitore në sekondat e fundit për Washington, që mundi 129-125 Detroit, ku vendimtar ishin 51 pikët e lojtarëve të stolit.

 

Advertisement

Rezultatet e sotme

Detroit – Washington, 125-129

Milwaukee – Lakers, 126-106

Chicago – Brooklyn, 116-110

Nju Orleans – Orlando, 93-113

Advertisement

Golden State – Sacramento, 130-104

Continue Reading

Sport

VOLEJBOLL: NESËR LUHET DERBI UNIVERSITETI TETOVËS – SHKËNDIJA 

Published

on

Kampionati në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve  vazhdon të  shtunën me ndeshjet e xhiros së 18-të si në fazën e play off-it ashtu edhe në at të play out.

Sa  i përket renditjes në fazë e play off-t UGD Shtipi tanimë ka të sigurt pozitën e parë pas fitores kundër Strumicës dhe ndeshje e nesërme me Rabotniçkin me  fitore eventuale do ta vulos pozitën e liderit. Klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës me fitoren kundër Borecit në Veles pothuajse ka të sigurt pozitën e katërt, ndaj edhe ndeshje e nesërme dhe fitorja eventuale kundër Shkëndijës  do ta  vërtetonte këtë pozitë. Ndërsa ekipi i Shkëndijës  pas  disfatës me Rabotniçkit  në Tetovë humbi  gjasat për të qenë në mesin e katër skuadre që do garojnë për  titullin kampion. Ndeshja Universiteti i Tetovës – Shkëndija zhvillohet në sallën e sportit të UT-së nesër me fillim në ora 20 e 30. Në ndeshjen e tretë të fazës së play off-it takohen Strumica – Boreci

Në  ndeshjet  e  fazës së play out nesër takohen Janta Volej – Liria, Vesna Probishtipi – Makedonija Xhio dhe  Susheva – Skopje

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat